• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga për fitoren e demokratëve është revolta

by Flamur Kuci
18/10/2018 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flamur Kuçi

PD nuk e fsheh dot dështimin, sot nuk fsheh dot as dëshpërimin. Megjithëse ka përballë një qeverisje antishtet që po prodhon veç propagandë, pakënaqësi, pasiguri dhe varfëri, drejtuesit e PD nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël për t’i ndërprerë rrugën një qeverisjeje të tillë apo qoftë për t’u bërë sadopak të besueshëm për publikun dhe mbështetësit e djathtë.

Madje eksponentë të PD pohojnë në një mënyrë haptazi disfatiste që ‘PD nuk e largon dot Ramën me zgjedhje’. Pra me fjalë të tjera po u thonë shqiptarëve; “Shqiptarë, përzini Ramën dhe na thërrisni kur të na keni bërë gati karriken e pushtetit…”

Për shqetësimin e vazhdueshëm të mbështetësve, se përse PD është në këtë gjëndje, tashmë ka veç një konstatim; fatkeqësisht, PD është e marrë peng. Po po, ajo është e marrë peng nga axhenda private e sundimtarëve të saj.

Për ta nuk ka rëndësi që PD rudhet për çdo ditë, nuk ka rëndësi që të keq-qeverisurit janë tashmë të keq-përfaqësuar edhe nga opozita.

Për ta ka rëndësi të kenë pjesën e tyre në pazaret që qeverisja bën me oligarkët. Mjafton që oligarkët të paguajnë në xhepin privat të sundimtarëve të PD që mos të bëhen objekt sulmi, megjithëse fusin duart çdo ditë në pasurinë publike të shqiptarëve.

Për ta nuk ka rëndësi që partinë e vlerave të dhjetorit e kanë vënë në shërbim të një partie të majtë simbol të korrupsionit, për shkak të lidhjeve okulte personale e interesave të dyshimta ekonomike, duke ngjallur kështu edhe pakënaqësinë e dukshme të mbështetësve të djathtë.

Për ta nuk ka rëndësi që partinë historikisht më pro-perëndimore e kanë impostuar në konflikt me partnerët e huaj vetëm e vetëm për t’u mbrojtur individualisht nga axhenda ndërkombëtare kundra korrupsionit.

PD është marrë peng nga injoranca e sundimtarëve të saj. Për këtë shkak PD ka abandonuar dhe refuzuar çdo tryezë reforme duke lehtësuar e lejuar manipulimin e tyre pa pengesa nga pushteti ose duke i shtruar rrugën dështimit të tyre. Sundimtarët e PD tregohen të shtrenjtë në krunde e të lirë në miell; të shtrenjtë në krundet e betejave rastësore alla Babale e alla-Xhiselë që nuk zgjasin më shumë se 3 ditë, dhe të lirë në miellin e reformave të abandonuara si Reforma Administrative, Reforma në Drejtësi e së fundmi me Reformën Zgjedhore.

Si mund të shpjegohet braktisja e tryezës së reformës dhe lënja në mëshirën e fatit të pushtetit, përveçse me shpresën e dështimit të marëvajtjes së proceseve zgjedhore?

PD është ende e marrë peng nga pazari jo-politik dhe kriminal i 18 Majit. Kjo e ka kthyer PD-në në një opzitë me leje të kufizuar e litar të shkurtër.

Sundimtari kurrë nuk bëri publike marrëveshjen e vërtetë ndërkohë që PD me mbështetësit e saj vuajnë pazarin e ‘pjesës’ që dinë vetëm dy pazarxhinjtë.

Si dy gjobëvënës Rama dhe Basha komunikojnë me kode ‘për pjesën që dimë vetëm ne…’-siç do shprehej Rama me një gjuhë të denjë për një delinkuent.

PD është peng edhe e atyre që për interesa private i bëhen gardianë sundimtarit duke intimiduar çdo kritik e kritikë ndaj këtij sundimi që veç i zë frymën opozitës dhe i zgjat jetën keq qeverisjes.

Kritikëve u bëhet presion se mund të humbin ‘kontributet’ nëse nuk vihen si lëpirës në rrjeshtin e sundimtarit.
Sundimtarët aktualë janë komod me rudhjen e PD.

Ata e dinë që janë të paaftë për të administruar një parti që rritet dhe që aspiron qeverisjen e vendit.

Ata janë thjesht të kënaqur me pjesën e pazarit që i le pushteti aktual. Është e kotë që mbështetësit e djathtë të presin nga kjo kastë që të punojnë për ringritjen e PD. Ata janë edhe të pavullnetshëm dhe të pamundur.

Nga ana tjetër PD nuk çlirohet dot nga pengmarrja nëse var shpresat tek aspirantët që duan leje për të dalë ne TV, që zemërimin dhe revoltën i kanë vetëm me autorizim. PD-në do e çlirojnë vetëm militantët dhe demokratët me shpirt që e ndjejnë në kockë dhimbjen e asgjesimit.

Mbështetës realë të PD-së që u dhimbset derexheja në të cilën ka degraduar opozita dhe që presin të shohin një ringritje sado të vogël të saj, po kuptojnë që e vetmja rrugë për ringritjen e PD është çlirimi i kësaj partie nga pengmarrja e kësaj kaste.

Pa këtë hap PD nuk ka asnjë shpresë për ringritje. Vetëm kur PD të jetë çliruar nga pengmarrja mundet që t’i hapë rrugë proceseve reformuese përmes të cilave do fitojë besimin e mbështetësve dhe të publikut të gjërë.

Që shqiptarët të ngrihen në revoltë e të përmbysin “gjakpirësin” Rama duhet që më parë të ngrihen demokratët në revoltë dhe të përmbysin “gjakprishurin” Basha.

Është e sigurtë se për demokratët çlirimi do vijë nga revolta; nga revolta që do t’i nxjerrë fitimtarë ndaj Bashës. Kurse pushteti nuk do t’u vijë nga revolta, do t’u vijë nga zgjedhjet. Vetëm ato do t’i nxjerrin demokratët fitimtarë ndaj Ramës.

Next Post
Ish-komandanti i FSK: Ushtria bëhet krejt efektive më 2025

Ish-komandanti i FSK: Ushtria bëhet krejt efektive më 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

November 12, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një shpjegim i thjeshtë pse Berisha sulmon Klodianën

November 12, 2026

Alexander Volkanovski – UFC Featherweight Champion – Title Defenses P4P!

November 12, 2026
Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

November 12, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë, automjeti përplas 78-vjeçaren! Nën hetim drejtuesi, ja si paraqitet gjendja e të moshuarës

November 12, 2026
Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

November 12, 2026
Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

November 12, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE shprehet e shqetësuar për mundësinë e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale në Kosovë: Nevojë për konsultime paraprake!

November 12, 2026
Autori i të shtënave në Uashington gjendet i pajetë pas përplasjes me Policinë! Një viktimë dhe katër të plagosur

Autori i të shtënave në Uashington gjendet i pajetë pas përplasjes me Policinë! Një viktimë dhe katër të plagosur

November 12, 2026
pellumb karameta

Pse nuk mund të imponohet një qeveri teknike?

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In