• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Rruga” e 23 mln eurove/ Përdori edhe ministra, shuma marramendëse që do fitonte Rezart Taçi

by Java News
12/11/2021 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dosja e prokurorisë italiane, hedhin më shumë dritë mbi atë që po akuzohet së fundmi biznesmeni Rezart Taçi.

Edhe pse ky i fundit LIVE në Top News, tha se akuzat për pastrim parash mbi të janë të gabuara, në dosjen e Prokrurorisë së shtetit fqinj del se Taçi do përfitonte një shumë të madhe parash për këtë shërbim të të pandehurëve protagonistë,  Francesco Zummo dhe Fabio Petruzzella.

“Në hetimet e kryera deri në këtë pikë, bëhet fjalë për transferimin e shumës së parave që sipas përgjimeve, del të jenë 23 mln euro, dhe depozitimin në llogari të Francesco Zummo. Ky transferim është bërë objekt i një sërë manovrash financiare duke shmangur detyrimet ligjore,” shkruhet në dokumente.

“Veprimet u realizuan falë, ndihmës që Zummo mori nga komercialisti palermitan Fabio Petruzzella, me vendbanim në Milano.

Petruzzella, i cili prezantohet si avokat i Zummo-s, por që vepron në llogari të të moshuarit Daniele Cestagalli, ndërmjetësit zviceran me origjinë italiane dhe biznesmenit shqiptar, Rezart Taçi. Këta të fundit ranë dakord për një komision prej 4 milionë eurosh. Kjo shifër do merrej për të lehtësuar kalimin e fshehtë të shumës së madhe të parave.

Dhe falë njohjeve e kontakteve të tyre, në rang ndërkombëtar, të personazheve që mund të shmangin “alarmet” bankare të lidhur me emrat përkatës, do të kryhej ky transferim.

Menjëherë pas këtyre veprimeve, ata vazhduan me hapjen e dy llogarive në “Alpha Bank” në Tiranë, një në emër të Zummo-s dhe një tjetër në emër të Petruzella, e kështu në një kohë të shkurtër, ata urdhëruan, nga llogaria në Ticino, transferimin e parave drejt  llogarisë shqiptare.

Në planin e tyre ishte kalimi i parave të depozituara për komercialistin palermitan në Shqipëri, drejt Singaporit ose Hong Kongut, përsëri përmes kompanisë së naftës së Rezart Taçit.

Kjo fazë e dytë e këtij plani është ende në zbulim e sipër dhe për këtë po bashkëpunon edhe SPAK në Shqipëri, shkruhet në dokument.

Probleme u hasën për transferimin e këtyre fondeve nga llogaria shqiptare. Zummo nuk heziton të shprehë shqetësimet e tij dhe të nxisë Petruzzela-n.

Ky i fundit, nga ana e tij, lëviz në mënyrë të vazhdueshme, si në Tiranë (ku përpiqet të lëvizë paratë dhe, në çdo rast, për t’u siguruar që shuma të mbahet ende nga nje banke e nivelit te dyte), qoftë në Palermo, ku dhe takohet vazhdimisht me Cestagalli-n dhe Taçin, për të marrë vesh lajmet e fundit, se çfarë bëhet me paratë.

Taçi dhe Cestagalli, nga ana e tyre, përpiqen me “pushtetin” që kanë që të ndërhyjnë deri tek ministra e personalitete të rëndësishme për të përshpejtuar kompletimin e planit të transferimit./m.j

Next Post
Kush është ish-kolegu që u mor në pyetje për vrasjen e Xhelal Reçit në Laç, ja çfarë deklaroi në polici

Tiranë/ Gjendet e vdekur në banesë një qytetare, dyshimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com