Në mungesë të Edi Ramës që gjendet në Nju Jork, qeveria u mblodh sot nën drejtimin e Zëvendëskryeministres Albana Koçiu e cila shpalli shkarkimin dhe emërimin e një zëvendësministri.
Oltjon Muzaka, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Po ashtu u miratuan edhe disa emërime dhe shkarkime të tjera të drejtuesve të institucioneve.
Emiliano Gjika, kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, u shkarkua sot nga kjo detyrë.
Po sot, Ina Zeqaj u emërua kryetare e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.












Ministri Demo, nga Berati, mori zëvëndësministrin Muzaka, po nga Berati….
Mirë qënka edhe kjo punë.
Të shikojmë tani se sa dhe si do të emërohen beracakët, në Ministrinë e Brëndëshme dhe tek Burgjet…..
Se Berat, se Berat……
çe pate,
Këtë nafakë…..