• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rruga Ferizaj-Gjilan merr emrin e djalit të ndjerë të Joe Biden

by Java News
17/08/2016 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rruga prej 35 kilometra që lidh Ferizaj dhe Gjilanin mori sot emrin e “Beau Biden”, djalit të zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, bashkëshortja e tij Jill Biden, fëmijët e djalit të tij Beau Biden, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri i Isa Mustafa, ministra të kabinetit qeveritar, figura të jetës politike dhe ushtarake etj.

Në fjalën e tij Presidenti Thaçi u shpreh se në këtë vend falë punës suaj, familjes suaj dhe të ndjerit Beau jemi duke krijuar një vend të barabartë një vend të mundësive”

“Jam i sigurt bashkarisht do t’ia dalim”, tha Thaçi.

Ndërsa kryeministri Mustafa theksoi se “jam i nderuar që ju drejtohem nga kjo pjesë e rrugës “Beau Biden” e cila lidh dy qytete kryesore Gjilanin dhe Ferizajn. Kjo rrugë jam i bindur se do të forcojë lidhjet mes dy popujve dh evendeve tona. Djali juaj i dashur në këtë mënyrë bëhet i Kosovës, ku shërbeu me finsikëri për të vënë themelet e së drejtës”.
“Beau Biden e meriton të jetë ëngjëlli mbrojtes i kosovarëve për shkak të historisë dhe jetës së tij, për shkak të gatishmerise për tía lejuar sistemin e drejtësisë popullit të sunduar padrejtësisht në shekuj të tërë”, nënvizoi Mustafa.

Kreu i qeverisë kosovare tha se “siç bisdeuam edhe në Prishtinë, SHBA janë partneri strategjik i Kosovës dhe prandaj pagëzimi i kësaj rruge me ermin e Beau Biden ta shikoni si një përpjekje e kosovarëve për të respektuar angazhimin e qindra, mijera, miliona amerikanëve për clirimin e Kosoves dhe shtetndërtimin e saj”.

Zëvendëspresidenti Joe Biden në fjalën e tij shprehu falënderimet e tij dhe gjithë familjes Biden, për emërtimin e kësaj rruge me emrin e djalit të tij.

“Ky është një momenti i ëmbël, por edhe i hidhur, pasi po këtu në këtë vend isha me Beau para disa viteve”, u shpreh Biden.

Zv/presidenti amerikan theksoi se “ju do ta ndërtoni një Kosovë të begatë të lirë dhe të drejtë”. “”Unë besoj te populli i Kosovës”, shtoi ai.

Beau Biden është djali i ndjerë i zëvendëspresidentit të SHBA-ve, Joe Biden i cili ndërroi jetë me 6 janar të vitit 2015 nga sëmundja e kancerit.

Beau Biden, kishte punuar në Kosovë në vitin 1998-99 pas luftës, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendas për organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSCE).

Beau Biden ishte edhe Prokuror i Përgjithshëm në Delaëare ndërsa për një kohë kishte shërbyer edhe me Forcat Amerikane në Irak.

Next Post

Rama: Kopshti i Divjakës, qendër shëmbullore për fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In