• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrugë e pasigurtë, bota në udhëkryq

by Zef Mazi
12/09/2025 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Amb. Zef Mazi

Sot po jetojmë në një botë krejtësisht të pasigurtë, të kapur nga paniku dhe me ekonomi të dobësuar. Njerëzit bombardohen me propagandën e një lufte që gjoja ka ardhur “në derë të shtëpisë”. Është e pakuptimtë të dëgjosh parashikime se “do sulmohemi në vitin 2026”. Nga kush do sulmohemi dhe përse? Kjo retorikë u shërben vetëm elitave globaliste që duan të ruajnë pushtetin me çdo kusht. Ajo përdoret për të justifikuar shpenzimet ushtarake, për të larguar vëmendjen nga problemet ekonomike dhe për të heshtur zërin e protestave.

Paqëndrueshmëri politike dhe ekonomike në Europë

Presidentit Macron i ra kryeministri dhe qeveria. Ai emëroi ministrin e mbrojtjes, që ka rezistuar në qeveri që nga viti 2017, si kryeministrin e pestë brenda dy viteve. Ndërkohë, ai po përballet me protesta masive në rrugët e Francës, të cilat mediat qeveritare nuk i transmetojnë. Madje, frikësimi ka shkuar aq larg saqë Macron u ka bërë thirrje spitaleve të bëhen gati për vitin 2026.

Edhe Kancelari Merz po përballet me protesta si në parlament, ashtu edhe në rrugë. Ai përdor një gjuhë ekstremiste, e cila nuk është dëgjuar nga ndonjë politikan gjerman në 50 vitet e fundit. E deindustrializuar dhe e dobësuar ekonomikisht, Gjermania drejtohet nga një koalicion që ka vetëm 28% mbështetje (CDU vetëm ka më pak se 20%). Macron ka rreth 15%, ndërsa kryeministri Starmer thuhet se po përballet me krizën më të rëndë ekonomike dhe financiare në historinë e Britanisë, me vetëm 11% mbështetje dhe valë protestash në rritje. Këta tre udhëheqës globalistë, së bashku me dy-tre të tjerë, përbëjnë “partinë e luftës”. Ata punojnë për të sabotuar çdo nismë paqeje dhe për të vazhduar luftën në Ukrainë, në vend që të merren me zgjidhjen e problemeve në vendet e tyre.

Disa dronë, ende të paidentifikuar, në hapësirën ajrore të Polonisë bënë që Polonia menjëherë të thërriste Nenin 4 të NATO-s. U bë shumë zhurmë, megjithëse nuk kishte prova konkrete, përfshirë ato satelitore, për të provuar trajektoren. Dy vjet më parë u bë një zhurmë e ngjashme, por doli se droni ishte nisur nga Ukraina. Për sqarim, Neni 4 i Traktatit të NATO-s thotë: “Palët do të konsultohen së bashku kurdo që, sipas mendimit të secilit prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e secilës prej palëve.” Ky është një proces normal, dhe Neni 4 është thirrur 8 herë deri më tani. Megjithatë, luftënxitësit europianë po i kërkojnë SHBA-ve t’i shpallin luftë Rusisë.

Histori e shkurtër e një konflikti të gjatë

Një shprehje latine thotë se asgjë nuk lind në vakum. Është e rëndësishme të kuptohet historia 70-vjeçare e marrëdhënieve mes palëve. Në vitin 1954, Bashkimi Sovjetik propozoi një konferencë për të krijuar besim ndërmjet dy palëve, por SHBA-ja e refuzoi. Ndërkohë, Pentagoni po bënte plane për të pushtuar Rusinë më 1 janar 1957 përmes “Operacionit Dropshot” (Operacion parandalues bërthamor), i cili përfshinte planifikime për numrin e bombave që do hidheshin, armëve konvencionale që do përdoreshin dhe numrin e viktimave. Tjetër gjë thuhej publikisht, dhe tjetër gjë bëhej në fshehtësi.

Vendet tona janë pjesë e Perëndimit, ndërsa Rusia jo. Ky është një problem qytetërimi, jo thjesht një çështje e sistemeve politike apo ekonomike. Qëllimi është të kemi një Rusi të dobësuar, dhe nëse ajo nuk sillet siç duam ne, atëherë duhet ta mundim strategjikisht. Kjo mendësi, fatkeqësisht, vazhdon, duke shkuar deri në një fobi të pakuptueshme.

