Një burrë është godit nga rrfeja pasditen e sotme. Ngjarja e rëndë është raportuar në qytetin e Elbasanit, ku i lënduar ka mbetur një 60-vjeçar.
Burri ishte duke kullotur bagëtitë në fshatin Shijon të Elbasanit. Menjëherë është transportuar në spital, ku edhe ndodhet aktualisht, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.
Banorët thonë se në këtë zonë ndodh shpesh të shkarkohen ngarkesa elektrike. Në Elbasan ka pasur reshje intensive shiu sot, të shoqëruara edhe me rrufe.
/a.r