• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga pa kthim

by Ardian Ndreca
19/02/2019 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardian Ndreca

Të shtunën e kalueme isha rastësisht në Tiranë dhe munda të shoh sesi dëshpërimi i nji grupi mafioz që ka zaptue politikën shqiptare tash nji çerek shekulli ishte ba konsistent si xhelatina e nji kandili deti dhe pritej me bisturi. Shfaqja mjerane e atyne që kanë privatizue mjerimin e njerzve të thjeshtë tue u përdredhë para turmës së çorientueme, largoi iluzionin se protesta mund të kishte ndonji efekt konkret.

Ndërsa dëshpërimi i shqiptarëve asht i nji natyre tjetër, ata s’kanë frikë as prej burgut dhe as prej Departamentit të Shtetit amerikan, ata kanë dëshpërimin dhe frikën e atyne që nuk arrijnë në fund të muejit me të ardhunat e mjera që mbërrijnë me sigurue. Sigurisht që Edi Rama asht përgjegjësi kryesor për këtë vendnumro të ekonomisë sonë, tue qenë se rritja e saj qesharake nuk mbërrin me ndjekë parametrat tjerë negativë që detyrojnë të mjerët (në sensin hygoian) me gjetë s’di se ku durimin e mos me pështye në surrat liderat e opozitës që janë përlye me krime dhe me vjedhje.

Sigurisht që Berisha, Basha, Kryemadhi, Meta janë në hall të madh, ata e dijnë shumë mirë sesa i madh asht halli i tyne, por e “keqja” asht se e dinë edhe kancelaritë e hueja e së fundi edhe sistemi i drejtësisë që po bahet gati me lindë tek ne. E nesërmja për ta nuk asht e sigurtë edhe nëse Rama dhe qeveria e tij do të transferoheshin përgjithmonë në Timbuktu, pse krimet e tyne nuk kanë afat që të përndiqen. Berisha asht i dënuem me ikë prej kësaj bote i pasigurtë për gjithçka, kurse ata që janë ma të rinj se ai me jetue me po atë pasiguri depresive.

Në botë ka pasë politikanë që janë kapë jo me blloqe dhe me gërdeca në dorë, por me armë dhe me eksploziv – të cilëve u kanë dalë zot trimnisht, mjafton me kujtue Martin McGuinness të Sinn Féin apo Yasser Arafatin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës, por këta ishin brumë tjetër e treguen se kishin forcën me kthye faqen e historisë dhe me u ba lidera botnor. Hajdutat e xhepave dhe vrasësit serial mbas shpine nuk bahen kurrë lidera, lodhen kot.

Sot që zilet e telefonave në Tiranë kumbojnë papushim, mesazhi i ndërkombtarëve asht se ajo opozitë nuk mund të marrin pushtetin pa sprastrue politikisht kriminelat dhe hajdutat që ka në krye dhe në trup. Eksperimente “ala 1997” nuk ka ma.

Protesta e 16 shkurtit tregoi aftësinë që Shteti ka me shmangë atë që opozita kërkon me dëshpërim: gjakderdhjen. Sandër Lleshi tregoi fytyrën qesharake të atyne që kërkonin me sulmue me dhunë institucionet, si Ministër i Brendshëm dhe si njeri me dinjitet qytetar ai i dha nji leksion edhe detashmentit të gatshëm të zhganit të gjobaxhinjëve të prostituimit mediatik dhe parlamentar. Nëse opozita do të kishte dëshirue atë ditë që protesta të ishte paqësore, në rresht të parë do të duhej të

kishte nxjerrë të gjithë bujarnishanët e saj, por kjo s’ndodhi, në rradhët e para ishin bombat molotov, motivi ma primitiv i disa individëve që janë djegë përgjithmonë përpara opinionit ndërkombëtar. Në luftë – thotë Immanuel Kant – anmiqtë nuk duhet të shkojnë deri aty sa me përdorë mjete dhe mënyra veprimi që do ta banin të pamundun nji paqë të ardhme. Me berishat e sojin e tij nuk mund të ketë paqë, siç ka kujtue oportunisti dhe mendjelehti Edi Rama.

Por sot faji kryesor për çdo dhunë si ajo e së shtundes bie mbi atë opozitë që nuk ka vjedhë dhe as ka vra, por i shërben kauzës së hajdutëve dhe vrasësve që e drejtojnë. Syleshat dhe servilët digjen edhe tue i shërbye së keqes, por nesër askush nuk do t’u besojë do t’i trajtojë si bashkëbisedues të denjë. Gjendja e sotme e opozitës të ban me e ndie brenda saj mungesën e Majlinda Bregut, Astrit Patozit apo Jozefina Topallit. Njerzit pa tru dhe pa dinjitet munden me qenë shërbestar të përulun, edhe të nji kukulle si Lulzim Basha, por nuk mbesin gjatë në skenë, ndërsa turpi mbetë ma gjatë se ata vetë. Hapi i vetëm i arsyeshëm i opozitës së djathtë do të ishte me dëbue përgjithmonë Bashën dhe Berishën, pse vetëm ky akt do t’i hapte rrugën drejt pushtetit, por kandrrat nuk kanë as guxim dhe as dinjitet me ba këtë gja dhe po përjetësojnë në pushtet nji politikan veleitar dhe kallp si Edi Rama.

Nji eksponent i nji partie europiane të fuqishme tregonte para pak vitesh në rrethe të ngushta miqsh sesi tue qeshë e kishte këshillue Ramën në fillim të legjislaturës së tij të parë me e arrestue Berishën, të paktën me e mbajtë pak orë në kambë para ndonji polici në ndonji komisariat të ndytë dhe me e nxjerrë me pranga me duer e të parruem para gazetarëve, pse kjo gja, besonte ai, do të kishte nji efekt të pakthyeshëm në psikologjinë e nji njeriu anti-shtet dhe burracak si Berisha. Rama jo vetëm që s’ndoqi këtë këshillë por u rrethue me të njejtit oligarkë që ishin kërtylë me tendera prej Berishës, dhe zgjodhi që betejat e veta me i ba me cicërima të bezdisshme në internet. Rama e meriton plotsisht atë që po ndodh sot, por nuk e meritojnë ata që e kanë votue, e kjo asht e vetmja shtysë me shkrue këto rreshta.

Besoj se dorëheqja e deputetëve të opozitës asht zgjedhja ma e mirë për njerëz të pakuptimtë politisht siç janë ata, me kusht që me paret e Gërdecit dhe të blloqeve tjera t’u paguhet rregullisht rroga – me të gjitha koeficientet shtesë: shampanjën, bakshishet, dashnoret, pushimet luksoze, pse ata për atë punë janë aty. Le të shkohet në zgjedhje të reja, se populli do ta zgjedhin rishtas opozitën e vet. Dhe ndërkaq, kushedi, falë SPAK-u ndoshta do të jenë krasitë e rrallue majtas e djathtas rreshtat e krimit! Jam i bindun se me datën 20 shkurt opozita do të ngrihej nalt moralisht vetëm nëse liderat e saj do të vetësakrifikoheshin para parlamentit si murgjit tibetan, por ata janë aq burracakë sa edhe dy pika lotë i trembin, jo ma prangat dhe burgu i gjatë!

E.Xh./

Next Post
Përplasi me makinë këmbësorin, pranga shoferit

32-vjeçari i zhdukur prej dy javësh, gjendet i vrarë në makinën e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

March 22, 2026
Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

March 22, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

March 22, 2026
Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In