• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rruga drejt vdekjes, si përgatiten kamikazët para sulmeve

by A R
25/02/2016 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmet vetëvrasëse janë format më radikale të terrorizmit. Së pari filluan të përdoren nga kamikazët japonezë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për të gjitha ato kërkohet një përgatitje e mirë psikologjike.

Abdelhamid Abaud ka jetuar disa ditë më shumë sesa që kishte menduar. Ai supozohet se do të vritej në ditën e sulmit në Paris, 13 nëntor 2015. Abaud ishte udhëheqës i grupit terrorist që kishte kryer sulme të njëpasnjëshme ndaj vizitorëve në disa kafene dhe restorante në Paris.

Mendërisht ishte përgatitur për një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë, duke llogaritur se do të vritej.

Por në kundërshtim me të gjitha supozimet dhe llogaritjet ai arriti të ikë, kurse disa ditë më vonë forcat speciale e gjetën dhe e vranë në periferi të Parisit, Saint-Denis.

Abdelhamid Abaud ishte anëtar i brezit më të ri të kamikazëve islamikë, i cili krejtësisht ndryshon nga paraardhësit e tij. Abaud ishte një belg me origjinë marokene.

Para se ai të bashkohej me organizatën terroriste “Shteti Islamik” pas vetes kishte një karrierë të vogël kriminale. Ai kishte shpenzuar mjaft kohë në burg dhe atje u takua me ekstremistët suni, transmeton “Zëri”.

Nën ndikimin e tyre edhe ishte radikalizuar. Kjo ishte fillimi i një rruge vdekjeprurëse dhe njëkohësisht banale në historinë e jetës së tij, karakteristikë për shumë xhihadistë të rinj dhe kamikazë potencialë.

Terrorizmi si diçka “prestigjioze”

Sociologu francez, Farad Kosrokavar, autor i librave për radikalizmin e xhihadistëve të rinj, për gazetën franceze, “Le Monde” e përshkruan mjedisin e tyre. “Bëhet fjalë për një rreth miqsh që frymëzohen nga të bëmat e organizatave si ‘Al-Kaeda’ apo ISIS-i, e cila po kërkon për të rivendosur Kalifatin e dështuar”.

Qëllimi i ISIS-it, shkruan për “Le Mond” antropologia franceze, Dunija Buzar, është degradimi i krimeve dhe torturave. Kjo është bërë me qëllim në mënyrë që të çrregullohet ekuilibri moral i të rinjve dhe ka rezultuar në një çekuilibër.

Edhe në një formë nihiliste (nihilizëm – pamja e botës dhe ekzistencës njerëzore pa ndonjë qëllim dhe kuptim), thjeshtëzimi i së keqes plotëson një parakusht pa të cilin sulmet vetëvrasëse janë të papranueshme – dhe kjo është vlerësimi psikologjik i kamikazit potencial. Në shekullin e ’20-të atentatorët vetëvrasës për herë të parë u shfaqën në Japoni – si kamikazë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Epërsia amerikane në Paqësor ka qenë aq e madhe, saqë udhëheqja ushtarake japoneze arriti në përfundimin se armiku mund të ndalet vetëm me operacionet vetëvrasëse të pilotëve. Në Luftën e fundit në vitin 1945 japonezët kanë pasur në dispozicion 2.200 pilotë kamikazë. Fluturimet e tyre vetëvrasëse kanë pasur pasoja fatale fizike dhe psikologjike ndaj kundërshtarëve. Sulmet e tyre u ndaluan vetëm duke hedhur bomba atomike mbi Hiroshima dhe Nagasaki në gusht të vitit 1945. Kjo bëri që Lufta e Dytë Botërore në Azi të përfundojë.

Shumica e pilotëve – nëse jo të gjithë – janë sakrifikuar vullnetarisht. Gatishmëria për një sakrificë të tillë, shkruan gazetari, Joseph Krojtor, i cili shkroi një studim të plotë në temën e atentateve vetëvrasëse, është bazuar në parimet e kulturës japoneze: Besimi në perënditë Shinto (Shinto – gjurmët e perëndive, deri në fund të Luftës së Dytë Botërore kishte statusin e fesë shtetërore në Japoni) në patriotizëm, besnikërinë ndaj perandorit japonez dhe Budizëm.

