• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga më e re “Tom Plezha” në Astir gjelbërohet me 251 pemë të reja, Veliaj: Falë punës është transformuar totalisht!

by
14/07/2021 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astiri, zona e cila po njeh një urbanizim të vrullshëm, është pasuruar sot me 251 pemë bliri të reja të cilat do t’i japin ajër dhe një tjetër pamje rrugës “Tom Plezha”, aksi më i ri paralel me Unazën e Madhe, i sapo përfunduar nga Bashkia e Tiranës.

Në mbjelljen e këtyre pemëve, dhuratë nga Agjencia Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim, TIKA, në përkujtim të 251 dëshmorëve, të cilët sakrifikuan jetën e tyre gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik 2016, ishin të pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük.

Kryebashkiaku Veliaj, pasi falënderoi shtetin mik, Turqinë për ndihmën e vyer ndaj komunitetit jo vetëm të kësaj zone por edhe në të gjithë Tiranën, u shpreh se pas 3 viteve të humbura me protesta të politikës më në fund Astiri po njeh transformimin që i nevojitej.

“Janë 251 pemë bliri të rritura që i dhurohen këtij komuniteti, një lagje fantastike e Tiranës dhe një zonë që është transformuar totalisht. Është transformuar i gjithë aksi “Tom Plezha”. Ne humbëm shumë kohë me Unazën, jam shumë i keqardhur për këtë, tre vite të harxhuara dëm duke politizuar investimet e qeverisë edhe të Bashkisë. Por sot jemi në një situatë, kur ky aks mes përmes Astirit, i cili më përpara ishte një zigzage e tmerrshme e trashëguar nga koha e ish-komunës, ku autobusët ngecnin përditë, ku banorët nuk kishin frymëmarrje, sot ka një aks me dy kalime, me parkim anash dhe tani, falë edhe këtij kontributi bujar, ka dhe 251 pemë,” tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se transformimi dhe zhvillimi arrihen vetëm duke punuar dhe jo duke ndaluar pas çdo pengese që del rrugës.

“Dy janë mundësitë në një qytet: ose vetëm ankohesh, ose mobilizohemi dhe themi ‘ja ku është kontributi im’! Sot dikush jep 251 pemë, nesër dikush ndihmon me një lulishte, pasnesër dikush me një kënd lodrash, apo me pastrimin e plehrave, – është e vetmja mënyrë sesi vetëm duke dhënë nga një kontribut secili, Tirana bëhet më e mirë. Duke u ankuar nuk ecet përpara. Duke kontribuar secili ecim përpara. Edhe për miqtë ne kemi vetëm mirënjohje. E vlerësoj shumë. Jam i sigurt që gjithë komuniteti këtu në një rrugë që ka dalë në dritë, ku janë shitur dhe janë marrë me qira të gjitha banesat e kateve të para të braktisura më parë prej infrastrukturës së keqe, sot, edhe falë kësaj dhurate bujare, ka më shumë hijeshi. Është rritur vlera e pronës dhe e apartamenteve në këtë komunitet,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ambasadori turk vlerësoi Veliajn për punën që po bën me transformimin e kryeqytetit.

“Përfitoj nga rasti të falënderoj kryetarin e Bashkisë, z. Erion Veliaj për punën e vyer që bën për përmirësimin e infrastrukturës së këtij qyteti, në mënyrë që jetesën e këtyre qytetarëve ta bëjmë më të mirë. Unë si një qytetar i Tiranës, si një banor i këtij qyteti jam shumë i lumtur që shikoj një kryetar Bashkie që punon për ndryshimin dhe zbukurimin e jetës së këtij qyteti,” u shpreh ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük.

/b.h

Next Post
Horoskopi 21 qershor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashuria dhe puna! Horoskopi ditor për ditën e nesërme, e enjte 15 korrik 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthejnë protestat masive në Francë, mësuesit dhe zjarrfikësit në grevë, gjimnazistët i bashkohen tubimeve

Shpërthejnë protestat masive në Francë, mësuesit dhe zjarrfikësit në grevë, gjimnazistët i bashkohen tubimeve

September 29, 2026
Kina do të përfundojë hartën e re gjeologjike të Marsit deri në fund të vitit 2028!

Kina do të përfundojë hartën e re gjeologjike të Marsit deri në fund të vitit 2028!

September 29, 2026
Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit, PD: Do i drejtohemi Kushtetueses, u keqpërdorën…

“Ruajtëm paanshmërinë!”- Vendimi i Kushtetueses, reagon Avokati i Popullit, Shabani: U dha përgjigje për çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes

September 29, 2026
Çudira shqiptare! 29-vjeçari vjedh portën e spitalit

U rrëzua nga skela teksa punonte në fasadën e një banese, 55-vjeçari nga Saranda dërgohet me urgjencë në spital i plagosur! Shoqërohet pronari

September 29, 2026
Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare, mjeti dyshohet se ishte me shpejtësi!

Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare, mjeti dyshohet se ishte me shpejtësi!

September 29, 2026
“Nuk ekzistojnë radarët”- Ish-prokurori Beci për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Maksimumi që fikte zonja, ishte fisha e përgjimit dhe…

“Nuk ekzistojnë radarët”- Ish-prokurori Beci për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Maksimumi që fikte zonja, ishte fisha e përgjimit dhe…

September 29, 2026
UEFA akuzon Infantinon se e detyroi të dëmshpërblente të dashurën e tij, kreu i FIFA-s e punësoi dhe i rriti rrogën

Lufta mes dy qeverive të futbollit kalon në fazë tjetër, FIFA akuzon UEFA-n për fushatë dezinformimi dhe ndikim në zgjedhjet presidenciale

September 29, 2026
Puthi me dorë në Kuvend gjatë betimit/ Shabani: Nuk është formë ironike apo cinike! Kisha marrë me vete familjarët e mi

Gjykata Kushtetuese merr vendimin, rrëzon kërkesën e PD! Endrit Shabani mbetet Avokat i Popullit

September 29, 2026
Nations League/ Pak orë para ndeshjes, Maran merr vendimin! Ja cilët lojtarë lihen në tribunë për duelin me San Marinon

Nations League/ Pak orë para ndeshjes, Maran merr vendimin! Ja cilët lojtarë lihen në tribunë për duelin me San Marinon

September 29, 2026
“Operacione të përbashkëta kundër krimit”- Demo takohet me ambasadorin italian: Bashkëpunimi na ndihmon edhe për kapitullin 24 të integrimit në BE

“Operacione të përbashkëta kundër krimit”- Demo takohet me ambasadorin italian: Bashkëpunimi na ndihmon edhe për kapitullin 24 të integrimit në BE

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com