• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rroshi e Çako, dosjet drejt mbylljes për shkak të mosngritjes së SPAK-ut

by Aalison Pearse Stevens
07/09/2016 09:13
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një numër dosjesh penale për zyrtarë të lartë që janë në hetim për shpërdorim detyre, rrezikojnë të falimentojnë për shkak të mosngritjes së zyrës së Prokurorisë Speciale Antikorrupsion, SPAK.

“Dosja penale e përgjimeve me pajisjen “IMSI Catcher”, me person nën hetim drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako, është në udhëkryq.  E njëjta situatë me dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, që akuzohet nga Prokuroria për falsifikim dokumentesh në lidhje me precedentët gjyqësorë të shënuar në formularin e dekriminalizimit”.

Të njëjtin fat duket se do të kenë edhe dhjetëra dosje të tjera që janë në hetim për akuza të ndryshme ndaj “zyrtarëve të lartë”.

Në mungesë të SPAKU-t, e cila parashikohet të krijohet nga ndryshimet kushtetuese që kanë hyrë tashmë në fuqi, prokurorisë nuk i është lënë asnjë hapësirë ligjore për “të vazhduar” ndjekjen penale deri në krijimin e zyrës së re. Kjo pasi dosjet e zyrtarëve të lartë që janë në hetim nga prokuroritë e rretheve, sipas Kushtetutës së re, tashmë në fuqi, duhet të hetohen nga SPAK-u.

Por, duke qenë se SPAK-u nuk është krijuar, për mungesë të ligjit e procedurave pasuese, zyrtarët nuk ka kush t’i hetojë, pasi prokurorive aktuale u është hequr kompetenca.

Prokuroritë që i kanë dosjet aktualisht në hetim, janë të detyruara nga Kushtetuta e re të ndërpresin hetimet, pasi nuk kanë më kompetencë, dhe për rrjedhojë çdo veprim i tyre është i atakueshëm në Gjykatën Kushtetuese. Ndërprerja e hetimeve në këtë fazë, kur ato nuk kanë përfunduar, duket e detyru-eshme, edhe nëse është provuar kryerja e krimit nga zyrtarët.

ÇËSHTJA “IMSICATCHER”

Procedimi i hapur nga Prokuroria e Tiranës disa muaj më parë për përgjime të paligjshme me pajisjen “IMSI-Catcher” është në udhëkryq për shkak të situatës së paqartë të krijuar nga paketa e re kushtetuese që ka hyrë në fuqi.

Mësohet se me hyrjen në fuqi të Kushtetutës, SPAK-u, ndër të tjera, ka kompetencë hetimi edhe drejtuesit e institucioneve qendrore. Pra, edhe hetimi që po zhvillon Prokuroria Tiranë për Haki Çakon, i takon për kompetencë SPAK-ut.

Që prej hyrjes në fuqi të Kushtetutës, kreu i Policisë ka të drejtë të kërkojë në Gjykatën Kushtetuese pavlefshmëri të veprimeve hetimore që janë kryer dhe kryhen pas datës 11 gusht, kur hyri në fuqi Kushtetuta, pasi veprimet hetimore janë kryer nga prokurori jokompetente. Por ditën e djeshme, me këtë çështje ka ndodhur edhe diçka tjetër.

Afati 3-mujor i hetimit për kreun e Policisë ka përfunduar dje dhe çdo veprim që kryhet jashtë këtij afati, pa e zgjatur më parë atë, është automatikisht i pavlefshëm. Por zgjatja e afatit kur ai ka mbaruar është i pavlefshëm, nëse bëhet nga Prokuroria e Tiranës.

Kjo e fundit nuk ka kompetencë dhe, edhe nëse vendos, merr një vendim të pavlefshëm, ndërsa SPAK-u që mund të vendoste për këtë rast pasi të merrte dosjen, nuk është krijuar dhe nuk dihet kur do të krijohet.

RREZIKOJNË MBYLLJEN

Dosja ndaj drejtorit të Policisë, Haki Çako, në lidhje me përgjimet e dyshuara me pajisjen “IMSI- Catcher”. Për këtë dosje Prokuroria nuk është kompetente që nga data 11 gusht e në vazhdim

Dosja penale ndaj kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, që është në arrest shtëpie për akuzën falsifikim dokumentesh në formularin e dekriminalizimit.

Dosjet ndaj deputetëve e gjyqtarëve në Prokurorinë e Përgjithshme etj.

Panorama/d.i.

Next Post
4 ditë para votimit, sondazhi për Dibrën/ Kandidati i majtë në avantazh me 12.4% para Sherefedin Shehut

4 ditë para votimit, sondazhi për Dibrën/ Kandidati i majtë në avantazh me 12.4% para Sherefedin Shehut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

March 23, 2026
Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

March 23, 2026
Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

March 23, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In