“Vetëflijimi përmban atë që është e njohur në Budizëm si reduktim i egos në favor të diçkaje sublime”, kishte shpjeguar në fillim të shekullit të 20-të, një prift budist.

Përgatitja për sulm

Japonezët ishin ata që futën sulmet vetëvrasëse në botën arabo-myslimane. Në maj të vitit 1972, në Izrael ishte kryer sulmi i parë më i madh terrorist. Tre burra japonezë, anëtarë të “Brigadës së Kuqe Japoneze” në aeroportin Ben-Gurion vranë 26 persona dhe plagosën 80 të tjerë. Vrasja ishte planifikuar së bashku me “Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës”.

Ky atentat ishte i pari në serinë e sulmeve të shumta vetëvrasëse të kryera me motive të ndryshme në Izrael dhe në vende të tjera të rajonit, në Liban, Irak apo në Iran.

Kamikazët, shkruan shkencëtari dhe politologu amerikan, Robert Pape, në librin e tij, “Dying to Win: Strategic Logic of Suicide Terrorism”, nuk janë njerëz të cilët thjesht vetekzekutohen: ata e dinë shumë mirë se çfarë po bëjnë. E vetmja gjë që ata kanë nevojë janë ritualet për t’u përgatitur dhe stabilizuar. Në kontekstin e Lindjes së Mesme kjo teori është konfirmuar si tek vetëvrasësit e motivuar fetarisht, ashtu edhe tek ata laikë.

Kamikazët fetarë vijnë nga radhët e Hamasit palestinez suni apo Hezbollahut libanez-shiit. Lëvizja laike “Fatah” në anën tjetër luajti në kartën e vetësakrificës dhe idealeve të dëshmorëve.

Këto organizata kanë propaganduar sulmet vetëvrasëse përmes librave, ngjarjet sportive, ceremonive të ndryshme dhe kultit, të cilat i kanë ndërtuar rreth kamikazëve të vetëflijuar. Sot interneti është një nga mediet më të rëndësishme që përdoret nga ana e tyre për përhapjen e ideologjisë vetëvrasëse.

Sulmet në Paris ka treguar se si me anë të ideve banale të rinjtë mund të nxiten në diçka të tillë. Për të larguar ata nga ato veprime është shumë më e vështirë.

“Të rinjtë e radikalizuar ideologjikisht e dehin njëri-tjetrin”, thotë antropologia Dunija Buzar, dhe konkludon: “Ata ashtu edhe vetë thurin zinxhirin e vdekjes”.

Next Post

Studimi/ Risqet financiare të Shqipërisë në 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i Ballkanit në BE plotësojnë Europën

Rama: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i Ballkanit në BE plotësojnë Europën

June 25, 2026
Samiti për Ukrainën në Gdansk, 588 mld $ për rindërtim! BE hap rrugën drejt anëtarësimit

Samiti për Ukrainën në Gdansk, 588 mld $ për rindërtim! BE hap rrugën drejt anëtarësimit

June 25, 2026
Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

Bardhi: Vetëm Kuvendi i Shqipërisë nuk debaton për protestën. Veteranët e UÇK të mos keqpërdoren nga Balla

June 25, 2026
“60 persona morën mjekim”, policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë

“60 persona morën mjekim”, policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë

June 25, 2026
Nuk ka më motorë e korrierë, Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

Nuk ka më motorë e korrierë, Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

June 25, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Komisioni i reformës territoriale, Ristani nuk pranon të marrë pjesë, socialistët kërkojnë të lajmërohet Veliaj

June 25, 2026
“Në emër të Allahut predikon urrejtje”, Rama ndan foton e qytetares: Besimtare e shitur!

“Në emër të Allahut predikon urrejtje”, Rama ndan foton e qytetares: Besimtare e shitur!

June 25, 2026
212 viktima nga i nxehti në Spanjë, qeveritë evropiane në alarm për temperaturat e larta

212 viktima nga i nxehti në Spanjë, qeveritë evropiane në alarm për temperaturat e larta

June 25, 2026
Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

June 25, 2026
Rubio: SHBA-të të gatshme për marrëveshje me Iranin, por jo me çdo çmim

Rubio: SHBA-të të gatshme për marrëveshje me Iranin, por jo me çdo çmim

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In