• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga Tiranë-Elbasan, Rama: Kontrata skandaloze, ata që përfituan janë në qeli!

by Java News
02/06/2018 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Cërriku ku zhvilloi një dëgjesë me qytetarët në kuadër të nismës së ‘Llogaridhënies’ kryeministri Edi Rama u shpreh se në Elbasan janë mbi 1500 vende të lira pune, ndërsa deri në fund të vitit objektivi është punësimi i 25 mijë personave. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Rama u shpreh se standardet janë kryefjala e investimeve publike, ndërsa e vendosi theksin te rruga Tiranë-Elbasan.

“Ne nuk jemi këtu se do të na jepni votën në fund të qershorit, nuk jemi këtu për të na dhënë vota, por për t’u dëgjuar juve. Rruga Tiranë-Elbasan u bë një legjendë, me rrëshqitje dhe kontrata skandaloze, ku të tjerët kanë përfunduar në qeli”, tha Rama.

Për rrugën Tiranë-Elbasan e nisur në 2008 dhe ende e papërfunduar u arrestua pak muaj më parë ish-kreu i ARRSH, Dashamir Xhika, ndërsa janë marrë në pyetje dhe dy ish-ministra të Transporteve Haxhinasto dhe Dervishaj. Dashamir Xhika është në hetim edhe për rrugën Elbasan-Gjinar.

Kryeministri u shpreh se prioriteti i këtij mandati është punësimi. Ai tha se janë 1567 mijë vende të lira pune nga më të ndryshmet dhe numri i punësimeve nga Zyrat e Punës është rritur.

 

“Punësimin e kemi prioritetin numër një të këtij mandati. Janë 1567 mijë vende të lira pune nga më të ndryshmet. Faktikisht sot jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë Shqipërinë kemi një rritje të punësimit dhe kemi një sistem që po bëhet efikas, siç janë Zyrat e Punës. Synimi ynë mbetet që të kemi 25 mijë vende punë deri në fund të këtij viti dhe mendoj se do arrijmë objektivin. Gjithashtu ka një rritje të punësimit nga ata që nuk marrin ndihmë ekonomike”- tha Rama.

ma.me

Next Post
Njihuni me aktorët që kanë rënë me të vërtetë në dashuri me njëri-tjetrin në film

Njihuni me aktorët që kanë rënë me të vërtetë në dashuri me njëri-tjetrin në film

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In