• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga e vështirë Berishës për të shkarkuar Bashën: I duhen 2743 vota për mocion mosbesimi, por Këshilli dhe Kuvendi i PD kontrollohen nga kryetari që e ‘tradhtoi’

by
13/09/2021 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doci

Ndarja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës duket e reale, e ashpër dhe me pasoja të parashikueshme. Pas përbetimeve për hakmarrje, Sali Berisha ka paralajmëruar një aksion politik për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike, duke e akuzuar për tradhti dhe dorëzim të sovranitetit të partisë tek amerikanët. Aksioni për rrëzimin e Bashës është reaksioni i parë politik që prodhoi vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD dhe rrjedhimisht nga partia, si reflektim ndaj ultimatumit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat pas shpalljes non grata, e duan Sali Berishës jashtë politikës.

Po a ka fuqi Sali Berisha të shkarkojë Lulzim Bashën, me qëllim për ta zëvendësuar me një të besuar të Familjes?

Ka vetëm një mënyrë për të shkarkuar Lulzim Bashën si kryetar i PD: Përmes një mocioni mosbesimi në forumet më të larta vendimmarrëse të Partisë Demokratike. Për të shkarkuar Lulzim Bashën, Sali Berisha duhet të sigurojë me shumë se sa gjysmën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Statuti me 61 nene i Partisë Demokratike ka vetëm një pikë që parashikon mënyrën e shkarkimit të kryeartit. Pika ‘ç’ e nenit 43 e statutit në fuqi të PD, parashikon që Kuvendi Kombëtar mund të shkarkojë kryetarin e partisë. Por, vendimi i shkarkimit nga Kuvendi i PD-së merret vetëm nëse më shumë se sa gjysma e Këshillit Kombëtar kanë votuar pro një mocioni mosbesimi ndaj kryetarit të partisë.

Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet vetëm kur e thërret Lulzim Basha, kryesia e PD-së ose nëse mbledhjen e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të tij. Pra, paraprakisht, Berisha duhet të bindë 122 anëtarë të Këshillit për të mundësuar mbledhjen për shkarkimin e kryetarit.

Më pas, Sali Berisha duhet të sigurojë fillimisht votën e mbi 243 anëtarëve në Këshillin Kombëtar për të rrëzuar Lulzim Bashën, pasi Këshilli përbëhet nga 486 anëtarë. Nëse kalon këtë fazë, më pas duhet të sigurojë votat e rreth 2500 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar për të finalizuar shkarkimin e Lulzim Bashës. Kuvendi Kombëtar i PD përbëhet nga mbi 5 mijë anëtarë.

Berisha duhet të bindë të paktën 2743 anëtarë të Këshillit dhe Kuvendit Kombëtar për të shkarkuar Lulzim Bashën.

Shkarkimi i Bashës nga Berisha duket një sfidë edhe më e vështirë në kushtet kur, 338 anëtarët e rinj të Këshilli Kombëtar të PD, të zgjedhur disa ditë më parë nga Kuvendi, që të gjithë janë propozuar si kandidatë nga Lulzim Basha dhe si të tillë shumica mund të jenë të besuar të tij. Ndërsa anëtarët e tjerë, pjesë e Këshillit për shkak të funksionit, nuk dihet se si mund të rreshtohen nëse Berisha tenton të rrëzojë me votë Lulzim Bashës.

Impakti i Bashës është i padiskutueshëm edhe në Kuvendin Kombëtar i PD-së, i cili vendos në mënyrë përfundimtare për shkarkimin e kryetarit. Kuvendi i PD-së përbëhet nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, anëtarët e Kryesisë, deputetët, kryetarët dhe sekretarët seksioneve të PD, anëtarët e kryesive të degëve, koordinatorët dhe funksionarët e selisë qendrore të partisë, që të gjithë të diktuar nga dora e Lulzim Bashës.

Lulzim Basha kontrollon gjithashtu edhe Komisionin Zgjedhor në PD, përgjegjës për çdo proces votimi në forumet e larta të partisë. Nisur nga këto rrethana, që konfirmojnë se Lulzim Basha ka konsoliduar pozitat e tij në parti sidomos pas vitit 2017, aksioni i Berishës për rrëzimi e Bashës, të paktën me votë, duke i vështirë dhe ndoshta edhe i pamundur.

Next Post
“Gjuha e opozitës e papranueshme, koha për sherrnajë ka përfunduar”/ Balla: S’mund të gjejmë arsye të paqena për të ikur nga seanca

“Gjuha e opozitës e papranueshme, koha për sherrnajë ka përfunduar”/ Balla: S’mund të gjejmë arsye të paqena për të ikur nga seanca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A është gati NATO për mision në Ngushticën e Hormuzit? Flet komandanti më i lartë i Aleancës

A është gati NATO për mision në Ngushticën e Hormuzit? Flet komandanti më i lartë i Aleancës

May 19, 2026
Mazniku: Reforma territoriale e re duhet të mbyllë hendekun e zhvillimit mes bashkive!

Mazniku: Reforma territoriale e re duhet të mbyllë hendekun e zhvillimit mes bashkive!

May 19, 2026
Zbulohet raporti sekret, Kina stërvit fshehurazi forca ruse për luftën në Ukrainë

Zbulohet raporti sekret, Kina stërvit fshehurazi forca ruse për luftën në Ukrainë

May 19, 2026
Hita paralajmëron “furtunë” në polici: Do largojmë çdo efektiv të korruptuar

Hita paralajmëron “furtunë” në polici: Do largojmë çdo efektiv të korruptuar

May 19, 2026
“Islands”: Korça, surpriza e Mesdheut që po sfidon Spanjën dhe Italinë

“Islands”: Korça, surpriza e Mesdheut që po sfidon Spanjën dhe Italinë

May 19, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Qeveria rishikon ligjin për pagesat e vonuara, afate strikte dhe kamatëvonesa automatike për të mbrojtur bizneset

May 19, 2026
Spiunë me 4 rrota?! Makina po i transmeton të dhënat tuaja palëve të treta

Spiunë me 4 rrota?! Makina po i transmeton të dhënat tuaja palëve të treta

May 19, 2026
Putin mbërrin në Pekin për vizitë shtetërore, Xi synon të tregojë forcën globale të Kinës

Putin mbërrin në Pekin për vizitë shtetërore, Xi synon të tregojë forcën globale të Kinës

May 19, 2026
Dritë jeshile për “Portën e Alpeve”, Komisioni i Ekonomisë miraton fondet e BEI

Dritë jeshile për “Portën e Alpeve”, Komisioni i Ekonomisë miraton fondet e BEI

May 19, 2026
“Zero tolerancë”, Lamallari: Punonjësit që nuk respektojnë ligjin, t’i bëjnë llogaritë vetë!

“Zero tolerancë”, Lamallari: Punonjësit që nuk respektojnë ligjin, t’i bëjnë llogaritë vetë!

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In