• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rruga e Arbërit çel programin 1 miliard për rindërtim

by A R
01/11/2017 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me nisjen e punimeve të rrugës së Arbërit, që do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni , qeveria çel programi “1 miliard” për rindërtim dhe hap një faqe të re në rivitalizimin e infrastrukturës rrugore të vendit, të cilën komuniteti e vuan ende.

Shpallja e shoqërisë “Gjoka Konstruksion” fituese e konçesionit për ndërtimin e rrugës së Arbrit, shënon finalizimin e një procesi të stërzgjatur në vite, të premtuar nga shumë qeveri të mëparshme, por që nuk u bë dot realitet.

Projekti i Rrugës së Arbrit

Gjurma të cilën do të përshkojë ndërtimi i rrugës së Arbrit, nis në lindje të qytetit të Tiranës, në anë të malit të Dajtit, vijon në Qafëmollë, Shëngjergj, Burrel, Klos, Bulqizë, Peshkopi dhe Dibër e Madhe (Maqedoni) që gjendet 5 km larg kufirit shqiptar.

Në këtë segment rrugor parashikohet ndërtimi i 15 urave të mesme dhe të mëdha, me gjatësi totale rreth 1500 m, ndërtimi i dy tuneleve, me gjatësi respektive prej 2600 dhe 560 m. Zbatimi i projektit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit do të ketë impakt pozitiv, ekonomik, social dhe kulturor, duke shkurtuar distancat lidhëse të qyteteve dhe zonave të banuara si dhe do të realizojë standarde të larta teknike në të gjitha fazat e projektit.

Ky projekt do të rritë jo vetëm standardet e rrugëve në vend, por gjithashtu do të sjellë nxitjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik në zonat përreth.

Po ashtu, ky segment rrugor do të rrisë bashkëpunimin me Maqedoninë, duke bërë të mundur shkurtimin e gjatësisë me këtë vend me 75 km.

Ndërtimi i Rrugës së Arbrit shkurton në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit që lidhin Tiranën dhe Portin e Durrësit me Dibrën, Peshkopinë, Matin dhe Shkupin.

Puna për ndërtimin e rrugës së Arbrit do të nisë brenda 45 ditëve dhe nuk do  të ndalet deri në përfundimin e këtij aksi të rëndësishëm. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për këtë projekt të rëndësishëm do të diskutohet edhe me qeverinë e Maqedonisë që të bëhet lidhja e nevojshme me këtë rrugë.

“Ministria ka nisur negociatat për termat e negociatës me kompaninë që rezultoi fituese në garë dhe në harkun e 30-45 ditëve kontrata do të finalizohet dhe puna për rrugën e Arbrit do të fillojë deri në përfundimin e këtij aksi të rëndësishëm për të cilën bashkë me Ministrinë e Jashtme kemi çelur diskutimin me qeverinë maqedonase. Në mbledhjen që do bëjmë në Pogradec do kemi si pikë diskutimi nevojën që nga pala maqedonase të bëhet lidhja e nevojshme që kjo rrugë të ketë edhe dimensionin rajonal”, ka deklaruar Rama.

Ajo pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit ndërsa qytetarët nuk do të paguajnë taksë për kalimin në rrugën e Arbrit.

Kryeministri Rama është shprehur se për kalimin me automjete në këtë aks, që do të lidhë Tiranën me Dibrën me një gjatësi prej rreth 73.5 kilometra, nuk do të duhet të paguhet asnjë tarifë.

Rruga është vepra e parë e projektit 1 miliardë të shpallur nga qeveria.

Oferta e kompanisë “Gjoka Konstruktion” lidhet me segmentin më të vështirë të kësaj rruge, Tujan-Ura e Vashës rreth 27 km, ndërtimi i së cilës do të lidhte përreth një orë Tiranën me Maqedoninë.

Aktualisht, për të shkuar nga Tirana në qytetin e Peshkopisë duhen rreth tre orë udhëtim. /ATSH/b.d

Next Post
Partizani-Skënderbeu, blindohet Beogradi, forca policie edhe nga Shqipëria

Partizani-Skënderbeu, blindohet Beogradi, forca policie edhe nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com