Zgjerimi i NATO-s dhe mungesa e zërit të përbashkët

Disa vende, sidomos ato baltike, kanë pasur ankth, pjesërisht për shkak të historisë së tyre me Bashkimin Sovjetik. Por pas vitit 1991, Rusia nuk ishte dhe nuk është Bashkimi Sovjetik. Zgjerimi i NATO-s, i nënshkruar nga Clinton në 1994 dhe i zbatuar në 1999, ishte mënyra e zgjedhur për të adresuar këto ankthe. A nuk mund të bëhej një marrëveshje për sigurinë ndryshe, e negociuar dhe e pranuar nga të gjithë? Clinton injoroi alternativat, duke thënë se OSBE ishte një ëndërr, ndërsa NATO ishte realiteti. Europiano-lindorët dhe baltikët kërkuan të hynin në NATO jo sepse shihnin një kërcënim nga Rusia, por që të mos kishte kthim prapa dhe të kontrollonin lëvizjet autoritare brenda vendeve të tyre.

Kjo mendësi ka çuar në situata të skajshme, si ajo ku një ish-ministër i jashtëm i BE-së i dërgoi një letër Lavrovit. Ky gjest i thjeshtë kortezie profesionale i tërboi ministrat e tjerë të BE-së, të cilët i thanë: “Kush të ka autorizuar ty t’i shkruash Lavrovit, ne nuk duam të bisedojmë me Lavrov, gjërat do të zgjidhen në fushëbetejë.” Kjo tregon një fanatizëm ideologjik të skajshëm, ku dialogu për paqe refuzohet me arrogancë.

Linja ka qenë konstante: SHBA duhet të dominojë Europën, si Perëndimore, ashtu edhe Rusinë, sepse nuk ka hapësirë për partneritet të barabartë. Synimi është të mos lejohet që Gjermania dhe Rusia të afrohen, duke prishur çdo bashkëpunim mes tyre. Edhe pse u ra dakord që Gjermania e bashkuar të mbetej jashtë NATO-s, SHBA-ja i tha Helmut Kohl-it se donin që ajo të hynte në NATO, pasi në të kundërt do t’i duhej të tërhiqte armët bërthamore nga Gjermania. Sot është vështirë të dallosh diferencën midis Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së dhe mbledhjes së ministrave të jashtëm të NATO-s, pasi ata janë bërë një bllok i vetëm që duhet quajtur NATO!BE.

Cila është rruga përpara?

Përballë gjithë këtyre tensioneve, politikat e sotme po e shtyjnë Europën drejt një shteti lufte, duke kërkuar që 5% e buxhetit të shkojë për ushtritë. Kjo situatë nuk jep shumë shpresë për optimizëm. Por, njerëzve po u hapen sytë, dhe ndryshime të mëdha pritet të ndodhin. Lëvizja ka filluar, dhe ky trend vështirë se mund të ndërpritet. Shpresohet vetëm se do të gjendet një zgjidhje pa shkuar në luftë.

Next Post
Peleshi zgjidhet me 84 vota PRO dhe 3 KUNDËR në krye të Kuvendit, demokratë iu bien tavolinave! Votojnë edhe Dajko, Muçi e Shehu

Peleshi zgjidhet me 84 vota PRO dhe 3 KUNDËR në krye të Kuvendit, demokratë iu bien tavolinave! Votojnë edhe Dajko, Muçi e Shehu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
“Nesër me vezë te selia e PS”, aktivistja thirrje qytetarëve për përshkallëzim të protestës

“Nesër me vezë te selia e PS”, aktivistja thirrje qytetarëve për përshkallëzim të protestës

August 27, 2026
Skema e re për fermerët, shteti do të mbulojë një pjesë të sigurimit ndaj ngricave, breshërit, përmbytjeve dhe zjarreve

Skema e re për fermerët, shteti do të mbulojë një pjesë të sigurimit ndaj ngricave, breshërit, përmbytjeve dhe zjarreve

August 27, 2026
Egnatia humbet në shtesë dhe i jep lamtumirën Europa League, Lilestromi përmbys rrogozhinasit në fund

Egnatia humbet në shtesë dhe i jep lamtumirën Europa League, Lilestromi përmbys rrogozhinasit në fund

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com