• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Rroftë Trump, poshtë Kushner!

by Skënder Minxhozi
17/01/2025 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Kjo është vetëm njëra dilemat e mëdha që turbullojnë këto orë PD e sotme dhe kryetarin e saj. Të tjera dilema, nëse duam të shtyhemi më tej, kanë të bëjnë me qëndrimin ndaj SPAK (Berisha e quan Skap, Bardhi thotë se ka respekt), apo me futjen ose jo të Metës në listat e sigurta të kandidatëve në zgjedhje. Sa për thirrjet që vijnë për bashkim mes partive opozitare, këtu s’ka dilema: PD është dorëzuar tashmë. Nuk do bashkudhëtarë në kursin humbës që ka vendosur të ndjekë në 11 maj.

Kur kujtuan se hoqën qafe administratën “komuniste” të Joe Biden, në PD ka dalë një tjetër shkëmb i papritur nënujor: projekti enigmatik i ishullit të Sazanit i vajzës dhe dhëndërrit të Donald Trump! Një lloj rreziku nga ata që ngjajnë me një pazar apo shkëmbim influence të minutës së fundit, që nuk i dihen as përmasat e as pasojat. Pikërisht tani kur “demokratët e kuq” u shporrën nga Uashingtoni, del një projekt turistik i çiftit Xhared-Ivanka, nga ata që Edi Rama ka qejf t’i këqyrë nëpër makete e rendera, t’i shesë nëpër rrjete sociale dhe t’i propogandojë nëpër fjalime e statistika turistike, i cili prish të gjitha pritshmëritë.

Sulmi që Berisha i bëri projektit të Xhared Kushner në Sazan, duke thënë se ishte një akt trafikimi influence nga ana e Ramës, tregon pezmin që ka shkaktuar në PD kjo kthesë e mundshme në raportet me administratën e re amerikane. E cila në imagjinatën e demokratëve të Tiranës, duhej të vinte me kamzhik në dorë në derën e Edi Ramës, e jo me makete vilash e hotelesh.

Pas tre ditësh Donald Trump do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. Eshtë ngjarja ku Sali Berisha ka depozituar të fundmet shpresa për daljen nga kuadrati i hekurt i statusit non grata, megjithë përfitimet politike e elektorale që ky vendim do të sillte me vete. Projekti i Sazanit, i cili merr prej muajsh konfirmime nga media dhe aktorë seriozë në SHBA dhe Evropë, ka premisat që të krijojë një turbulencë të vogël në planet e kryetarit të opozitës për izolimin amerikan të kryeministrit nga fitimtarët e rinj të zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Nuk ka zot që e gjen sot se çfarë influence mund të ketë një projekt si ky në qëndrimin e Uashingtonit zyrtar ndaj elitës tonë politike, ndaj kryeministrit dhe kreut të opozitës, por s’do të ishte fantashkencë që të parashikohej një rritje e vëmendjes së amerikanëve ndaj Shqipërisë, qoftë edhe prej faktit që ky do të ishte investimi më i rëndësishëm amerikan në vendin tonë (1,4 miliard USD), që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Dhe siç dihet, amerikanët punojnë gjithmonë me qeveritë, jo me opozitat.

Momentit i inaugurimit të Presidentit Trump po afrohet së bashku me ripërtëritjen e zhurmës rreth projektit të Sazanit, si dhe dhënien ndaj kompanisë ndërtuese të statusit të investitorit strategjik nga qeveria shqiptare. Ky lëmsh rrethanash kontradiktore që po përkojnë në një mënyrë fatale si në një skenar filmi, natyrisht që krijon humore të skajshme në Tiranë, aty ku çdo zhvillim, çdo premisë, çdo firmë apo vulë, shihet si një zgjatim mistik i dorës amerikane, si një shenjë supreme e vullnetit të tyre, si një lëvizje poshtë tavolinës që ngre ose ul karriera politikanësh.

Prej muajsh projekti i Xhared Kushner merr bekime ose mallkime, sipas rastit, nga populli i hareshëm shqiptar i rrjeteve sociale. Një sfidë e vërtetë ka nisur në lidhje me efektin që do të ketë hoteli në ishull i çiftit Trump, për fatet e atyre që na qeverisin në Tiranë. Edhe në këtë pikë jemi ata që kemi qenë: shqiptarë të mirë dhe naivë që më së pari duhet të mendojmë sesa mirë i bën ekonomisë një projekt i tillë, sa turistë do të sjellë, cilat do të ishin përfitimet për të gjithë vendin etjetj.

Egocentrizmi e ka përjetësisht këtu shtëpinë. S’ka forcë në botë që të na bindë se të tjerët nuk janë duke menduar për ne gjatë gjithë kohës, pa na i ndarë sytë. Në një botë të madhe me tetë miliard njerëz brenda ky është një trill që të bën për të qeshur.

Ndaj kur qëllon që të njëjtët persona të thërrasin një herë “Rroftë Trump” e më pas “Poshtë Kushner”, ata që na dëgjojnë s’duhet të na marrin as seriozisht, e as me inat. Kujtojmë thjesht se ata që po shajmë apo lavdërojmë rrinë duke marrë shënim e analizuar çdo marrëzi tonën. Sëmundje e vjetër!

Next Post
4 vrasjet e 21 Janarit, flet motra e Ziver Veizit: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK?

4 vrasjet e 21 Janarit, flet motra e Ziver Veizit: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK?

