• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrofsh e qofsh Babo jarani se pa ty s’na gezon xhani

by Agron Gjekmarkaj
02/07/2022 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Babo preu malin e Skerfices me shpatë!

Eh Babo, Babo ja mberrite dites së lezetit popullor. Si neper legjenda zbrite dhe malin e Skerfices godite! E pershkrove tunelin siç të ka hije me sqime e madheshti.
Dy ministrushet gojëarta e zëbilbil të rrefenin Shqiperinë e se nesermes që ti bërë hazer dhe atë të së djeshmes lëngatë e vaj.

Nga shpirti u dilte pasioni i rrefimit Babo, dhe ti i zymtë si xhind, degjoje. Ato nuk ndalonin llaf pas llafi pirg e bënin muhabenë.

Ecje ti ndanë udhes ku frynin shtrengatat e ato në anë me koken kthyer në këndin e drejtë deshmonin faqe njerzisë sa dritë bëjnë rrezet e tua.

Ti i lije të flisnin qerrateshat po ju thënë as mirë as keq, as ju lumtë e as ju marrtë, ato fol e ti ec si tufan Babo.
Veç kur tezja gjithnjë e më shumë e njehsuar me tabanin popullor nga magazja e saj kulturore nxorri metaforen e artë ” shtepitë e Tepelenes dhe Permetit tani janë me pamje nga deti” ti Babo qeshe! Nuk e mbajtë më.

The me vete ja që edhe budallalleku shijon se ai lind nga servilizmi i pafre që lepin e fshin. I ke transformuar njerzit Babo. I bën të rrecitojnë. I bën të kendojnë. I bën të qeshin e të qajnë. Askush si ti Babo s’ja ka dalë që të realizosh njeriun e ri në liri.

E mendoje nga Fushë Kruja e siper le ta marrë Kosova e Mali i zi se unë atje as u jap perfaqësim e sikter i bëj në investime. As rrugë, as ura, as gjë prej gjëjë.
Dhe mirë jua bën o Babo duan rrugë ata, duan ujë ata, duan dritë pale! Madje edhe në Milot atë trafikun 14 km si grykë shisheje ashtu lerjua se atë s’të kendojnë këngë, s’te hellin valle , nuk ju mbushet dhe aq shpirti me llaftar kur të shohin , ndaj ti hakmerru punoju qindin !

Po le të kthehemi të udhetimi historik brënda tunelit Babo. Aty ku Belinda rrefente nurin tënd në investime, aty ku tezja bukurinë e mendimit tënd perkufizonte në ndertime, aty ku Damo dhe Termeti dukeshin njesoj në pamje e të folur, aty ku historia perseritej dhe udheheqesi pritej në mes të vapes me dajre, saze, kënge e valle! I perçmoje ti Babo keto dikur, talleshe si mendimtar allafrenga që je, me këtë akraballek e folklor politik! Perqeshje ti Babo atë qe e pranonte e qyqaret që e bënin të yshtur nga sejmenet lokal. Derdhje ti Babo fjalë të ndezura me shpoti për gjithë atë karrikaturë të historisë që perseritej.
Tani Babo të mungonte vetem Behar Zhudra në krah dhe ashtu siç enderron të jesh u shfaqe. “Dilni se erdhi Enveri” jehona nga tuneli vinte. Babo dhe ty s’të vjen fare keq kur me atë të krahasojnë! Njerzit mendojnë se merzitesh. Sa gabim e kanë. Pak më i ngrohtë Babo duhej të tregoheshe me valltaret e këngetaret se ata e qeronin zënë per ty, se ato vertiteshin per ty asaj gryke, per ty tundej shamia e vallja zjarr merrte.

Një rrugë që nisi goxha para se ti të vije në pushtet Babo ti pas 9 vitesh ja preve shiritnë, disafish ja rrite kostot po ani në Shqiperinë tënde ato nuk perbëjnë më lajm.

Ajo që ra sot në sy Babo ishte palla jote me të cilen ndave historinë në dysh po aq sa Skarficen. Pret shpata jote Babo pret. Këngë të ngriti populli sot ” Babo Babo o Kapedan në Skarficë sot e le nam/ me pallë malin godite gjithë kët popull në det e qite/ Rrofsh e qofsh Babo jarani se pa ty s’na gezon xhani !

Next Post
Berisha i ‘rrit’ pazarin Metës për koalicionin dhe ‘prova e forcës’ me SHBA

Berisha i ‘rrit’ pazarin Metës për koalicionin dhe ‘prova e forcës’ me SHBA

Comments 2

  1. Leka says:
    4 years ago

    Me ket humor tip babo do i thyhen dhambet nga te qeshurit njerzve , E mer Gjekmarkaj qerratai nadh he megjithse je analist i asicuar

    Reply
  2. Ρrushi says:
    4 years ago

    O Gjekja i Markajve, askush nuk të lexon “pamfletet” e tua, sepse janë shumë të dopta në art dhe letërsi. Se nuk bëhet shkrimtar e gazetar i mirë kushdo në pleqëri. Edhe unë që po shkruaj dy rreshta e parë të lexova dhe më mjaftuan sepse ti je si një pampers fëmijësh me një përdorim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
Investigimi për indianët e “Wolt” largoi drejtorin e Qytetit Studenti?

Investigimi për indianët e “Wolt” largoi drejtorin e Qytetit Studenti?

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In