• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrugët e reja, përpari biçikletave e autobusëve

by A R
26/10/2015 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka vendosur që në rrugët e reja të qytetit, t’u japë prioritet mjeteve të shërbimit publik, lëvizjes me biçikleta dhe këmbësorëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve që po zhvillohen në rrugën “Dritan Hoxha”, vlerësoi se në ndërtimin e rrugëve të reja po zbatohet një standard i ri.

“Më vjen mirë që, për herë të parë, në rrugën kryesore të hyrjes së qytetit, Bashkia e Tiranës sjell një standard të ri. Do të kemi një korsi të kushtuar për biçikletat dhe sinjalistikën e nevojshme”, deklaroi Veliaj, i cili shtoi se ky projekt i bashkë është një ndër të parët që ka për qëllim t’i japë përparësi transportit publik.

“Do të shpërblejmë njerëzit që përdorin biçikletat ose transportin publik, do të kemi një korsi rreth 4 metra kushtuar autobusëve. Ai që përdor biçikletën dhe autobusin do të shkojë më shpejt në destinacion se sa kushdo që preferon që për distanca të shkurtra t’i hipë makinës”, tha Veliaj.

Ndërsa, vlerësoi rrugën “Dritan Hoxha” si rruga me të cilën qyteti prezantohet me këdo që hyn në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj theksoi se këtë kartolinë të bukur kryeqyteti do ta ketë brenda dy javësh.

“Çdo rrugë e re në Tiranë do të ketë këtë standard, trotuare për këmbësorët, korsi të posaçme për biçikletat dhe autobusët. Besoj se për dy javë ne do të kemi një rrugë të re dhe një kartolinë të bukur që në hyrje të Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Rruga e re “Dritan Hoxha” do të ketë trotuare të veshura me pllaka, 3 kilometra korsi biçikletash në të dyja drejtimet e rrugës, korsi autobusi të dedikuar me gjerësi 4 metra, projekt ndriçimi rrugor, sistemim të stacioneve të linjave urbane pranë kalimeve të këmbësorëve dhe ulje të trotuareve për personat me aftësi të kufizuar.

ATSH

Next Post

Shuhen 1417 biznese në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In