• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rruga e butë ka përfunduar…” Tabaku paralajmëron padi për zyrtarët që nuk i përgjigjen Komisionit për Inceneratorët

by A R
11/02/2022 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Hetimor për Inceneratorët. Kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku ka thënë se do të ketë padi për të gjithë zyrtarët e lartë që nuk u kthejnë një përgjigje në kohë shkresave të komisionit.

“Një javë më parë pasi u mbajtën dy javë nga sekretarja e komisionit, janë nisur disa shkresa me datën 04.02.2022 për; kryetarin të Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, ministres së Mjedisit znj.Mirela Kumbaro, ministres së Infrastrukturës znj. Belinda Balluku, ministres së Financave dhe Ekonomisë znj. Delina Ibrahimaj, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave z.Engjell Agaçi, drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit znj. Arta Dollani, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve z.Ceno Klosi, drejtore e Përgjithshme e Qendrës Kombëtare të Biznesit znj. Pranvera Fagu, z.Arben Shehu kryetar i KLSH-së, znj.Brunilda Lilo avokate e Përgjithshme e Avokaturës së Shtetit dhe znj.Ledia Tota drejtor e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Dua të njoftoj komisionin se sot 7 ditë pasi janë nisur, 5 ditë punë dhe 7 ditë kalendarike nuk kemi përgjigje. Do t’i kërkoja ekspertëve të komisionit dhe specialistëve të komisionit të ngrejnë një padi për këdo që nuk kthejnë një përgjigje brenda kohës. Rruga e butë ka përfunduar në këtë komision. Ju lutëm për këdo që nuk ka kthyer përgjigje brenda ditës të bëjë një padi për këto persona. Shumë e rëndësishme përgjigja e drejtorisë së Tatimeve, e theksoj. Një pjesë tjetër se një pjesë tjetër edhe mund t’i kemi këtu si dëshmitar  në komision”, tha Tabaku.

Gjatë seancës së sotme, Tabaku ka sqaruar kërkesën e PD bërë më parë për shtyrjen e afatit të punimeve të komisionit me 2 muaj.

“Kemi bërë kërkesë për shtyrjen e punimeve të komisionit hetimor me dy muaj. Kërkesa është bërë që në datën 20.12.2021 drejtuar Kuvendit. Këtë kërkesë ne e diskutuam në 19 janar por nuk patë vullnet politik. Ky është një sqarim i bërë për të kundërshtuar gojët e liga që flasin pa ditur faktet e prova për punën e Komisionit Hetimor të trajtimit të mbetjeve.  Interesi publik ishte për të ditur nëse kemi kërkuar apo jo shtyrjen e afatit të Komisionit Hetimor dhe kjo kërkesë është bërë.”

Në mbledhjen e ditës së sotme po shqyrtohet dokumentacioni lidhur me impiantin e trajtimit të mbetjeve urbane të Tiranës. Rreth orës 12:30 është parashikuar që deputetët të kryejnë një vizitë në impiantin e Tiranës.

/a.r

Next Post
Ilir Meta firmos tre ligje, Presidenca zbardh dekretet

Ilir Meta firmos tre ligje, Presidenca zbardh dekretet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

March 3, 2026
Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In