• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Rrjeti i Gazetarëve Shqiptar të Politikës” raport për zgjedhjet

by
01/07/2015 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Rrjeti i Gazetarëve Shqiptar të Politikës” ka përpiluar një raport të detajuar lidhur me zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.

Raporti i publikuar nga ky rrjet është i ndarë në tre pjesë, fushatën elektorale, dita e zgjedhjeve dhe numërimi. Sipas raportit, gjatë fushatës elektorale është vënë re sërish fenomeni i kasetave.

“Për fat të keq, edhe në këto zgjedhje u vu re transmetimi i kronikave televizive përmes të ashtuquajturave “kaseta”. Partitë politike vijuan që të dërgojnë të gatshme materialet e tyre, ndërsa nuk pranonin që gjatë takimeve të tyre elektorale të ishin të pranishme mediat me gazetarët dhe operatorët e tyre. Sinkronet televizivë ishin të shkurtuara dhe pamjet të përzgjedhura me kujdes që të tregohej se sheshet ishin gjithnjë të mbushura plot. Po ashtu, lexohet në raport mbetet për t’u debatuar thirrja që Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u bëri mediave në 6 maj 2015, për të mos pranuar të transmetojnë kronika televizive para se të niste zyrtarisht fushata. Fillimisht vullneti për zbatimin e kësaj kërkese e zbatuan televizionet informative Ora Neës, Neës 24 dhe ABC Neës, por kjo jo për shumë kohë, pasi edhe këto televizione filluan transmetimin e aktiviteteve elektorale deri në datën e nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore. Gjithashtu, sipas raportit, problematike mbetet akreditimi i gazetarëve” theksohet në raport.

Lidhur me ditën e zgjedhjeve, raporti vë në dukje faktin e problematikës së shfaqur nga disa parti politike lidhur me institucionet që kanë kryer sondazhe. “Gjatë ditës së zgjedhjeve pati incidente në lidhje stafin e zgjedhur nga IPR MARKETING, kompani e kontraktuar nga Ora Neës për kryerjen e sondazheve. Duke iu frikësuar intimidimit të zgjedhësve, stafi i ngushtë i shtabeve elektorale të kandidatëve penguan në kryerjen e punës. Në disa raste pati pengesa edhe për gazetarët e medieve të shkruara”, lexohet në raport.

Procesi i numërimit të votave ishte një nga ngjarjet që mori dhe angazhimin më të madh të mediave, vlerëoshet në raport. “Të gjithë mediat si ato të shtypit të shkruar, ashtu dhe ato televizive, kishin gazetarët dhe operatorët e tyre të shpërndarë duke dhënë një pasqyrim të qartë të situatës.  Për fat të keq, mbetet ende për t’u bërë në lidhje me kushtet e gazetarëve nëpër qendrat e votimit. Numri i pakët i gazetarëve në media dhe i operatorëve, bëri që jo në të gjitha rastet gazetarët të kishin akreditimet e nevojshme , duke krijuar herë pas here edhe probleme. Zgjidhja u dha nga Komisionet Zonale ose direkt nga KQZ-ja për lejimin e gazetarëve që janë të pajisur me kartat e Medias”, shtohet në raport.

Gjithashtu në raport ka dhe disa sygjerime. Kështu sygjerohet ndryshimi i Nenit 6, të Kodit Zgjedhor, lidhur me mënyrën e akredimit të mediave, të cilat nuk duhet të trajtohen njëlloj si organizatat joqeveritare. Po ashtu, në raport sygjerohet rishikimi nenit 85 për mënyrën e formimit të Bordit të Monitorimit të Medias, ku thuhet se brenda edicioneve informative, gazetarët e kanë të ndaluar propagandën, komentet ose qëndrim et politike.

“Rrjeti i Gazetarëve shqiptarë të politikës është një organizatë jo-qeveritare, që ka si qëllim rritjen e profesionalizmit në raportimin e lajmeve dhe pasqyrimin e ngjarjeve përsa i përket institucioneve të mëposhtme: Parlamentit, Këshillit të Ministrave, Ministritë, Institucionet e pavarura dhe dhënien e mbështetjes dhe të gjithë garancive të mundshme të gazetarëve në ndjekjen e veprimtarisë të jetës parlamentare pjesëmarrjen në fillimin, zhvillimin dhe promovimin e programeve për rritjen e aftësive profesionale, dhe të rritjes së bashkëpunimit me shoqatat homologe jashtë vendit.

Shoqata “ Rrjeti i gazetarëve shqiptarë të politikës” akreditoi për këto zgjedhje 16 gazetarë të saj për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor, 2015. Synimi ishte monitorimi i zgjedhjeve dhe i kushteve të gazetarëve gjatë procesit zgjedhor të 21 qershorit e të ditëve që vijuan më pas, me procesin e numërimit të votave, ku media i kushtoi një vëmendje të posaçme.

Next Post

Fotolajm/ Ja si hakmerret në Tiranë një vajzë që zbulon tradhëtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In