Comments 3

  1. L.Xh says:
    11 months ago

    Ke shkruajtur një sentencë përmbledhëse, të turbofolkut rural shqiptar, sidomos e gjoks shpuarve opozitarë, që për fatkeqësinë tonë, qënkan destinuar të vegjetojnë në këtë derexhe, deri në frymën e fundit që u ka mbetur nga kjo jetë.
    Sa për të tjerëve që u ”dhimset” ishulli ish – ushtarak, do tu rekomandoja të bëjnë ndonjë gjellë me turli bunkerësh, ndonjë supë me transhe dhe në fund, të bëjnë ndonjë tunel furre me zjarr të avashtë, e mbasi të jenë ngopur me këtë menú, ti fusin një tarator me shkumë e kastravec deti dhe me pak fare leshterikë gjatoshë, e mbas kësajë gostie, të shkojnë të rehatuar në botën tjetër, mbasi ruajtën “interesat” e atdheut.

    Reply
  2. Lili says:
    11 months ago

    I dashur z.Minxhozi.Me gjithë respektin që kam për Ju,sot nuk jam dakord me ty .. Shihe me kujdes artikullin,zbërthehet atë që ke shkruar dhe trego të vërtetën e hidhur të copëtimit të Shqipërisë nga ky kriministër,që Shëngjinin dhe Gjadrin për miqësi i’a fal Melonit,Kuçovën ,Pash Ali Manin,aeroportin e Gjadrit i’a jep NATOs,Porto Palermo Arabisë etj…Ngrije zërin fort dhe thuaj Stop dekorit të madhështisë që e ka kapur Edi Ramën që…që nesër kur Shqipëria jonë e dashur të mos jetë më e jona…Ti do të jesh padyshim:Një nga fajtorët e vërtetë të tragjedisë shqiptare.Mos u bë Tradhëtor…se një ditë do të pendohesh…Reflekto në emër të Mëmës Tënde…Mëmës sonë të dashur, Shqipëri

    Reply
  3. Lili says:
    11 months ago

    I dashur z.Minxhozi.Me gjithë respektin që kam për Ju,sot nuk jam dakord me ty .. Shihe me kujdes artikullin,zbërthehet atë që ke shkruar dhe trego të vërtetën e hidhur të copëtimit të Shqipërisë nga ky kriministër,që Shëngjinin dhe Gjadrin për miqësi i’a fal Melonit,Kuçovën ,Pash Ali Manin,aeroportin e Gjadrit i’a jep NATOs,Porto Palermo Arabisë etj…Ngrije zërin fort dhe thuaj Stop delirit të madhështisë që e ka kapur Edi Ramën…që nesër kur Shqipëria jonë e dashur të mos jetë më e jona…Ti do të jesh padyshim:Një nga fajtorët e vërtetë të tragjedisë shqiptare.Mos u bë Tradhëtor…se një ditë do të pendohesh…Reflekto në emër të Mëmës Tënde…Mëmës sonë të dashur, Shqipëri

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

December 24, 2025
Sherr për motive të dobëta në Tiranë, dy vëllezër plagosen me thikë

Plagoset me thikë një person në Kamëz, dërgohet me urgjencë te Trauma/ Identifikohet autori (EMRI)

December 24, 2025
Ndalohen nga SHBA vizat për disa vende evropiane/ BE, Franca dhe Gjermania dënojnë vendimin

Ndalohen nga SHBA vizat për disa vende evropiane/ BE, Franca dhe Gjermania dënojnë vendimin

December 24, 2025
“Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë”/ Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Do përdorim AI në Shëndetësi

“Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë”/ Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Do përdorim AI në Shëndetësi

December 24, 2025
Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti  i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

December 24, 2025
“Mendoni se 35 deputetë s’e panë emrin tim?!”/ Endrit Shabani: S’e trazova unë politikën, mora firmat e PD e votat e PS!

“Mendoni se 35 deputetë s’e panë emrin tim?!”/ Endrit Shabani: S’e trazova unë politikën, mora firmat e PD e votat e PS!

December 24, 2025
Vigjilje e Krishtlindjes/ Rama viziton Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Vigjilje e Krishtlindjes/ Rama viziton Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

December 24, 2025
Shqiptari shkon në Itali të trafikojë kokainë, dëshmia në Gjykatë para lirimit: E bëja për nënën e sëmurë në Shqipëri! Motra e ndarë dhe me..

Shqiptari shkon në Itali të trafikojë kokainë, dëshmia në Gjykatë para lirimit: E bëja për nënën e sëmurë në Shqipëri! Motra e ndarë dhe me..

December 24, 2025
Fluks i lartë automjetesh nga Tirana drejt Korçës dhe Vlorës/ Rrugorja thirrje qytetarëve: Zgjidhni rrugë alternative për të shmangur trafikun

Fluks i lartë automjetesh nga Tirana drejt Korçës dhe Vlorës/ Rrugorja thirrje qytetarëve: Zgjidhni rrugë alternative për të shmangur trafikun

December 24, 2025
“U arrestuan pa asnjë provë dhe fakt”- Deputeti Klevis Balliu pas lirimit të protestuesve nga Gjykata: U ndaluan nga Policia me urdhrat e..

“U arrestuan pa asnjë provë dhe fakt”- Deputeti Klevis Balliu pas lirimit të protestuesve nga Gjykata: U ndaluan nga Policia me urdhrat e..

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com