• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrugët e lëna rrugëve

by Lorenc Vangjeli
15/08/2017 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ka qenë epik reagimi i një inxhinieri të vjetër, projektues rrugësh përballë një ish-kryeministri të dikurshëm shqiptar. “Në kohën tonë, ne nuk kishim as para dhe as kamionë, as eskavatorë dhe vinça, as gozhdë dhe as çekiçë, por planin e ndërtimit të rrugëve e realizonim 98 për qind. Nja tre për qind gënjenim dhe shkonim në 101 për qind. Ju sot i keni të gjitha. Paratë jua jep bota, kamionët e eskavatorët, vinçat e pincat dhe gjithçka tjetër jua sjell ai që ndërton rrugën. Dhe prapë mezi shkoni në gjysmë të punës. E vetmja punë që duhet të bëni është të kontrolloni të tjerët si punojnë, por ju as këtë nuk dini ta bëni!”.

Çfarë ka ndodhur në të vërtetë me rrugët që janë lënë rrugëve, siç thoshte në fillim të mandatit të tij të parë Edi Rama?

Kjo është një histori me shumë pamje, por dy janë kryesoret. Në dy mandatet e tij të njëpasnjëshëm, i fiksuar mbas ndërtimit të artiereve rrugore, Berisha hapi kantierë të pafundëm, në veri dhe në jug të vendit. Kryesori ndër to ishte Rruga e Kombit. Një sprovë që ka grishur shumëkënd, por që seriozisht u sfidua vetëm nga Doktori. Rruga e Kombit është investim i kryer me para të buxhetit dhe me borxhe të marra në emër të shtetit shqiptar. Ajo ka qenë shkaku kryesor i krijimit të një grope të zezë në gjithë ekuilibrat makroekonomikë të vendit. Deri tani e ka kaluar shifrën e një miliard eurove, por është ende e pambaruar dhe vende-vende jashtë standarteve teknike. Një aferë skandaloze, e denoncuar nga KLSH dhe një hetim i papërfunduar nga prokuroria e përgjithshme, nxirrte minimumi një çerek miliardi euro të shpërdoruara. Askush nuk u fajësua për atë histori, në të cilën politikanët zunë vendin e inxhinierëve, njëlloj si anekdota komuniste që tregonte Hoxhën, i cili thuhej se urdhëronte të shpohej për naftë aty ku binte kapelja e tij republikë.

Sa për kontrast, zgjatimi i të njëjtës rrugë, përtej kufirit me shqiptarë në Kosovë, ngjan se është një rrugë normale diku në Perëndim.

E njëjta histori dhe me rrugën Tiranë-Elbasan. Kushtoi fare pak në letër për kilometër, në krahasim me rrugën e Kombit, por kalo kohë, shto probleme teknike dhe shto euro, ajo edhe katër vjet pas inagurimit të parë, ende nuk ka përfunduar. Njëlloj si këto dy shembuj, pothuaj të gjitha rrugët e tjera të hapura në kohën e Berishës, vuajtën nga tenderime të gabuara e të korruptuara, nga mosmbulimi i plotë me financim, nga cilësia e keqe në projektim dhe akoma më e keqe në ndërtim që vinte si rrjedhojë dhe nga ritmet tmerrësisht të ulta të ndërtimit, për të gjitha këto shkaqe të marra së bashku.

Në mandatin e parë, e majta e bashkuar zgjodhi një skemë tjetër. Duke e çuar pendulin e strategjisë me rrugët në një drejtim tjetër. Fillimisht duke identifikuar dhe më pas edhe duke paguar me sforcim borxhet gjigante që shteti kishte grumbulluar ndaj privatëve. Për punën e kryer, por të papaguar. Duke tentuar të mbyllë gjithashtu dhe kantierët e lëna të hapur dhe pa hapur të rinj. Investimet që zakonisht bëheshin  nga ministria e transporteve u kanalizuan gjetkë dhe në vend të asfaltit, në rrugë pati kryesisht mbjellje pemësh, sinjalistikë dhe riparim dëmesh. Por në katër vjet, as rruga panoramike Lin – Pogradec nuk është mbaruar, as segmenti Tiranë – Elbasan nuk është tërësisht funksional dhe as një shtatë a tetë kilometra  ferri në verë në Bay Pass-in e Fierit nuk kanë sy për Qabe që të mbarojnë. Edhe palmat në autostradën Tiranë – Kashar janë tharrë, edhe Lungo Mare-s në Vlorë, ju deshën katër vjet për të thënë vit mbas viti se ende nuk ka përfunduar, se po ju nxin jetën me trafik njerëzve, njëlloj si dielli lëkurën plazhistëve; se varrosi gjithë plazhin ku kalon, por rriti vlerën e pallateve anash asaj. Për momentin, deri sa deti të bëjë të vetën me plazhin, pra të rregullojë sipas ciklit të tij atë që bëri keq njeriu, ai segment do të jetë triumf monumental i kursit të këmbimit mes miellit dhe krundes. Pavarësisht shkëlqimit të paqortueshëm të krrundes momentale.

Lajmi se në këtë katër vjeçar do të ndërtohet rruga e Arbrit është lajm i mirë. Presioni mbi të gjitha qeveritë shqiptare sidomos në këtë dekadën e fundit, ka sjellë mbivendosjen e vullnetit politik mbi logjikën ekonomike. Edhe në këtë rast kanë folur politikanët që bëjnë buxhete dhe jo inxhinierët që bëjnë llogari dhe ndërtojnë rrugë.

Sot nuk është problem të gjendet paratë. Sot me para mund të sigurohet çdo lloj teknologjie për ndërtimin e segmenteve të transportit. Dhe nëse rrugët mbeten ende rrugëve, atëherë faji është gjetkë. Jo tek rrugët. Dhe as tek historia epike e dembelizmit shëmbullor të administratës shqiptare, e cila të vetmen punë që ka për të bërë, është të kontrollojë si punon privati. /JavaNews

Next Post
Studimi / Femrat e kanë trurin më aktiv sesa meshkujt

Studimi / Femrat e kanë trurin më aktiv sesa meshkujt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

February 24, 2026
Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

February 24, 2026
Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

February 24, 2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

February 24, 2026
Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

February 24, 2026
Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

February 24, 2026
A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

February 24, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut: Një pjesë e heshtur e mozaikut shqiptar

February 24, 2026
Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

February 24, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Pse lidhemi shpejt e ndahemi më shpejt?

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In