Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel.
Çelja e negociatave për Shqipërinë do të jetë edhe fokusi i kësaj vizite të rëndësishme.
Ndërkohë, Rama ka uruar shqiptarët “mirmëngjes” përmes një fotoje me pritjen e nderit që i është rezervuar në Gjermani.
Aty duket trupa e nderit si dhe një tapet i kuq. A simbolizon kjo foto hapjen e rrugës për negociatatat?/a.m.