• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rroga, llogari bankare e numra telefonash/ Rrjedhja e të dhënave nuk përfundon këtu, çfarë pritet të dalë sheshit?

by Java News
23/12/2021 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dje pas mesnate (22 dhjetor) rrodhi një dokument që do ‘trondiste’ jo pak qytetarët e Shqipërisë. Nga hiçi, papritur kushdo kishte në duar një listë të pafundme me emrat e 637 mijë shqiptarëve që tregonte vendin ku punonte dhe sa fitonte gjithsecili.

Një kolpo e dytë kjo që morën banorët e këtij vendi brenda një viti, pas skandalit të muajit mars, kur u mor vesh se Partia Socialiste kishte një databazë me të dhëna të shumta e nga më të ndryshmet për qytetarët e thjeshtë, duke filluar që nga kartat e identitetit, e deri tek informacione se ku u punojnë familjarët e të afërmit. Gjë kjo, që përdorej për qëllime fushate e për mbledhje votash.

Tani, 8 muaj më vonë, shqiptarët u zgjuan me të tjera të dhëna të tyre sensitive të dala në shesh. Një dokument i quajtur “Rrogat – Janar 2021” ishte bërë viral në Ëhatsapp-in e kujtdo. Lista përmbante emër, mbiemër, vendin ku punon dhe rrogën për muajin janar të më shumë se 600 mijë shqiptarëve.

Ky ësht një ndër skandalet më të mëdha që ka përfshirë vendin tonë mbi vjedhjen e të dhënave personale. Ndarja e këtyre të dhënave shkaktoi shkeljen e privatësisë së kujtdo.

Sot në media, doli se nga analiza e dokumentit të shpërndarë në transfer ishte një user me emrin e Moza Seraj, por theksojmë se jo domosdoshmërisht është kjo personi që ka bërë shpërndarjen.

Megjithatë dokumenti “Rroga – Janar 2021” duket se është vetëm maja e ajsbergut. Sepse pritet të publikohen të dhëna të tjera, madje edhe më sensitive.

Më herët ditën e sotme Gazeta Shqip njoftoi se doli në qarkullim edhe lista me pagat për muajin prill të këtij viti. Edhe pse “Shqip” e posedon këtë dokument, nuk e publikoi për arsye etike dhe sensitiviteti të ngjarjes.

Po skandali u thellua edhe më keq, kur burime për Top News informuan se në listë do të jenë dhe numrat e telefonit të çdo qytetari.

Ka info se mund të dalin në shesh edhe llogaritë bankare të këtyre 637 mijë qytetarëve.

Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik./m.j

Next Post
Rezultojnë pozitivë 319 qytetarë në Shqipëri, regjistrohet 1 humbje jete nga COVID në 24 orë

Rezultojnë pozitivë 319 qytetarë në Shqipëri, regjistrohet 1 humbje jete nga COVID në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Kriza politike në Kosovë, sot dita vendimtare! A do dalë dot Kuvendi nga bllokada, rifillon procesi i konstituimit

September 9, 2026
Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët dhe europianët? 29% për ushqime, gati trefishi i BE-së

September 9, 2026
Pas Shkodrës, kryepolici Skënder Hita zbarkon në Drejtorinë e Korçës, mbledhje me drejtuesit vendorë!

Pas Shkodrës, kryepolici Skënder Hita zbarkon në Drejtorinë e Korçës, mbledhje me drejtuesit vendorë!

September 9, 2026
FOTO/ Shpërthen depozita e pikës së karburantit pranë “Brrylit” në Tiranë, disa punonjës të plagosur, shembet një godinë një katëshe! Ja për çfarë dyshohet

Tre punonjësit e plagosur nga shpërthimi në karburantin te “Brryli” dërgohen te Trauma, Ministria e Shëndetësisë zbulon si është gjendja e tyre

September 9, 2026
FOTO/ Shkatërrim, kaos dhe të plagosur! Çfarë la pas shpërthimi në karburantin te “Brryli”, detajet e ngjarjes dhe hetimet e Policisë

FOTO/ Shkatërrim, kaos dhe të plagosur! Çfarë la pas shpërthimi në karburantin te “Brryli”, detajet e ngjarjes dhe hetimet e Policisë

September 9, 2026
“Deftesë e jashtëzakonshme”- Testi PISA 2025, Rama: Kryesojmë rajonin, lamë pas edhe disa vende të BE! Arritje përballë baltës e helmit të vemjeve të kanaleve sociale

“Deftesë e jashtëzakonshme”- Testi PISA 2025, Rama: Kryesojmë rajonin, lamë pas edhe disa vende të BE! Arritje përballë baltës e helmit të vemjeve të kanaleve sociale

September 9, 2026
Kaos në aeroportet britanike, anulohen mbi 600 fluturime pas defektit në sistemin e kontrollit ajror, qindra mijëra pasagjerë orë të gjata pasigurie

Kaos në aeroportet britanike, anulohen mbi 600 fluturime pas defektit në sistemin e kontrollit ajror, qindra mijëra pasagjerë orë të gjata pasigurie

September 9, 2026
SHBA pezullon ndërmjetësimin për paqen Ukrainë-Rusi, Rubio: Nuk pati rezultate

Rubio paralajmëron Teheranin: Për çdo sulm ndaj anijeve amerikane, Irani do të humbasë cisterna!

September 9, 2026
Champions ngre siparin, objektiv ‘Metropolitano’! Nis sot kompeticioni më i ndjekur i futbollit, të gjithë kundër ‘mbretërve’ të Paris Saint Germain

Superkompjuteri i “Opta” parashikon fituesin e Champions League, ja 10 skuadrat favorite! Befasia në listë

September 9, 2026
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com