• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rruga e Kombit”/ PD sot drejton protestën, por në 2 vite ‘heshti si fija e barit’, bëri vetëm 3 deklarata

by Java News
03/04/2018 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Partia Demokratike po shfrytëzon momentin për të bërë politike me Rrugën e Kombit. Edhe pse  është po PD-ja e cila në qeverinë “Berisha” ra dakord që të vendosej tarifa 9 euro (por dështoi koncesnioni në raundin e dytë pasi nuk iu ofruan oferta nga kompanitë private), edhe pse Lulzim Basha është kapur nga KLSH me presh në duar duke i nxjerrë mangut 230 milionë euro, PD ka marrë sot drejtimin e protestës.

Sa thamë më lart do të mjaftonin për të kuptuar se kush dhe për çfarë proteston, megjithatë, në bëmë një kërkim të thjeshtë për të parë se sa e a ngritur zërin PD-ja në momentin që është firmosur kontrata për vendosjen e tarifës. Dhe e dini sa herë ka folur e gjithë PD-ja për këtë që sot e quan “zhvatje”? Vetëm tre herë në harkun e dy muajve dhe kaq. Dhe në këto tre deklarata të shkurta Basha nuk ka folur në asnjërën. Ka qenë Tabaku, Noka dhe zëdhënësja Zhupa që kanë dhënë dy fjalë. Pas këtyre deklaratave, PD ka heshtur për dy vite.

Sot, pas dy vitesh, Basha u kujtua për Rrugën ku ai është moralisht të paktën, fajtori më i madh pasi se mbaroi kurrë dhe zhduku 230 milionë euro. Ja deklaratat e vetme të PD-së për Rrugën e Kombit në muajt qershor –  korrik, para se ta linte mënjanë si çështje të dorës së dytë.

Deklarate e Jorida Tabakut, 27 Qershor 2016

“Edi Rama ka vendosur një taksë të re e të rëndë mbi shqiptarët, duke u marrë 10 euro për cdo udhëtim në Rrugën e Kombit. 10 euro, para që do të merren nga xhepat e lodhur e të varfër të qytetarëve të vendit. 5 euro në vajtje e 5 euro në kthim. https://pd.al/2016/07/taksa-10-euro-e-edi-rames-per-rrugen-e-kombit-korruptive-dhe-e-paperballueshme-per-qytetaret/

Replika në Kuvend e deputetit Flamur Noka, 25 Korrik 2016

“Na ka dhënë dy gisht letër sqarime pse u dha me koncension. Ajo rrugë është arteria kryesore e këtij kombi dhe çfarëdo kosto të kishte duhet të ishte pakoncension se i shërben Shqipërisë dhe Kosovës. Por këta janë antishqiptarë. Është ura që bashkon ekonomitë tona dhe rruga që bashkon kombin. Kjo është vjedhje sepse kjo firmë fantazëm turke e keni krijuar vetëm për këtë punë dhe fjalët që qarkullojnë që je 50 % aksioner tek kjo firma janë të vërteta. Sepse IFC si konsulent iu rekomandoi që 0.4 euro të vihej tarifa dhe ju e çuat edhe më lartë. Ky është parazi sepse ke përqindje aty. Ky koncension nuk dëmton vetëm Kukësin por është edhe antikombëtar sepse izolon Kosovën dhe u thua atyre mos hajdeni në Shqipëri”

https://pd.al/2016/07/koncensioni-per-rrugen-e-kombit-antikombetar-rruga-bashkon-kombin/

Deklarata për mediat e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, 31 Korrik 2016

“Taksa e re 10 euroshe e Edi Ramës ndaj shqiptarëve jo vetëm është e padrejtë por është vendosur mbi një aferë ku është shkelur haptazi konkurenca dhe ligji”.

https://pd.al/2016/07/thellohet-skandali-i-takses-10-euro-ne-rrugen-e-kombit-u-shkelen-kriteret-e-tenderit/

lexo.al

Next Post
Plumb në gjoks gjatë ndjekjes nga policia, rëndë shqiptari

Policia italiane qëllon për vdekje një shqiptar, ishte në kërkim për grabitje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com