• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

by Dritan Hila
25/02/2026 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Ka një gaz të paparë nga opozita dhe ekspertët e Fejsbukut sa herë shembet ndonjë rrugë, pasi besojnë se kjo do sjellë edhe shembjen e Ramës. Nuk ka asgjë të keqe. Njerëzit ju drejtohen edhe nuskave kur nuk kanë ku qahen tjetër. Por në këtë rast regjia është më djallëzore dhe realitet të deformuar. Le t’i marrim me radhë.

Rruga e Qafë-Plloçës. Në burg duhet të shkojë i pari Ridvan Bode që për hatër të pesë votave filloi një rrugë që po t’i shesësh ato fshatra të gjitha së bashku nuk bëjnë 100 mijë euro. Hodhi 70 milionë aty, megjithëse që në vitin 2004 pala italiane kishte refuzuar ta subvenciononte për mungesë rentabiliteti në qarkullim. Ridvani i hodhi. Kurse Belinda duhet të përgjigjet pse e vazhdoi me 200 milionë të tjera, por nuk çoi në burg paraardhësin.

Tuneli i Llogarasë. Ky as ka rënë e as është krisur. Thjesht është hapur fjala se nuk ka hekur. Dhe do shembet. Llaf opozite dhe batallësh të studiove.

Rruga e Përrenjasit. Kush ka kaluar në ato anë që në kohën e monizmit e di si ishte rruga më me gunga. Vende-vende fluturonte makina si në garën Paris-Dakar. Madje ishte njëra që të bënte të provoje edhe humbjen e peshës. Ka qenë një segment që rrëshqiste vazhdimisht pasi i tillë është formacioni i tokës aty. Madje kështu është e gjithë Shqipëria e cila nga ana gjeologjike është një tokë e re. A ka faj dora njerëzore? Patjetër. Kanë faj ato firma që pronarët e tyre gërmojnë te këmba e urës që të bëjnë një urë tjetër 100 metra më larg. Ka faj inspektorati përkatës që me siguri ka marrë ndonjë lekë nën dorë që të mbyllë njërin sy. Sikurse një qeveri nuk bie se një hajdut lokal ka shfrytëzuar postin. Thjesht hap hetime dhe plas në burg fajtorin. Nuk ka ndonjë mund të madh ta gjesh.

E fundit është segmenti Kuç-Qeparo që tani a kalojnë apo jo pesë makina në ditë. Ka qenë që në verë me tendencë shembjeje. Është një vithisje vetëm nja 10 metra. Rruga është donacion i huaj. Si e tillë, është dhuruesi që ndjek punimet dhe supervizionin. Por ja që ndodh që shemben edhe rrugët. Punimet e fizibilitetit nuk parashikojnë nguljen e sondës dhe studimin e formacionit çdo 5 metra. Ndaj ti rrezikon të bësh rrugën aty duke marrë parasysh edhe riparimet e mundshme për 100 arsye: Sepse nuk ke gjurmë tjetër ku të kalosh; se formacioni është njëlloj kudo, apo për shkak të limitit të fondeve.

Shemben rrugët kur Zoti e hedh ujin me gjyma dhe jo me pika; shemben pallatet kur bie tërmet; rrëzohen pemët kur ka erë; vdesin njerëzit se i tillë është cikli i jetës. Ndodh sepse bota e tillë është. Por nuk mund të përmbysësh një qeveri se rrëshqitën dy rrugë dhe hedh fall se do shemben tunelet. Askush nuk bërtiti për punimet në Itali pse u shkatërrua një nga shëtitoret më të bukura të Italisë në Sicili nga një det që nuk kishte ndodhur në 100 vjet; se u shemb mali ku ishte një fshat i tërë, apo se pati rrëshqitje dherash nëpër rrugë. Nuk foli as opozita e as ekspertët e Fejsbukut. Në fakt edhe shqiptarët me mend në kokë që janë shumica, e dinë që ndodh./dritare.net

Next Post
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In