• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rruga e Arbrit përdoret nga opozita për të fajësuar qeverinë”, Balluku: Bëmë realitet atë që ata nuk e bënë dot kurrë

by A R
26/11/2024 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ndodhet në Bulqizë me Kryeministrin Edi Rama për të prezantuar projektin për Parkun Tematik Retro, “Divizioni”.

Gjatë fjalës së saj Balluku e cilësoi këtë projekt si një shtysë për zhvillimin e turizmit në Bulqizë ku theksoi se ky qytet do të kthehet në një nga pikat turistike më të rëndësishme.

Gjithashtu Zëvendëskryeministrja pati një përgjigje edhe për akuzat e opozitës sa i takon punimeve në Rrugën e Arbrit. Balluku theksoi se qeveria Rama u investua për përfundimin e këtij projekti kompleks ku mohoi edhe akuzat e opozitarëve që kjo qeveri po investon vetëm në jug dhe jo në veri të vendit.

Belinda Balluku: Sot përveç faktit që jam e lumtur se një projekt i premtuar do të kthehet në një realitet. Jam e lumtur që jam këtu me ju siç me dihet pika e dobët për qarkun e Dibrës. Mbi të gjitha jam e kënaqur që pas një pune për të ngjizur një projekt, jo thjesht një projekt që ka të bëjë me nxitjen e turizmit, por mbi të gjitha një projekt që kërkon të inkludojë edhe shumë grupe në nevojë si gratë, vajza e djem që fatkeqësisht që për ngjarjet e trishta në miniera sot kanë familje që kanë vuajtur shumë, por ne kemi treguar kujdesin tonë.

Duhet të them që është një projekt që kur e nisëm dukej sikur nuk do të ndodhte kurrë. Kur e kemi ndarë me ju të gjithë kanë qenë skeptik pasi disa nga këto banesa janë të zaptuara. Sot jemi për të ndarë projektin që synon të gjitha ndërtesat që na rethojnë që do të kthehet në një treg të mirëfillt për të tregtuar të gjitha produktet e zonës, për të treguar se si këto banesa do të ringrihen dhe rikonstruktohen në njësi hotelerie e shërbimesh apo nga ana tjetër se si do të kthehen në një pjesë të një parku të madh argëtimi.

Ky ka qenë synimi fillestar se si do të bënim që qytetarë të Tiranës të vinin këtu dhe të qëndronin gjatë. Tashmë qarku i Dibrës ka marrë një vemendje të veçantë nga vizitorë shqiptarë e të huaj. Shifrat rriten dita ditës dhe për mua ka qenë një kënaqësi kur nuk gjeja një bujtinë lehtë për të fjetur, pasi nesër më duhej të nisja takimet. Ishte kënaqësi kur thonin që i kemi të prenotuara. Ndaj unë besoj që e njëjta gjë do të ndodhë edhe këtu në Bulqizë që do të kthehet në një nga pikat turistike më të rëndësishme duke qenë si një lagje e Tiranës.

Unë sot kalova nga tuneli i Murrizit, një tunel që është i derdhur i gjithi në hekur tani që për shkak të burimeve ujore rriten çdo herë që ka prirje shiu. Sot kam parë që kanë mbetur vetëm disa qindra metra për të vazhduar, por sot kam parë se si do te jetë pas disa muajsh kalimi nga Shkalla e Tujanit në tunel të Murrizit e pastaj në tunelet e urat, e deri në lotin e ri atë që lidh Maqellarën me Peshkopinë.

Rruga e Arbrit përdoret në mënyrën më brutale nga opozita për të fajësuar qeverinë, për ta fajësuar për veprën më interesante që e solli Dibrën vetëm një orë e 10 minuta me Tiranën. Për ta fajësuar për atë që ata nuk e bënë dot kurrë dhe që ne e bëmë realitet. Për ta fajësuar që qeveria Rama nuk investon në veri, por vetëm në jug. Një gënjeshtër e madhe. Ne sot vazhdojmë të ndërtojmë pjesë të rrugës së Kombit. Qeveria Rama është ajo që po ndërton edhe rrugën që do të lidh Dibrën edhe me qarkun e Elbasanit duke i dhënë një akses tjetër këtij qarku të mrekullueshëm.

/a.r

Next Post
“Aty ku nuk ka këmbë ushtari”, Rama zbulon planin për pronat e Ushtrisë: Do të kthehen në…

"Aty ku nuk ka këmbë ushtari", Rama zbulon planin për pronat e Ushtrisë: Do të kthehen në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In