• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rrogat e deputetëve nuk ndikojnë te pensionet”, Rama premton ‘bonusin e madh’ për fundvitin

by A R
30/10/2024 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama siguroi pensionistët se rritja e rrogave të deputetëve dhe ministrave nuk ka asnjë ndikim në rritjen e pensioneve.

“Pavarësisht se disa deputetë e kanë bërë zhele figurën e deputetit, shumica e deputetëve nuk e meritojnë fare këtë lloj perceptimi dhe në fund të ditës pagat për Kuvendin e Shqipërisë, janë paga për Kuvendin e Shqipërisë, pavarësisht se ç’mund të themi për disa deputetë”, tha Rama gjatë një takimi me pensionistët në Durrës.

“Por edhe sikur ta pezullonim fare parlamentin e të merrnim të gjitha pagat e deputetëve, kjo do të kishte një ndikim 30 lekë, sikur ta pezullonim komplet qeverinë dhe deputetët. Dhe sigurisht që ky është muhabet kot, por ky është thelbi. Ndërkohë që nga ato paga përsëri merren sigurime shoqërore. Taksat janë të fëmijëve, sigurimet shoqërore janë të pensionistëve”.

Kryeministri u kujtoi pensionistëve ndryshimin mes tij dhe Sali Berishës. “Ka qenë njëri që ju jepte një gjysmagjel dhe ja u bënte për gjë të madhe. Ne e rritëm bonusin dhe e bëmë jo një gjel për dy pensionistë, por një bonus prej 50 eurosh për secilin nga pensionistët. Tani kjo nuk mjafton më, kjo është shumë e qartë. Do ta rrisim bonusin e fundvitit. Jemi duke parë një plan rritjeje të pensioneve gradual, duke shtuar pjesën tonë dhe duke filluar një tjetër operacion për të rritur të ardhurat”.

Rama u premtoi pensionistëve që do të ketë rritje të pensioneve pasi bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve dhe për këtë tha se do të ketë një aksion si ai i energjisë elektrike.

Ndërkohë, ai premtoi se duke nisur nga ky fundvit, do të ketë një bonus të madh.

“Çdo biznesmen që shmang deklarimin real të pagës, vjedh nga një pensionist. Me këtë ne do të arrijmë të kemi një kapacitet që të rrisim edhe pensionit. Përveç bonusit të fundvitit, i cili këtë vit do të jetë një bonus i madh dhe do të jetë aty çdo vit”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama siguroi pensionistët se rritja e rrogave të deputetëve dhe ministrave nuk ka asnjë ndikim në rritjen e pensioneve.

“Pavarësisht se disa deputetë e kanë bërë zhele figurën e deputetit, shumica e deputetëve nuk e meritojnë fare këtë lloj perceptimi dhe në fund të ditës pagat për Kuvendin e Shqipërisë, janë paga për Kuvendin e Shqipërisë, pavarësisht se ç’mund të themi për disa deputetë”, tha Rama gjatë një takimi me pensionistët në Durrës.

/a.r

Next Post
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

"Rreth 100 mijë të moshuar me pension mbi 300 Euro", Rama: Sot kemi pension mesatar 190 Euro në Shqipëri

Comments 2

  1. Leka says:
    1 year ago

    Argumentimi se pagat e deputeteve nuk ndikojne tek pensionet , eshte komplet e pallogjikshme sepse ketu behet fjale per ate diference absolute midis pagave te deputeteve qe po na bejne vezen e kuqe dhe pensioneve qesharake . Zgjidhje ka te investohet ne burimet e albpetrolit dhe te ndertihet rafineri shteterire dhe te krijohet fondi sovran per pensionistet

    Reply
  2. Lili says:
    1 year ago

    Njeri pa turp… Tradhtar i kombit shqiptar Tallesh me njerëzit më vulnerabël të shoqërisë…ku mjerimi migjenian është ulur këmbëkryq në shtëpitë e varfëra të pensionistëve shqiptarë…Thirri mendjes o Sulltan Edi…ku po e çon Shqipërinë dhe popullin shqiptar ..
    I pafytyrë…U kujtove pas 12 vjetësh në pushtetin Tënd absolut,për pensionistët,jo për t’u ngritur pensionet,por t’u tallur dhe për t’i përbuzur.E tmerrshme kush e drejton Shqipërinë…Një Tradhtar që për miqësi i fal Melonit Gjadrin, Shëngjinin, ShBA dhe NATOS Kuçuvën,aeroportin e Gjadrit… gjithë territorin shqiptar i’a vë në dispozicion për të ndërtuar baza ushtarake…Kush je ti,që Shqipërinë tonë të dashur e jep si plaçkë tregu kujt të duash?! Kush do të të frenojë moj kolerë?!Po të ishte gjallë Brehti do të thoshte “Kush do ta zhdukë këtë kolerë?!(E kishte fjalën për Hitlerin),Ti s’je Hitleri,por një shqiptar i keq,…Turp të kesh..Mos harro:Shpata e Damokleut do të veprojë dhe mbi Ty…siç ka bërë me të gjithë diktatorët,zuzarët,perandorët,sulltanët që vranë dhe i pinë gjakun popullit të tyre.”Bukë e mëmëdheut zënte tradhtarët e pa besë”(N.Frashëri).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In