• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rruga që rrezikon jetën e fëmijëve, banorët peticion autoriteteve

by A R
21/07/2016 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesa e sinjalistikës në rrugën e re Tiranë–Dajt shkakton tjetër aksident. Dy vëllezër, 16 e 10- vjeçarë mbetën të plagosur rëndë, pasi u përplasën nga një makinë që lëvizte me shpejtësi. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të ditës së martë, kur dy të miturit, A.P. dhe J.P., po kalonin nga njëra anë e rrugës në tjetrën me një biçikletë.

Rruga Tiranë-Dajt, ku ndodhi aksidenti
Rruga Tiranë-Dajt, ku ndodhi aksidenti

Në këtë moment, një automjet tip “Ford”, që drejtohej nga 20-vjeçari Edmond Vata, nuk ka mundur të frenojë duke i përplasur të dy. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke arrestuar drejtuesin e automjetit, i cili rezultoi se ka shkaktuar aksidentin, për shkak se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Vetëm disa ditë më parë, një tjetër fëmijë rrezikoi jetën, duke qëndruar i shtruar për disa ditë në spital, pasi u përplas nga një makinë që lëvizte me shpejtësi. Ndërsa thuajse çdo ditë aty ndodhin aksidente të lehta, por që sipas verifikimeve në vendngjarje të gjitha ndodhin për shkak të mungesës së sinjalistikës.

Për këtë arsye, banorët e kësaj zone iu drejtuan me një peticion Bashkisë së Tiranës, në mënyrë që kjo rrugë të pajisej me sinjalistikë vertikale dhe horizontale, pasi çdo ditë rrezikohej jeta e tyre. E megjithatë ende nuk është marrë asnjë masë për të parandaluar ngjarjet e tilla.

PETICIONI

Nëpërmjet një shkrese zyrtare, të datës 1 qershor të këtij viti, banorët e zonës së Qesarakës dhe Linzës i drejtoheshin kryetarit të Bashkisë së Tiranës, për dijeni edhe të Kryeministrit Edi Rama, administratorit të Dajtit, Kujtim Qefalia, Autoritetit Rrugor dhe Policisë së Shtetit.

Me anë të kësaj shkrese, bashkëngjitur edhe një peticion me firmat e banorëve, ata kërkonin ndërhyrje të menjëhershme dhe përmirësim të kushteve teknike të sigurisë në rrugë. “Një grup banorësh, të cilët përfaqësojnë shumë më shumë individë se numri i atyre që kanë firmosur peticionin, ju paraqesim këtë kërkesë për ndërhyrje të menjëhershme.

Duke marrë shkas nga disa aksidente të njëpasnjëshme të ndodhura kryesisht në rrugën kryesore Tiranë–Dajt, ku mjete rrugore të ndryshme janë aksidentuar me pemët e ndodhura përgjatë rrugës, me shtyllat e rrjetit elektrik, me mjete të tjera të parkuara anash apo edhe jashtë rruge, por edhe aksidente të tjera të ndodhura nëpër rrugët e lagjes, ku më i fundit ishte ai i datës 30 maj në rrugën “Muhamet Deliu”, ku një fëmijë humbi jetën dhe dy të rritur u aksidentuan rëndë, ne dëshirojmë që nëpërmjet këtij dokumenti t’ju sjellim në vëmendje disa mangësi të sinjalistikës rrugore.

Peticioni i banorëve drejtuar Bashkisë
Peticioni i banorëve drejtuar Bashkisë

Gjithashtu, edhe mangësi të masave mbrojtëse të rrugëve të zonës dhe veçanërisht rrugës nacionale Tiranë–Dajt, e rindërtuar së fundmi, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe sigurinë e jetës së banorëve, sikurse na e garanton Kushtetuta e vendit tonë”, thuhet në kërkesën drejtuar Bashkisë.

Në këtë dokument ata rendisin disa fakte, duke filluar me mangësitë e theksuara të sinjalistikës paralajmëruese në çdo kthesë. Sipas kërkesës së tyre, në kthesat e kësaj rruge, të cilat janë tepër të forta, aktualisht nuk ndalohet parakalimi, çka shkakton rritjen e ndjeshme të mundësive të aksidenteve, si në mjete edhe në njerëz.

Gjithashtu ata theksojnë se në këtë rrugë rrallë ndodh të respektohet shpejtësia e lejuar, duke u shndërruar në rrugë garash e testimi të shpejtësisë së makinave./Panorama/a.m.

Next Post

Pronësia intelektuale, qeveria miraton strategjinë 4-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com