Hetimi Tatimor i Tiranës do të zhvendoset në Fier për kontrollin e subjekteve.
50 inspektorë të Tatimores Tiranë do të zëvendësojnë kolegët e tyre në Fier për një periudhë të pacaktuar.
Ndërkohë, këta të fundit do të zhvendosen në Elbasan. Siç raporton “Shqiptarja”, kjo taktikë kërkon që të rrisë kontrollet dhe efikasitetin e kësaj strukture ndaj subjekteve që i shmangen detyrimeve tatimore.
Në fokus të kontrolleve është përdorimi i kasave fiskale, lëshimi i kuponit tatimor, deklarimi i fuqisë punëtore, lista e çmimeve dhe mallrat me faturë.
/a.r