• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga Sarandë-Borsh nën hetim nga KLSH! Do kryhen auditime për të gjetur përse ndodhi fundosja

by Ardit Rada
11/01/2021 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas çarjes në mes dhe fundosjes së Aksit rrugor Sarandë-Borsh si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë duke u bërë e pakalueshme, përveç ARRSH-së edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm për të kryer një auditim për të zbuluar shkaqet e shembjes.

Burime nga KLSH thonë për Report tv se KLSH do të analizojë situatën për të gjetur problematikën përse ndodhi fundosja e rrugës dhe identifikimin e përgjegjësve.  Kompania Salillari e ka rikonstruktuar një vit parë rrugën. Rruga është ndërtuar gjatë viteve 2006 – 2008, ndërkohë që gjatë pranverës së kaluar është bërë riveshje e asfaltit, pasi kishte filluar çarje e asfaltit. Rruga është çarë në një segment prej 50 metër. Ndërsa më 8 janar zëvendësdrejtori i ARRSH-së  Erion Koka tha në Report TV se do të kishte hetim për këtë çështje.

Reshjet e dendura të shiut gjatë javë së fundit shkaktuan rrëshqitje të konsiderueshme dherash duke dëmtuara dhe çarë në dysh rrugën Borsh-Sarandë, një rrugë e re e asfaltuar. Autoritet Rrugor Shqiptar shprehet se kjo rrugë gjithmonë ka pasur problematikën e rrëshqitjes së dheut dhe se në 2015 janë bërë projekte për stabilizimin e saj por për shkak të vlerës së lartë ishte vendosur që këto projekte të implementohen në momentin e rehabilitimit të plotë të këtij aksi rrugor dhe se përgjatë këtyre viteve rruga vetëm ishte mirëmbajtur dhe duke u monitoruar në mënyrë të vazhdueshme.

“Ndërtim rruga Qeparo-Sarandë Lot 1” Data e Fillimit 27.12.2007 – Data e Përfundimit 15.06.2009. Aksi rrugor Borsh–Sarandë është rikonstruktuar në vitet 2007-2009 nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në atë kohë, sot (Autoriteti Rrugor Shqiptar). Që në vitet e para pas mbarimit të rikonstruksionit, rruga në zonën e rrëshqitjes, në lagjen Vonja të Borshit, si edhe në zona të tjera pranë Borshit, ka filluar të shfaqë fenomenet e rrëshqitjeve, të cilat kanë qenë dhe janë ende aktive. Nga ana e institucionit tonë, për të gjitha këto rrëshqitje në vitin 2015, janë realizuar projektet për stabilizimin e tyre, por vlera për financimin e këtyre projekteve mbetet e lartë dhe ishte planifikuar implementimi i tyre në momentin e rehabilitimit të plotë të aksit rrugor.

Në këto kushte, është bërë vetëm mirëmbajtja rutinë dhe është monitoruar vazhdimisht situata tek ky segment. Gjatë mirëmbajtjes, në këto zona, janë kryer disa ndërhyrje, sipas parashikimeve brenda sferës së kontratës, duke bërë vetëm sistemimin e shtresave asfaltike të rrugës, si dhe rregullimin e kunetave anësore me qëllim largimin e ujërave sipërfaqësore”, shkruan Autoritet Rrugor.

ARRSH shprehet se reshjet e ditëve të fundit sollën rrëshqitje të reja duke dëmtuar këtë rrugë në një gjatësi prej 100 metrash dhe për këtë po punohet që rruga të rindërtohet me mure mbrojtës betoni dhe kanalizimet e duhura që të shmanget ky fenomen në të ardhmen.

“Si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve të rëna gjatë këtyre ditëve dhe për shkak të rritjes së nivelit të ujërave nëntokësor, fenomeni i rrëshqitjes është aktivizuar dhe përshpejtuar duke marrë përmasa të mëdha në një gjatësi prej afro 100m. Nga momenti i evidentimit të fillimit të rrëshqitjes, nga ana e kontraktorit të mirëmbajtjes, janë marrë masa për sigurinë e lëvizjes së përdoruesve të rrugës dhe është mbajtur në monitorim edhe gjatë natës.

Aktualisht rrëshqitja është aktive dhe janë marrë masa për sigurinë e përdoruesve të rrugës, si dhe është njoftuar për ndalimin e kalimit të mjeteve të tonazhit të rendë. Në objekt është vendosur sinjalistika, e cila njofton përdoruesit e rrugës për dëmtimin.

Nga ana e ARRSH do të ndërhyhet në drejtim të rivlerësimit të situatës, pasi është një rrëshqitje e re e shkaktuar si rezultat i reshjeve të ditëve të fundit.

Për këtë situatë do të ndërhyhet me masa emergjente inxhinierike që lidhen me:

–   Marrjen e masave paraprake për garantimin e korsisë së vetme të kalimit para se të nisë puna në pjesën e dëmtuar.

–   Skarifikimin e komplet shtresave të dëmtuara.

–   Prishjen e murit ekzistues.

–   Bazuar në një studim të veçantë të hollësishëm gjeologo-inxhinierik emergjent, do të vendoset për zgjidhjen përfundimtare të rrëshqitjes, që nisur nga inspektimi vizual i dëmtimit, mund të lidhet me zbatimin ose jo të pilotave për ndërtimin e një muri të ri mbajtës prej betonarmeje gjatë gjithë gjatësisë së rrëshqitjes

–   Ndërtimi i shtresave të reja rrugore.

–   Disiplinimi i ujërave sipërfaqësore, si dhe atyre nëntokësore, ku do të aplikohen drenazhimet me tubacione betoni.

–   Plotësimi me sinjalistikën e domosdoshme horizontale e vertikale.

Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me konsulentët dhe stafin projektues po merr masa që të finalizojë projektin për rehabilitimin emergjent, në mënyrë që të implementohet sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan ARRSH.

Next Post
Moti i keq paralizon futbollin, FSHF shtyn rifillimin e Kategorisë së Parë dhe të Dytë

Moti i keq paralizon futbollin, FSHF shtyn rifillimin e Kategorisë së Parë dhe të Dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In