• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

by Mero Baze
15/07/2025 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Dorëheqjet e zyrtarëve të bashkive socialiste në gjithë Shqipërinë janë pjesë e një aksioni politik të kryeministrit, por nuk janë as detyrim ligjor dhe as ndonjë reformë strukturore e qeverisë. Në kushtet e mbipushtetit, kur shumica socialiste kontrollon edhe pushtetin qendror me një shumicë të cilësuar, edhe pushtetin vendor me 56 bashki nga 61 gjithsej, Edi Rama mendon që është mirë të zëvendësojë rrotacionin politik me rrotacionin administrativ. Dhe me këtë rast t’i japë më shumë shanse një brezi të ri në administratë.

Pra, është një aksion tërësisht politik dhe si i tillë duhet trajtuar vetëm politikisht. Nga pikëpamja juridike, çdo kryetar bashkie është i lirë ta refuzojë, apo çdo drejtor është i lirë ta çojë në gjyq, nëse nuk është dakord të lëvizë nga pozicioni që ka.

Shkalla e lartë e pranimit të dorëheqjeve dhe zbatimi thuajse automatik i urdhërit, tregon shkallën e lartë të pranimit të pushtetit të Edi Ramës brenda strukturave të pushtetit, por jo legjitimitetin e urdhërit.

Dhe këtu duhet të nisë debati për mënyrën se si do të zëvendësohen këta që po dorëhiqen.

Një numër kaq i lartë nëpunësish që lënë vullnetarisht karriget, nuk mund të zëvendësohen me një radhë të dytë apo një listë të diktuar po nga kryeministri. Plotësimi i këtyre vendeve është një test i rëndësishëm për të kuptuar se çfarë standardi mund të imponojë qeveria në emërimet e reja.

Kjo mund të jetë fushata e parë masive e emërimeve jashtë trysnisë elektorale, pasi Edi Rama po heq nga puna ata me të cilët fitoi zgjedhjet dhe po tenton të fusë në zyra profesionistë të rinj, që ndoshta kanë votuar edhe kundër tij. Lehtësia e dorëheqjeve tregon sa pak socialistë janë gati të rreshtohen kundër vullnetit të Edi Ramës dhe sa pak zyrtarë janë gati t’i drejtohen gjykatave për shkarkime të paarsyetuara.

Këta që po ikin, nuk po ikin as si të dështuar, as si të korruptuar dhe as si të politizuar. Po ikin thjesht nga nevoja për ndryshim të administratës, e cila natyrisht ka 100 të zeza në raport me shërbimin ndaj qytetarëve. Pra, në një farë mënyre, po bëhet një eksperiment social i vështirë, ku mbipushteti i jep luksin të heqë kë të dojë, por nuk e ka luksin të marrë çfarë i del përpara, pasi në fund të këtij aksioni, nëse kemi njerëz më të këqij se këta që hoqëm, atëherë kjo fushatë është edhe e paligjshme, edhe regresive.

Dhe nëse koston e heqjes tashmë e ka kryeministri, koston e emërimeve duhet ta ndajë me çdo kryetar bashkie apo drejtor agjencie qeveritare që kërkon të reformojë. Ky është një lloj rrotacioni brenda pushtetit dhe një zgjerim i kufijve politikë të shumicës drejt shtresës gri dhe së djathtës, e cila mund ta zbusë tensionin politik pa zgjedhje dhe mund të rrisë agresivitetin e partisë së Berishës nga frika se mund t’i marrin faktorët lokalë duke i punësuar në administratë.

Shqipëria praktikisht ka burime njerëzore për një administratë të mirë, por jo për një administratë të majtë dhe një të djathtë. Dhe ky është rasti që Edi Rama, duke përfituar nga mbisundimi i tij, ta tentojë një rifreskim jo politik të administratës lokale. Por sfida e vërtetë janë “drejtorët” e gjithpushtetshëm të administratës qendrore, që kanë në dispozicion buxhete dhe pushtet mbi ekonominë. Me drejtorët e bashkive është më lehtë, sepse nuk kanë asgjë në dorë.

Tani, lehtësia e dorëheqjeve mbulon këtë barrë që e mori përsipër Rama me mbipushtetin e tij. Pjesën më të rëndësishme, atë të emërimeve, duhet ta lërë në dorë të konkurrencës së hapur, ligjeve të shtetit shqiptar dhe mbi të gjitha, transparencës në emërime sipas vlerave.

Ndryshe, në fund të këtij “rrotacioni”, socialistët mund të kenë një administratë edhe më të keqe se e para, edhe më të paligjshme, edhe më të papërgjegjshme politikisht.

Next Post
Blushi: Meta në kushte izolimi, nuk e kam takuar prej 1 muaji. I kanë kufizuar lirinë, pa fakte dhe prova

Blushi: Meta në kushte izolimi, nuk e kam takuar prej 1 muaji. I kanë kufizuar lirinë, pa fakte dhe prova

Comments 1

  1. Builder says:
    7 months ago

    Më 1944, kur e morën pushtetin komunistet, të “deklasuarit” e rënë nga pushteti, u shprehën “u ulën malet, u ngritën halet”.
    Më 1992, kur PD mori pushtetin, komunistet e rënë nga pushteti, u shprehën “copy paste” : “u ulën malet, u ngritën halet”.
    Tashti, më 2025, këtijë vetëkorektimi ( mendoj se përafron idenë e kesajë reforme pa ide, pa sens, pa kokë, pa bisht), do ti shkonte përseri e njejta shprehje “u ulën malet, u ngriten halet”.
    Këtu, do të bëhet një mishmash, për tu bërë një raki me rrush plus fara kungulli plus kastraveca turshi plus bajga lope plus kakardhi miu plus mustaqe Salianji plus pordhët e katundarit Ulsi plus paratë Tip Shkelzen plus kalamaj me kompjutera plus shkërdhatë futja pordhë e gri sallatë dhe e gjithë kjo përzierje koti, do të dalë një 1997 jo me kallaçnikov por me rrumpallë administrative, ku të gjithë pjerdhin në vend që të flasin.
    Kjo rrëmujë, bëhet si prelud i largimit të Ramës, nga qeveria, nga partia dhe nga gjithë funksionet, duke lënë tufën e kalamaqërve në krye të vendit, të cilëve do tu shkonte për shtat shprehja “me i thanë mutit marshallah”.
    Jam tepër i zhgenjyer.
    21 janarin dhe Gerdecin ku e ke Zoti Rama ?
    Veç mos më thuaj Dumani.
    Është vetëm përgjegjesia juaj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

February 13, 2026
Atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, asnjëri me precedentë penal në Spanjë. Dyshimet e hetuesve

Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK

February 13, 2026
“Ta mbash me shëndet”, Sula i premton Ramës përkushtim 24 orë si Kryeinspektor i Përgjithshëm

“Ta mbash me shëndet”, Sula i premton Ramës përkushtim 24 orë si Kryeinspektor i Përgjithshëm

February 13, 2026
“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

February 13, 2026
Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

February 13, 2026
Vranësira dhe ftohtë, ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Si do jetë moti në fundjavë? Reshje shiu dhe rrebeshe, në zona malore edhe dëborë

February 13, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 4 vjet burg për kultivim narkotikësh, arrestohet 28-vjeçari në Krujë

February 13, 2026
“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

February 13, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë: Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës në Seman?

February 13, 2026
Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In