• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rruga e jetës, Mevlan Shanaj rrëfehet në dokumentar

by A R
19/01/2016 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrugën e jetës së tij, Mevlan Shanaj ka menduar ta ekranizojë në një dokumentar, i cili do të shfaqet nesër në Kinema Milenium.

Ai ka lindur në Patos të Fierit dhe në 1959 është vendosur në Tiranë. Për ata që s’e dinë, ka studiuar… mjekësi, madje ka punuar dy vite në spital.

Pasi u shkëput nga ky profesion, u mor gjerësisht me kinematografinë. Është një nga emrat më të rëndësishëm në këtë drejtim.

Në një intervistë të gjatë për “Dita”, Shanaj tregon se shqiptarët janë njerëz me temperament, me energji pozitive, por u mungon menaxhimi i mirë. Ai nuk mendon se të huajt mund të japin mend më shumë se sa shqiptarët.

“Unë them që Shqipërinë do e ndërtojmë ne, nuk e ndërtojnë mendtë e të huajve, nga të huajt duhet marrë përvoja më e mirë, të cilët padyshim e kanë shumë të sprovuar në të gjitha fushat e jetës”, tregon Shanaj.

Një pjesë të jetës ia ka marrë Televizioni Publik Shqiptar. Sot, kur i hedh sytë nga ajo godinë, ndjen dhimbje.

Asnjëherë nuk e kishte menduar se do të ç’personalizohej kaq shumë, për të cilin thotë se, sistematikisht politika e ka nëpërkëmbur.

Sot jeton mes Pogradecit dhe Tiranës.

“Qyteti i liqenit më jep qetësi dhe dorë në krijimtari. Së bashku me bashkëshorten, Natashën, e duam natyrën ndaj më shumë gjatë verës vendosemi atje”.

Ai e do Shqipërinë, me gjithë të metat e saj. I ka patur të gjitha mundësitë por nuk është larguar.

“Vetëm këtu mund të jap më të mirën time. Asnjë vend tjetër nuk ma fal këtë mundësi sa Shqipëria, ndaj as nuk më shkon ndërmend të largohem”.

Duke folur për shtetin, kineasti thotë se në Shqipëri, qeveria punon spontanisht.

“Puna është që nuk është i përsosur pasi e bënë punën në mënyrë spontane, selektive apo me fushata… Është e dhimbshme të diskutohet ende për nevojën e funksionimit korrekt të shtetit”, shton ai.

TEMA

Next Post

Raporti i OKB/ 3500 gra e fëmijë mbahen si skllevër nga ISIS në Irak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

February 16, 2026
Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

February 16, 2026
GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

February 16, 2026
Paraburgimi si “zgjedhja e parë”: Rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit

Paraburgimi si “zgjedhja e parë”: Rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit

February 16, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

February 16, 2026
ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

February 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 16, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar

February 16, 2026

Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 53-vjeçari në Malësi të Madhe

February 16, 2026
Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In