• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga drejt Logopedisë

by Berjana Molla
06/03/2022 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Msc. Berjana Molla – Logopediste pranë  QSUT

6 Marsi është Dita Europiane e Logopedisë ndaj gjej rastin që të ndaj me ju udhëtimin tim 13-vjeçar në këtë fushë shumë të rëndësishme për shoqërinë por edhe për të njohur sadopak secilin prej jush më të. Unë e nisa udhëtimin tim drejt Logopedisë në 2009, me ëndrrat e mëdha për të mbajtur veshur një bluzë të bardhë, një stetoskop në qafë dhe plot shiringa në xhep. Sapo vura këmbën në fakultet kuptova që po, stetoskopin mund ta përdor, por për të realizuar ushtrime të frymarrjes dhe shiringat gjithashtu për të bërë ushtrime bukofaciale. Logopedia mund të mos ishte ajo që ëndërroja “Shpëtimi i një jete”, por ishte më shumë: Fjala e cila na shpëton gjatë gjithë jetës.

Fjala, komunikimi janë ura lidhëse me këdo dhe kudo. Më pas vazhdova udhëtimin më tej… Dhe kuptova që nuk kish gëzim më të madh se të dëgjoja fjalët e para nga një fëmijë tek i cili fjala e parë kishte vonuar dhe prindërit po i trembeshin atij të ‘’flamosuri’’ autizëm. Siç s’kishte gëzim më të madh professional e njerëzor kur një i rritur me belbëzim falë treapisë logopedike kishte mundësi që ta menaxhonte atë dhe të nesërmen hynte në auditor me kokën lart. Gjithashtu dhe kur një 5-6 vjecar që kishte vështirësi në shqiptimin e disa shkronjave ( dhe në kopësht apo në shkollë kishte nisur bullizimi), arrinte ta perfeksiononte dhe ta vinte në vend shqiptimin pas disa seancave terapie, sa që s’të besohej që kishe përpara të njëjtin fëmijë.

Gjatë udhëtimit tim të gjatë kuptova që ekzistonte një mrekulli edhe më e madhe. Një apparat i vogël që në momentin që vendosej në veshin e fëmijës që nuk degjon, moment dhe emocion që nuk arrij ta përshkruaj dot me fjalë, bënte të mundur që ky fëmijë të dëgjonte për hërë të parë zërin e nënës, tingujt e parë, fjalët e para. Tinguj dhe fjalë të cilave do ju mundësohej interpretimi nëpërmjet rehabilitimit logopedik Gjatë trajnimit në Vienë pashë rastet dhe trajtimin që bëhej atje dhe për pak muaj, kjo ndërhyrje e më pas rehabilitimi logopedik ndodhi edhe në QSUT, saktësisht në Spitalin Francez..

Por jo vetëm fëmijët! Logopedia fillon më fëmijët dhe mbaron më moshat e rrritura, sepse është një shkencë e cila shoqëron njeriun gjatë gjithë jetës, çdo fashë moshe. Them kështu sepse kam pasur pacientë mbi 60 vjeç ku mbi supet e tyre rëndon eksperienca e një jete, por që papritmas Afazia i detyron të kërkojnë ndihmën e një logopedi që të mund të hyjnë në bisedë me miqtë e tyre si dikur.

Por ka edhe një problem të cilin doja ta prekja pikërisht sot në ditën e Logopedisë. Me kalimin e viteve kur dhe teknologjia avancoi logopedia filloi të njihet edhe më shumë, tanimë online ne arrijmë të lexojmë dhe lundrojmë në rrjetet sociale për të mësuar më shumë informacion, këshilla, ushtrime rreth saj. Por, ende ndesh herë-herë termin “problem”, ‘j’u trajtoni fëmijë me probleme’, ‘ky zotëria është me probleme që vjen këtu’, ‘a ka fëmijë më problem këtu etj’…

JO! Duhet ta kuptojnë të gjithë ata që kanë pak informacion ose informacion të gabuar që Logopedisti trajton vështirësitë gjuhësore tek fëmijët dhe adultët (siç edhe e tregova modestisht shkurt më lart në një kronologji të karrierës time) dhe të gjithë këto diagnoza nuk quhen ‘me probleme’. Nuk ka njerëz me probleme.

Next Post
Incident në Durrës, votuesi i Berishës godet komisionerin e PD-së, shoqërohet nga Policia

Incident në Durrës, votuesi i Berishës godet komisionerin e PD-së, shoqërohet nga Policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com