• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrugët, akset dhe nyjet kryesore përfundojnë brenda këtij mandati

by Java News
15/03/2018 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda këtij 4 vjeçari qeveria shqiptare do të ndërtojë të gjitha akset dhe nyjet rrugore në të gjithë vendin, të cilat do të bëhen të mundura falë investimeve në fushën e infrastrukturë dhe atë të energjisë.

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij në foltoren e kuvendit, akuzoi sot opozitën se gjatë qeverisjes së tyre kanë abuzuar me ndërtimin e rrugëve, duke akumuluar borxhe të cilat ende nuk janë shlyer.

“Të njëjtën gjë po bëjmë dhe me rrugët, një borxh i madh është trashëguar.

Me qindra milion dollarë, të papaguara që gjetëm, mbi treqind e ca milion të mbetura në pjesën e rrugëve dhe fatura që akoma nuk po mbyllen.

Por jam i bindur që me programin ambicioz që ka kjo qeveri në katër vitet, përfshi këtë katër vjeçar, me projektet që kemi filluar do të përfundojmë të gjitha rrjetet e nevojshme kombëtare të rrugëve. Bëhet fjalë për të gjitha nyjet dhe akset kryesore dhe jo rrugë vend e pa vend, për qëllime elektorale. Investimet do të bëhen nga buxheti i shtetit, të shtrira në kohë dhe brenda një limiti buxhetor të lejuar aq sa përcakton ligji dhe pjesa tjetër me investime tërësisht private, e cila do të bëj që Shqipëria të ketë nyje të plota të transportit rrugorë.”

Sipas ministrit investimet në fushën e infrastrukturës dhe energjitikës do të prekin një shifër prej 400 milion eurosh, investime të cilat do të ndërtojnë vepra të mëdha energjetike, duke theksuar këtu HEC-in e Kalivaçit, që do të kushtoj 120 mln euro dhe do të risë punësimin në atë zonë.

“Investimet që kemi nisur dhe do të vazhdojmë, qoftë investimet në infrastrukturë qoftë investimet në energji, ku priten 400 mln euro në sektorin publik, për të mos thënë vepra të mëdha energjetike që do të fillojnë së shpejti.

Po mbyllim kontratën e Kalivaçit, një gropë që ju e kishit lënë në shumë vite.

Do bëhet HEC i Kalivaçit.

Dhe ky do të ketë një investim prej 120 mln euro, që padiskutim do të krijojë mijëra vende pune në atë zonë. Nga ana tjetër ka shumë vepra të tjera energjetike që janë rrugës duke përfunduar dhe ose një pjesë të cilat do të fillojnë së shpejti, për të mos thënë investime në burime të tjera të energjisë së rinovueshme për shkak të politikave të drejta dhe reformatore që ka ndjekur kjo qeveri ka krijuar mundësi punësimi.

Fatkeqësish ne vazhdojmë të paguajmë faturat e politikës së papërgjegjshme të asnjë vepre të përfunduar, gjej një rrugë që është përfunduar një vepër e cila u nis nga a-ja te zh-ja dhe u përfundua. Asgjë.”

Një tjetër çështje e cila u prek nga ministri Gjiknuri, ishte dhe situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës, e cila sipas tij vjen si pasojë e reshjeve të shumta dhe jo e hapjes së portave të kaskadës.

Gjiknuri akuzoi opozitën se gjatë qeverisjes së tyre nuk kanë dëmshpërblyer banorët e përmbytur në vitin 2011, faturë e cila po mbyllet nga qeveria aktuale.

“Ajo çka po bëhet me kaskadën aktualisht , po mirë administrohet.

Po ju e doni atë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për të marrë para.

Po ato që në 2011 ën, kur partia jote shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, megjithëse përmbytjen një pjesë të 2011-ës e shkaktuan reshjet dhe jo KESH-i, nuk i keni dëmshpërblyet banorët, i latë pa dëmshpërblim.

Dëmshpërblimin e banorëve u krye para një viti.

Ka ngelur vetëm një pjesë e vogël por edhe ajo do të mbyllet, dhe nuk u mbyll për shkak të krizës së prodhimit dhe thatësirës vjet, nuk kishte mundësi KESH ti shlyente të gjithë ama u shlye e gjithë pjesa që ju kishit lënë borxh.

Reshjet e shumta dhe fryrja e lumenjve dhe liqeneve ishin ato që shkaktuan përmbytjen, po të kishim shkaktuar 2000 m3 do ishte përmbytur Shkodra dhe gjithë pjesa tjetër.

E vetmja formulë për të luftuar varfërinë dhe papunësinë është zhvillimi ekonomik , i cili vjen nga sektor që performojnë nga reforma të forta dhe të thella, të cilat duket se sjellin pasoja, por krijojnë stabilitet ekonomik, ashtu si reforma e energjisë e cila u anatemua nga ju solli qëndrueshmëri në investime dhe qëndrueshmëri në buxhetin e shtetit.

Dhe jo si në vitin 2013, që e theu shtetin në mes e uli në gjunjë për shkak të gropës së madhe që shkaktonte energjia.”përfundoi Gjiknuri.

Duke u ndalur te diskutimi i ditës në kuvend për skemën e ndihmës ekonomike, Gjiknuri theksoi se ndërtimi i aeroporti të Vlorës, i cili u kundërshtua nga opozita do të luftoi varfërinë duke rritur punësimin.ATA

a.ç

Next Post
Peleshi ironizon PD: Ju bëni lobime të zeza, ne japin titujt e pronësisë

Peleshi ironizon PD: Ju bëni lobime të zeza, ne japin titujt e pronësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In