• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga e trazuar e Kombit, rebelimi kuksian dhe qetësia mirditore!

by Java News
11/04/2018 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deri tani debati mbi tarifën e Rrugës së Kombit është bërë jo thjesht me “kokë të nxehtë” por edhe vetëm në një linjë. Pra nëse duhet apo jo tarifa dhe nëse duhet sa duhet të jetë kuota e kësaj tarife. Askush nuk ka prekur një pjesë tjetër të ndjeshme të këtij problem: vendi ku është ndërtuar trau i vjeljes së pagesës.
Kompania konçensionare e ka vendosur atë në Kalimash të Kukësit. Dukshëm, më të prekurit janë banorët e Kukësit, fshatrat pas Kalimashit, por edhe ato përpara tij që përdorin Kukësin dhe Kosovën për punë dhe për të marrë shërbimet e domosdoshmee të përditshme.

Ka një frustrim të arsyeshëm të zonës së Kukësit, banorët e së cilës e ndjejnë veten të distancuar apo edhe të diskriminuar nga qeveria. Kjo pasi ashiqare vendndodhja e traut ngjan se i penalizon vetëm ata.

Ja, nuk ka asnjë reagim nga banorët e zonës së Mirditës, nga ata që për më tepër, majë hyrjes së tunelit kur vjen nga Miloti në drejtim të Kukësit, kanë vënë dhe një kryq në shenjë identifikuese fetare.

Nëse trau do të vendosej më përpara Kalimashit, pra në zonën e fshatrave të Mirditës, atëherë do të rritej rrezja e të ashtuquajturve “përdorues të zakonshëm” të rrugës.

Qeveria do të rriste numrin e atyre që do të paguanin më pak, po nuk do të quhej Kukësi si zonë “nën shënjestrën politike të qeverisë”.

Të dëmtuarit do të ishin më gjithëpërfshirës, edhe pse do të rritej numri i atyre që përfitojnë tarifa më të ulëta apo abone si pjesë e statusit të “përdoruesve të shpeshtë”.

Por zgjidhja më ideale do të ishte sikur trau i vjeljes së tarifës të vendosej pas Kukësit dhe fare pranë pikës kufitare në Morinë. Dhe ndoshta kjo do të ishte zgjidha më e arsyeshme.

Kjo sepse sipas argumenteve që shtron qeveria, tarifa merret për përdoruesit e të gjithë segmentit Rrëshen-Kalimash, që në fakt është realisht e ashtuquajtura Rruga e Kombit, dhe i tërë ky segment ka kushtuar mbi 1,4 miliardë euro.

Pra do ta paguajnë ata që përdorin tërë këtë segment rrugor: kush shkon për në Kosovë dhe kush vjen nga Kosova do të paguajë tarifën e rrugës si përdorues të saj.

Kështu do të eleminohej thuajse tërësisht problem i përdoruesve të shpeshtë; ndoshta do të ishin një apo dy fshatra dhe popullsia e Kukësit do të paguante vetëm nëse do të kalonte kufirin dhe anasjelltas.

Vjelja e tarifës ndoshta do të ishte më afër “drejtësisë”, duke u mbështetur në argumentin se ajo duhet të përdorur për të ndërtuar komplet rrugën dhe për ta mirëmbajtur atë.

Trau pranë Morinit do të bënte nul protestën e banorëve të Kukësit, që edhe nëse do të dilnin, bien shumë nga shqetësimet e tyre pasi deri tani është ngritur vetëm përdorimi i rrugës për në qytet dhe anasjelltas, por edhe në Tiranë për biznes.

Ndoshta duke vendosur Kukësin, Ministria e Financave është munduar të nxjerrë “dhjamë nga pleshti”, ose është nisur nga fakti që fluksi për Kosovë dhe nga Kosova nuk është aq i madh për të justifikuar mirëmbajtjen.

Nëse është kështu, atëherë rruga Rrëshen-Kalimash do të duhet të shpallë falimentin dhe të shpallet publikisht si e tillë, ngaqë nuk e kryen funksionin.

Por gjithsesi kjo nuk mund të bëhet pa një testim të paktën 6-mujor me traun e tarifës në Morinë.

Periudha do të shërbejë për të parë një evidencë reale të fluksit në këtë rrugë, duke kompletuar studimin ekonomik dhe parashikimin financiar.

Ky variant duket më i arsyeshëm pasi i jep traut tipikisht karakter “kombëtar”, jo nga aspekti patriotik i fjalës, por prej përdorimit të autostradës si aks kryesor komunikimi.

Përdoruesit e saj, pra paguesit e taksës nuk do të përbëhen me 60% me kuksianë në fluks ditor siç ndodh me traun në Kalimash, por do të ishin nga i gjithë vendi; nga Kosova, trojet në Preshevë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Gjatë verës aksi nga Muriqani në Morinë dhe anasjelltas është thuajse i tejmbushur.

Dhe vjelja e tarifës nga emigrantët, pushuesit, njerëzit që e përdorim për udhëtime të gjata, ndoshta nuk do të shkaktonte gjithë këtë zallamahi dhe do të kthehej në kauzë politike.

Një pjesë e rëndësishme e banorëve të Kukësit, Hasit e Tropojës e kanë konsideruar tarifën si “haraç” që kryeministri i vë atyre që kanë votuar kundër PS-së.

Kjo alibi do të hiqej së bashku me lëvizjen e traut të Kalimashit në Morin. (tesheshi

Next Post
VIDEO/ Juventusi bën përmbysjen epike! Kryeson me 3 gola përballë Realit

VIDEO/ Juventusi bën përmbysjen epike! Kryeson me 3 gola përballë Realit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë, nis sot fushata zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit

Kosovë, nis sot fushata zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit

May 28, 2026
CEFTA 2026 nën drejtimin e Shqipërisë, çfarë pritet të ndryshojë për bizneset dhe qytetarët?

CEFTA 2026 nën drejtimin e Shqipërisë, çfarë pritet të ndryshojë për bizneset dhe qytetarët?

May 28, 2026
VIDEO/ Panik në ajër, pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

VIDEO/ Panik në ajër, pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

May 28, 2026
Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi është themel për progresin drejt BE-së dhe shërbimet për qytetarët

Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi është themel për progresin drejt BE-së dhe shërbimet për qytetarët

May 28, 2026
Inteligjenca britanike: Rreth 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Inteligjenca britanike: Rreth 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

May 28, 2026
“Bashkë drejt finishit”, Gogu me Komisionerin McGrath: Vettingu u mbyll me sukses, fokus ulja e stokut në gjykata

“Bashkë drejt finishit”, Gogu me Komisionerin McGrath: Vettingu u mbyll me sukses, fokus ulja e stokut në gjykata

May 28, 2026
Sektori bankar uli përqendrimin në segmentin e biznesit gjatë vitit 2025

Sektori bankar uli përqendrimin në segmentin e biznesit gjatë vitit 2025

May 28, 2026
MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

May 28, 2026
Debati i vitit 2024 me Trumpin, Jill Biden: Mendova se Joe po pësonte goditje në tru!

Debati i vitit 2024 me Trumpin, Jill Biden: Mendova se Joe po pësonte goditje në tru!

May 28, 2026

Mbi 70% me origjinë famijare myslimane, por vetëm 12% parktikantë të kësaj feje

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In