• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Rrogat përcaktohen nga tregu punës jo qeveria’/ Kulluri kritika Bashës pas premtimit për të ardhura deri në 1 mln lekë në muaj: Gënjeshtra elektorale

by Java News
18/09/2020 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edvin Kulluri, një nga kritikët më të ashpër të Lulzim Bashës, nuk ka nguruar që të vërë sërish në shënjestër kryedemokratin duke e cilësuar si gënjeshtar dhe se me deklaratat e bëra për rritjen e të ardhurave i cilësoi si “gënjeshtra elektorale”. Basha premtoi se do të rriste shtresën e mesme me politikat e tij kur të vinte në pushtet dhe se të ardhurat do të shkonin në 1 milionë lekë në muaj, por për Kullurin kjo është e përshtatshme me shprehjen ‘kërcen prifti nga belaja’.

Kulluri, me një postim në Facebook, shkruan se premtime të tilla për të ardhura fikse nuk mund të premtosh pasi ato vendosen nga tregu i punës dhe jo nga qeveria dhe se rrogat rriten vetëm nëse rriten  ekonomia me investime të huaja e të brendshme. Sipas Kullurit, Basha është i paqartë pasi bën premtime, por nuk sqaron kurrë se si do t’i arrijë ato dhe çfarë hapash do të ndërmarrë për t’i realizuar.

“Genjeshtar lind, nuk behesh! Lulzim Basha ne Opinion paska leshuar disa genjeshtra elektorale te tipit “kercen prifti nga belaja”! Se pari kjo puna e “ te ardhurave” me 1 milione leke ne muaj” eshte perla e rradhes! Te ardhurat nuk fiksohen me shifra por rriten ne menyre te paparashikueshme ne vlera. Te ardhurat fikse jane vetem rrogat dhe ne tregun privat rrogat i vendos vete tregu i punes dhe jo qeveria, pervec sektorit publik. Nuk di asnje qeveri ne ekonomi tregu qe vendos rroga fikse ne privat pervec Bashes! Dhe rrogat rriten vetem nese rritet ekonomia qe dmth investimet e huaja dhe te brendshme!

Dhe pengesat kryesore per rritjen e ekonomise shqiptare jane ceshtja e prones dhe gjyqesori! E ne fakt per ceshtjen e pronave foli! Gjera per te cilat eshte hera e pare qe e ben! Por duhet te na shpjegoje se pari pse mban ne krah njerez qe kane drejtuar Agjensine e Kthimit te Pronave per 8 vjet gjate qeverisjes tone dhe e dijme c’kane bere! Ashtu sic ne krye te Bashkise Tirane nisi projektin e Bulevardit te Ri dhe pronaret e shtepive qe u prishen u demshperblyen me 200 mije leke m2, qe nuk dilnin per te blere vecse nje dhome! Ashtu sic nuk tha asnje fjale per Ligjin per Korporatat qe eshte zhvatja me e madhe e pronave nga “oligarket” dhe qeveria Rama! Oligarket tek te cilet Basha eshte klient!

Sa per gjyqesorin, eshte nje ceshtje qe parlamenti shqiptar ja delegoi nderkombetareve dhe situata dihet! Kaos! Cili eshte plani? Cfare do propozoje ne bashkepunim me nderkombetaret per te permiresuar apo pershpejtuar reformen? Asnje qartesi!

Ne fushate mund te thuash c’te duash por ceshtja e besueshmerise te atij qe i thote eshte thelbi i ceshtjes! Dhe ky zoteria nuk beson as vete ato qe thote, pasi nuk ka bere asnje perpjekje apo me keq ka bere te kunderten e asaj qe thote!

Me e bukura ishte shprehja “ programin po e bejne ekonomistet me te njohur ne bote”!!! Na thuaj ca emra se keta shqiptaret nuk i nje kush se nuk le asnje ekonomist ne PD se gjysmen i perzure ndersa te tjeret jane ca burokrate te vegjel!

Le ta mbyllim me rrogat e sistemit shendetesor qe fluturojne ne 700-1000 euro! Ku do i gjesh parate dhe pse nuk do rriten rrogat e ushtarakeve, policeve etj.?! Po administrates qendrore e lokale? Po te arsimit ne teresi?”,shkruan Kulluri.

Mbrëmjen e kaluar Lulzim Basha premtoi në një intervistë për mediat se “Synimi është që ne t’i pasurojmë shqiptarët, të krijomë shtresë të mesme do të thotë nqs se sot janë 20 mijë, të bëhen 50 mijë, të bëhen 100 mijë, të bëhen 200 mijë, të bëhen 600 mijë shqiptarë. Falë politikave tona që nesër, pas 2 vjetësh, pas 4 vjetësh të kenë 1 milion lekë të ardhura në muaj“.

g.kosovari

Next Post
“Martin Camaj agjent i UDB”, Rama: Pseudo-debat nga ‘askushët’, njësoj si me detin

Vizita 2 ditore/ DW: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për lobim në Gjermani, por nuk u takua...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ismail Shehu zgjidhet kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Ismail Shehu zgjidhet kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

July 23, 2026
Kriza politike në Kosovë, Krasniqi: Polarizimi ekstrem po pengon kompromisin, nuk jam optimist

Kriza politike në Kosovë, Krasniqi: Polarizimi ekstrem po pengon kompromisin, nuk jam optimist

July 23, 2026
Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë

Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë

July 23, 2026
VIDEO/ Mbyllet seanca plenare! Protestuesit qëllojnë makinat e deputetëve me vezë

VIDEO/ Mbyllet seanca plenare! Protestuesit qëllojnë makinat e deputetëve me vezë

July 23, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Arabia Saudite përballë kushtit të Trumpit për marrëveshjen bërthamore, njohja e Izraelit në qendër të negociatave

July 23, 2026
83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

July 23, 2026
“Do të justifikojë krimet e veta”, Beqiri sulmon Berishën: E quan krenari kur dëmtohet imazhi i Shqipërisë në BE

Deklarata e fortë e Idajet Beqirit: Ka forca që synojnë ta çojnë vendin në luftë civile

July 23, 2026
Mbyllet me tensione dhe bojkot seanca plenare në Kuvend

Mbyllet me tensione dhe bojkot seanca plenare në Kuvend

July 23, 2026
Kina bën thirrje për bashkëpunim më të fortë me vendet e Jugut Global

Kina bën thirrje për bashkëpunim më të fortë me vendet e Jugut Global

July 23, 2026
Berisha: Rama “varrosi” Reformën Territoriale, këto janë përpëlitjet e fundit të tij!

Berisha: Rama “varrosi” Reformën Territoriale, këto janë përpëlitjet e fundit të tij!

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In