• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga tjetër e Dibrës lidh verilindjen me juglindjen/ Perspektivë e re zhvillimi agroturistik për gjithë zonën

by Ardit Rada
18/12/2020 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rruga tjetër e Dibrës do të lidhë brenda 12 muajve Dibrën me Librazhdin dhe do të mundësojë bashkimin e shpejtë të zonës verilindore të Dibrës me juglindjen.

Ndërsa inspektoi këtë aks rrugor, Rama tha se krijon një perspektivë të re zhvillimi agroturistik, si edhe kushte të reja për turizmin, ekonominë, tregtinë, qoftë lart për Dibrën qoftë poshtë për Pogradecin e për Korçën, pa harruar edhe përshpejtimin e madh që ky aks sjell për ata që duan të ngjiten lart nga Ohri apo anasjelltas.

Njëkohësisht, ai theksoi se “pas shumë dekadash, po ndërtohet aksi që lidh zonën e bukur të Lunikut, me qytetin e Librazhdit dhe rrugën kombëtare, duke hapur një perspektivë të re zhvillimi për krejt këtë zonë të pazbuluar të Shqipërisë, ku natyra e mrekullueshme dhe traditat e çmuara janë një bazë e sigurtë për zhvillimin e agroturizmit.

“Erdhëm deri këtu për të përcjellë që këtu me pamje faktike nga realiteti një mesazh shumë të rëndësishëm për një projekt që është thënë me dekada është lënë dhe stërlënë rrugëve dhe sigurisht që do të finalizohet nga qeveria jonë, për t’i dhënë një mundësi të dytë, një alternativë tjetër, përveç rrugës së Arbrit, të gjithë zonës së Dibrës. Njëkohësisht edhe gjithë zonës së juglindjes duke pasur Librazhdin si një pikë prej të cilës mund të shpërndahen”, tha Rama.

Ai theksoi se “është një hapësirë krejt e re dhe hapet Shqipëria e pazbuluar”. “Shpejtësia e ndërlidhjes për njerëzit rritet në mënyrë eksponenciale. Praktikisht gjithë verilindja në pjesën e Dibrës përfiton dy akse strategjike, një me kryeqytetin dhe një me juglindjen. Nga ana tjetër gjithë zona përfiton këtë aks strategjik për t’i dhënë hov një ndërveprimi me shumë potencial ekonomik sepse në këtë hapësirë të mrekullueshme të ka shumë potencial për të zhvilluar turizmin, agroturizmin, por ka edhe një mundësi njësoj si në rrugën e Arbrit të një udhëtimi tjetër panoramik në Shqipëri”, tha Rama.

Kryeministri tha se krijohet ndërveprim mes këtyre dy zonave komplet të shkëputura dhe të palidhura për shumë kohë me njëra-tjetrën. “Ata që janë në Dibër që të shkojnë në Korçë i bie sikur të kapin veshin mbrapsht. Duhet të mendohen 740 herë para se të nisen. Nga ana tjetër kështu i bie shkurt fare. Për 70-80 minuta në rastin e ecjes sipas standardeve, me një ecje normale”, tha Rama.

Po ashtu ai theksoi se gjithë pjesën e transportit të mallrave të prodhimeve bujqësore, të gjithë aktivitetit të tregtisë me një mundësi komplet tjetër.

“Kjo është njëra anë, tjetra është rruga e Lumnikut. Jemi në kushtet ku po përfundon puna dhe një zonë e tërë për dekada e izoluar lidhet për 15 minuta me qytetin e pastaj zbret poshtë. Një tjetër vlerë e shtuar për gjithë komunitetin që ka prona, ka shtëpi dhe mund t’i vitalizojnë dhe për komunitetin këtu që do të ketë mundësi reale për të zhvilluar agroturizmin në radhë të parë”, tha Rama. /a.p

Next Post
SHBA/ Sërish rekord rastesh dhe viktimash nga COVID-19

SHBA/ Sërish rekord rastesh dhe viktimash nga COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com