• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rruga e Dajtit, Veliaj: Punimet përfundojnë brenda nëntorit, rruga me standarde

by Ben Andoni
28/10/2015 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda muajit nëntor, Bashkia e Tiranës do të përfundojë një nga investimet e saj më të rëndësishme siç është rikonstruksioni i rrugës së Dajtit. Gjatë inspektimit të ndërhyrjeve që po zhvillohen në këtë rrugë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ky investim mbyllet përpara afatit të parashikuar, si dhe do të shihet mundësia e ndërtimit të një piste vrapimi për qytetarët që vizitojnë parkun e Malit të Dajtit.

 “Më vjen mirë që investimin në këtë rrugë po e përfundojmë përpara afatit dhe dua shumë që të shoh edhe se si do ta zgjerojmë infrastrukturën, për një shtesë të caktuar në trotuar për pistën e vrapimit, si dhe gjithë infrastrukturën tjetër mbështetëse, e cila është absolutisht e nevojshme në këtë territor”, deklaroi Veliaj. Projekti përfunduar do të përfshijë parmakët metalikë, vendqëdnrimet e autobusëve, bankinat dhe sinjalistikë.

 “Këto janë rrugë që bëhen me taksat e qytetarëve të Tiranës, ndaj i ftojmë gjithë qytetarët që t’i ruajnë investimet, që rrugët të mos vandalizohen e të mos ndoten”, tha Veliaj. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që çdo element sigurie, elementet e ndriçimit, elementet e kullimit, vendet ku do të mblidhen mbeturinat, stacionet e autobusit, që do të jenë në shërbim të qytetarëve, të ruhen nga ata vetë. “Më vjen mirë që me kompaninë kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer dhe në këto tre muaj është punuar sa tre vitet e fundit, për të ecur para me këtë rrugë”, theksoi Veliaj.

 Kryebashkiaku i Tiranës tha se kjo rrugë i shërben mbi 20 mijë banorëve të lagjes së re të Tiranës, në zonën e “Freskut” dhe zonën e poshtme të komunës “Dajt”. “Kjo është një rrugë, e cila ishte kthyer në makth për banorët e zonës dhe qytetarët e Tiranës, që duan të shijojnë bukurinë e parkut të ‘Dajtit’ dhe që janë penguar nga një rrugë totalisht e amortizuar, jashtë çdo standardi urbanistik në qytet”, tha ai.

 Bashkia e Tiranës do të vijojë bashkëpunimin me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për zonat rurale të Tiranës, lidhur me problemet e infrastrukturës rrugore, ujore apo dhe për rehabilitimin e parqeve.

Next Post

Hong Kong, Kryeministri Rama çel ekspozitën e tij të skicave, shoqërohet nga bashkëshortja ( FOTOLAJM)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

September 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ra ky mort e gjyqtarët po mësojnë rrogat e tyre

September 18, 2026
DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

September 18, 2026
Skandal me portretin e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Kalanë e Gjirokastër

Skandal me portretin e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Kalanë e Gjirokastër

September 18, 2026
Tragjike në Itali: Po dërgonte vajzën në shkollë, nëna shqiptare përplaset nga kamioni dhe ndërron jetë!

Tragjike në Itali: Po dërgonte vajzën në shkollë, nëna shqiptare përplaset nga kamioni dhe ndërron jetë!

September 18, 2026
Takimi në Tiranë, ambasadorja e BE-së dhe Ministri i Drejtësisë diskutojnë reformën dhe integrimin

Takimi në Tiranë, ambasadorja e BE-së dhe Ministri i Drejtësisë diskutojnë reformën dhe integrimin

September 18, 2026
Doli dëshmitar në Hagë në mbrojtje të Thaçit, Hill: Nuk ka dhënë asnjë urdhër kriminal, UÇK ushtri e parregullt

Doli dëshmitar në Hagë në mbrojtje të Thaçit, Hill: Nuk ka dhënë asnjë urdhër kriminal, UÇK ushtri e parregullt

September 18, 2026
Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuara në 10 vitet e fundit: Përfshihet kilometrazhi dhe…

Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuara në 10 vitet e fundit: Përfshihet kilometrazhi dhe…

September 18, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Metamorfoza 3: Zengjinët e rinj nga mushkat me hashash deri tek jahtet për të dashurat

September 18, 2026
Alket Rizai ka hyrë në Shqipëri? Policia e Shtetit: Nuk kemi informacion zyrtar…

Alket Rizai ka hyrë në Shqipëri? Policia e Shtetit: Nuk kemi informacion zyrtar…

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com