• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rrugët që përfundojnë në 2024-ën: Mbyllet Unaza e Tiranës, hapet tuneli i Llogarasë

by A R
05/11/2023 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vitit 2024 do të nisë puna për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe rehabilitimin e rrugës Tiranë-N

EVIS BERBERI

AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR

“Tiranë-Durrës nis vitin tjetër dhe do të jetë e ndarë me faza. Faza e parë që do të nisë vitin tjetër do të jetë nga Tirana deri në Rinas, në Kashar dhe pastaj gradualisht do të vazhdojmë me segmentet e tjera. Tiranë-Ndroq do të rehabilitohet dhe do të kthehet në një rrugë të mirëfilltë.”

E lindur si nevojë pas fluksit turistik gjatë muajve të verës, në buxhetin e vitit 2024 parashikohet edhe financimi i një projekti që rregullon aksin e Ksamilit dhe shmang trafikun.

EVIS BERBERI

AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR

“Jemi të fokusuar që në vitin tjetër të hapim fazën e parë që segmenti që lidh Sarandën me Ksamilin të mos jetë vetëm për makinat, por të vendoset në funksion të turizmit. Do të bëjmë zgjerimin e saj me një korsi emergjence dhe në krahun tjetër, në drejtim të detit do të bëjmë një shëtitore që të funksionojë për biçikletat, skuterat dhe një pedonale. Në mënyrë të tillë që ata që duan të frekuentojnë plazhet e Ksamilit në drejtim të Sarandës të mos jenë të detyruar të marrin makina, por të shkojnë me biçikletë ose në këmbë.”

Brenda vitit tjetër Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon që të kenë përfunduar Unaza e Tiranës dhe tuneli i Llogorasë.

EVIS BERBERI

AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR

“Në 2024 kemi parashikuar të mbyllim  disa nga akset kryesore, Unazën e Tiranës duam ta përfundojmë brenda vitit 2024, pra të gjitha segmentet e saj. Duke vazhduar më pas me gjerdanin e Vlorës, që fillon nga Bypassi i Vlorës dhe përfundon me Palasë-Dhërmiun, duke pasur në mes Orikum-Dukatin dhe xhevahirin e kurorës që kemi ne, që është tuneli i Llogorasë, të cilin duam ta vëmë në funksion në  fillim të vitit sezonit turistik, pra në vitin 2024.  Do të përfundojnë segmente që sot 97% e punimeve janë përfunduar por për shkak të fondeve do të përfundojnë në fillim të vitit tjetër, siç është Korçë-Erseka që përfundon. Përfundon faza e parë e Elbasan-Qafë thanë, ndërsa faza e dytë e saj presim të përfundojë në fund të vitit tjetër. Në Rrugën e Arbrit në fund të këtij viti përfundon asfaltimi i akseve dhe më pas dalim me dhënien e një date për tunelin e Murrizit.”

I aksesueshëm për përdoruesit e rrugës gjatë 2024 do të jetë edhe aksi Thumanë-Kashar, ndërkohë që në fillim të vitit tjetër do të nisin punimet edhe për segmentet e tjera Thumanë-Milot, Kashar-Lekaj, Lekaj-Rrogozhinë dhe Milot-Balldren.

/a.r

Next Post
E martuan në moshën 23-vjeçare prej mentalitetit, Sidorela: Burri më dhunonte e tradhtonte

E martuan në moshën 23-vjeçare prej mentalitetit, Sidorela: Burri më dhunonte e tradhtonte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In