• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrogëtarët e Skënderbeut dhe ç’më tha murgu Jakov

by Java News
07/09/2017 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A e dini se serbët, çdo 10 gusht i falen një shqiptares? Dhe jo një dosido. Por njërës nga Kanina. Angelina Arianiti Komneini. E bija e Gjergj Arianit Komneinit, babait të Donika Skënderbeut. Angelina u martua në vitin 1461 me Despotin e verbër Stefan III Brankovic i Serbisë… (për mos shkruar gjithë historinë…)

Nga Fate Velaj

Sot, nga Vjena u nisa në orën 2.30 të mëngjesit dhe, mbas gati 600km, në orën 7.15, në autostradën Novi Sad- Beograd, devijova tek dalja për qytezën Beška dhe vazhdova rrugën për të gjetur Angelinën nga Kanina.

Hyra në Manastirin e Krušedol  ose siç quhet manastiri i Sveti Angelina (Angelinës së Shenjtë) ndërtuar nga vetë ajo mbas vdekjes së Stefan Brankovic. Vizitova të gjitha ndërtesat derisa erdhi murgu Jakov dhe hapi derën për të parë Kishën ku ishte dhe varri i Angelinës.

E pyeta murgun:

– Nga cili qytet ishte Stefan Brankovič, varri i të cilit ishte në krahun e djathtë?

– Nga Smederovo, – m’u përgjigj. E di ku ndodhet?

– Po, po. Kam qenë në Smederevo. Është matan Beogradit, në drejtim të Nis.

– Po, – mu përgjigj ai.

– Po Angelina, nga ishte e pyeta përsëri murgun dhe e pashe thellë në sy.

– Shqiptare, – më tha ai.

Atë moment, hapa çantën dhe nxora një buqetë me lule, me 7 trëndafila ngjyra-ngjyra përgatitur në Vjenë tek Blumen Jovani dhe ja vendosa Angelinës tek varri.

– Po këto, pse janë, – më pyeti murgu Jakov.

– Janë në emër të djemve dhe vajzave të Kaninës, nga ku ishte Angelina…

Me këtë rast, dua të falenderoj Dr. Neki Dredha, ish kryetar i bashkisë Vlorë, kryetar Nderi i Shoqatës Patriotike Kanina dhe një nga intelektualët më të shquar të Vlorës që gjatë kësaj kohë, kemi biseduar shpeshhere për Angelinën duke mu bërë qëllim në vetvehte që një ditë, do  ta gjej Angelinën nga Kanina…

…në një kohë që nëpër Shqipëri del e dalin përditë njerëz që kërkojnë që Skënderbeun ta bëjnë turk, grek, arab, cifut….e ku di une cilin shtet kane perpara syve ata e nga cili shtet e marrin rrogën, murgu Jakov, në mes të Serbisë, pa asnjë kompleks, tha se Angelina ishte shqiptare.

Dhe, nuk ishte rastësi që ajo, mbas vdekjes të së shoqit dhe ngeljes në varfëri, i kërkoj ndihmë mbretit Mathias të Hungarisë që, jo rastësisht ishte djali i Janos Hunyadi’t, mikut të kunatit të saj, burrit të së motrës, Skënderbeut. Dhe, nuk është rastësi që, Peter Balasz- ministër i jashtëm i Hungarisë, në një letër që më dërgoi në 16 Qershor 2009, ndër të tjera më shkruante se ”…Janos Hunyadi dhe Skënderbeu ishin brother in arms” …

Next Post
Djali i madh i Trumpit merret në pyetje nga Kongresi

Djali i madh i Trumpit merret në pyetje nga Kongresi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë

June 24, 2026
Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

June 24, 2026
Gazetari: Protestat kanë kosto të madhe ekonomike, 5.4 miliardë dollarë ndikim

Gazetari: Protestat kanë kosto të madhe ekonomike, 5.4 miliardë dollarë ndikim

June 24, 2026
Protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

June 24, 2026
Gonxhja publikon bilancin e pagave: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

Gonxhja publikon bilancin e pagave: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

June 24, 2026
REL: Mes bastisjeve dhe falënderimeve për Rusinë, Serbia heton “topin zanor”

REL: Mes bastisjeve dhe falënderimeve për Rusinë, Serbia heton “topin zanor”

June 24, 2026
Rekord kartonësh në Botërorin 2026! 94 lojtarë rrezikojnë pezullimin para fazës eliminatore

Rekord kartonësh në Botërorin 2026! 94 lojtarë rrezikojnë pezullimin para fazës eliminatore

June 24, 2026
Pse Flamingo Revolution u katandis te supa e ringrohur e doktorit?

Pse Flamingo Revolution u katandis te supa e ringrohur e doktorit?

June 24, 2026
“Të verifikohet ligjshmëria e çdo fondi të investuar”, Pacolli kërkon auditim ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës

“Të verifikohet ligjshmëria e çdo fondi të investuar”, Pacolli kërkon auditim ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës

June 24, 2026
“Pjesëmarrja në protestë po zbehet dita-ditës”, vëzhguesi i ODIHR: Askush nuk e di çfarë ndodh nëse Rama jep dorëheqjen

“Pjesëmarrja në protestë po zbehet dita-ditës”, vëzhguesi i ODIHR: Askush nuk e di çfarë ndodh nëse Rama jep dorëheqjen

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In