• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rruga e Kombit / Koncesionari arkëton 9.2 mln euro vetëm nga veturat

by A R
03/08/2016 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm duke iu referuar lëvizjes së automjeteve në kufirin Shqipëri – Kosovë, koncesionari i Rrugës së Kombit do të sigurojë të ardhura në një vit më shumë se 9.2 milionë euro.

Sipas të dhënave të Policisë Kufitare në Morinë më 2015 janë regjistruar 5 milionë e 412, 238 hyrje-dalje të personave dhe 1,849,987 hyrje-dalje të automjeteve.

Duke iu referuar këtyre të dhënave taksimi i 1,849,987 automjeteve me 5 euro për çdo kalim gjeneron të ardhura 9.2 milionë euro për koncesionarin. Po të merret në konsideratë fakti se automjetet e rënda do të taksohen më shumë, kjo e ardhurë do të jetë më e lartë. Ministria e Transporteve nuk e ka zbardhur tarifën për automjetet e tjera ende.

Por të ardhurat shtohen edhe më shumë po të llogariten automjetet e qyteteve Mirditë dhe Kukës.

Nëse ky trafik lëvizje ruhet biznesi i  koncesionit në Rrugën e Kombit shihet të ketë leverdishmëri, pasi kostot e mirëmbajtjes nuk janë më shumë se 8 milionë euro në vit, sipas përllogaritjeve zyrtare të Ministrisë së Transportit.

Por ekspertë të sektorit pohojnë se taksa mbi Rrugën e Kombit ka gjasa të frenojë trafikun e lëvizjes, pasi ky fenomen është i njohur në praktika të tilla. Ata shpjegojnë se përdoruesit e e automjeteve të vogla mund të orientohen të udhëtojnë me furgonë dhe autobusë për të minimizuar shpenzimet.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Transporteve shpalli fitues të koncesionit disa ditë më parë bashkimin e përkohshëm të shoqërive i kryesuar nga “Vendeka Bilgi”.

Burimet zyrtare të Ministrisë së Transportit kanë  sqaruar se “Vendeka” i plotësonte kriteret e kualifikimit dhe se oferta e saj për pagesë vjetore nga buxheti sillte një investim kapital fillestar të propozuar në shumën 50,6 milionë euro, dhe investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 320,6 milionë euro për një periudhë 30-vjeçare.,

Por qytetarët nuk e kanë mirëpritur këtë vendim.  “Nisma Thurje” ka iniciuar një peticion online, në të cilin nëpërmjet firmave të qytetarëve, i kërkohet qeverisë të anulojë vendimin.

Bashkë me tarifën e skanimit koncesioni në Rrugën e Kombit do të rrisë ndjeshëm kostot e tregtisë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

monitor

Next Post

Detajet/ Kushëriri i Durim Bamit, pjesë e bandës së heroinës që shitej në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In