• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga e gjatë e integrimit, Ballkani fushë loje për pushtet mes BE, Turqisë dhe Rusisë

by A R
22/05/2018 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në samitin e javës së kaluar të Bashkimit Evropian në Sofje u bë e qartë se vendet e Ballkanit Perendimor nuk mund të presin një rrugë të shpejtë anëtarësimi. Por vonesat e Bashkimit Europian për zgjerim, pas daljes së Britanisë dhe pasojat e krizave të borxhit dhe imigracionit, kanë bërë që rajoni i Ballkanit Perendimor të kthehet në një fushë loje për pushtet mes BE-së,Turqisë, Rusisë dhe Kinës që konkurrojnë gjithashtu për ndikim.

Ivan Isailoviç, kryebashkiaku i qytetit të vogël serb të Krupanjës, është duke kërkuar investitorë jo në Mynih apo Paris, por në Stamboll – një shenjë e ndikimit në rritje të Turqisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, që shqetëson disa shtete të BE-së.

Isailoviç kërkon punë për komunitetin e tij të varfër dhe të izoluar që shtrihet në kodrat e pyllëzuara pranë kufirit perëndimor të Serbisë me Bosnjën. Dhe preferenca e tij se ku të kërkojë për kompani që mund të jenë të interesuara, pasqyron gatishmërinë e Turqisë për të investuar dhe shtrirë ndikimin e saj në e vendet e Ballkanit, dikur pjsë e Perandorisë Osmane.

“Investimet turke në Krupanj dhe në përgjithësi në Serbi janë shumë të rëndësishme. Në territorin e Serbisë ekzistojnë më shumë se 100 biznese turke. Njëra prej tyre është ‘Jeanci’, një kompani që unë mendoj se është më e mira, pasi punësoi 150 njerëz pas përmbytjeve që kishim”, thotë kryetari i bashkisë së Krupanjit, Ivan Isailoviç.

Ndërkohë po rritet perceptimi se qeveritë dhe investitorët e Evropës Perëndimore po shpërfillin tregjet e vogla dhe të ndara të një rajoni shumë pranë tyre.

Udhëheqësit e BE-së u takuan javën e kaluar me homologët e tyre nga Serbia, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, duke rënë dakord të ndërtojnë më shumë lidhje për energjinë dhe të punojnë më ngushtë për çështjet që nga kundërshtimi i radikalizmit e deri tek kontrolli i migracionit.

Por ky ishte takimi i parë i këtij lloji në 15 vite dhe BE-ja e bëri të qartë se vendet nuk mund të prisnin një rrugë të shpejtë të anëtarësimit në bllok.

Sipas Dhomës serbe të Tregtisë, 20 uzina turke u hapën vitin e kaluar ose janë në ndërtim e sipër në vend, e cila ka gjithashtu lidhje historike me Rusinë.

“Investitorët turq deri tani kanë investuar më shumë se 100 milionë euro dhe punësojnë rreth 8,000 punëtorë. Ajo që është interesante me investitorët turq është se ata investuan kryesisht në zonat e pazhvilluara në Serbi, që do të thotë në zonat ku nuk ka punë”, thotë Marko Cadez, kreu i Dhomës serbe të Tregëtisë.

Vëllimet e tregtisë mes Turqisë dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë të hyjnë në BE, janë rritur vazhdimisht, duke u rritur nga 435 milionë dollarë në 2002 në 3 miliardë dollarë në vitin 2016.

Me 340 milionë euro të investuara në Kosovë, shumica për të blerë një aeroport dhe rrjetin e shpërndarjes së energjisë, Turqia është investitori i tretë më i madh në vend.

Vehbi Kajtazi është kryeredaktor i portalit “Insajder”:

“Mendoj se Turqia do të vazhdojë presionin e saj politik. Nuk e di se sa shumë janë në gjendje autoritetet e Kosovës dhe institucionet e saj të brishta t’i rezistojnë presionit politik nga Turqia. Së dyti, mendoj se influenca e Turqisë dhe presioni do të vazhdojnë përmes fesë”.

Në Bosnje, një vend etnikisht i ndarë në të cilin myslimanët përbëjnë shumicën, Turqia ka shpenzuar 300 milionë euro në projekte, duke përfshirë rindërtimin e xhamive dhe monumenteve të periudhës osmane.

Disa evropianë janë të zhgënjyer që rajoni mund të rrëshqasë nën sferën e influencës së Turqisë, pasi Ankaraja po projekton fuqinë e saj përmes kulturës si dhe marrëveshjeve të biznesit./VOA

a.ç

Next Post
Topi kundër largimit të Xhafajt: Nuk është ai problemi! Audiopërgjimi, lojë politike!

Topi kundër largimit të Xhafajt: Nuk është ai problemi! Audiopërgjimi, lojë politike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In