Aktori i njohur, Arben Dervishi ka rrëfyer vendimin për t’u zhvendosur përfundimisht në Amerikë, pasi u rikthye disa herë në vendin tonë.
Ai ka treguar se rroga në teatër ishte e ulët dhe se vajzat e tij s’mund të jetopnin në Shqipëri pasi kishin ëndërri të studionin atje. Në emisionin “Rudina”, ai u shpreh se edhe jeta në SHBA nuk ka qenë e lehtë pasi ka punuar si pastrues dhe shofer kamioni për 16 vite.
Arben Dervishi tha se ishte një stres i tmerrshëm për të pasi nuk dinte gjuhën dhe rrugët, ndërsa shtoi se mori vendimin për të hapur një kafenë në Miçigan me kërkesë të vajzës së tij të madhe.
Arben Dervishi: Jam larguar në 2003, ishte një çmenduri atëherë. Amerika ka një magji, një mister, ti thua ta shikoj njëherë, shkon, e kupton që nuk është ajo që ke menduar ti, por ka një fuqi të tmerrshme që ty të mban. Unë jam kthyer sërish mbrapa, por jam rikthyer sërish atje. Këtë herë shkova sepse dy vajzat e mia e kishin jetuar Amerikën dhe nuk mundej më të largoheshim, ato kishin ëndërr të studionin. Ato nuk jetonin dot më këtu sepse ato që u ofron Amerika.
Këtu ndjeja mungesën e frigoriferit, nuk ishte më plot, merrja dy çanta të vogla. Se kur punonin në teatër aq ishte rroga 280, dhe aq kanë vajtur 430.
Kjo më bëri të largohesha. Unë largohem nga Korça pasi bëj një recital me Zamirën si shfaqje përmbledhëse, “Sa ka parë Korça si këto”, dhe ishin 23 shfaqje të dhëna rresht në Korçë me një sallë me 500 se ishte shumë e madhe dhe ti shkon e përplasesh atje që do të bësh punë të ndryshme.
Kam bërë pastrime, pastrim lokalesh, ndërtesash, pastaj kur u ktheva herën e dytë unë fillova të punoja shofer mauneje sepse nuk mundje ta mbaje veten me rroga kaq të vogla ndërsa shoferi i maunes ishte një rrogë shumë e mirë.
Rrugë shumë të gjata, me një gjuhë copë-copë, pësoje stres, si do të më presin, çfarë do të më thonë kur të shkoj atje, si do ta gjej rrugën, ku do të shkoj unë i ziu, si do të më shkojë kjo makina, ishte një stres i tmerrshëm. Madje kur kam ardhur te “Puthja”, te një komedi që më ka thirrur Korça, po të them që nuk mbaja mend tekst, e kisha të tmerrshme ngaqë kisha përjetuar rrugën e gjatë, më hidhërohej goja kur udhëtoja, isha shumë i stresuar, një profesion që ti s’e ke pasur, rrugë që s’i njeh, njerëz që të presin që ti s’di gjuhën.
Ishte e tmerrshme. E vazhdova pastaj se u lehtësua dhe ajo punë, e vazhdova 16 vjet si shofer kamioni. Punova shumë. Në dimrat e tmerrshëm të Miçiganit që bora, rrugët e gjata, koha e gjatë e punës, do të ngriheshe çdo ditë në 4 të mëngjesit.
Pastaj erdhi koha kur fëmijët, u rritën vajzat dhe ajo e madhja më tha babai nuk dalin lekët me kaq dhunë që do ti nxjerrësh ti babai, me vuajtje kaq të madhe, ka edhe një mënyrë tjetër që mund të nxjerrim lekë. Bëmë një kafe tonën.
/a.r