• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rrjeti i dyqaneve “Made in Albania”, financim deri në 50% të vlerës së investimit

by Java News
05/03/2018 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mentalitetin e shqiptarëve, një produkt i prodhuar “jashtë”, në Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara e në një seri vendesh të tjera, është tregues i një cilësie superiore.

E kjo na ka kthyer në “gjuetarë” të markave të huaja, të zinxhirëve të huaj të supermarketeve, e lidhur përherë përveçse me cilësinë edhe me sigurinë dhe standardin më të lartë. Në këtë vrap  pas markave të huaja, ajo që kemi harruar janë pikërisht, markat shqiptare.

Nëse ta mban xhepi të blesh një produkt të huaj nuk heziton dy herë të braktisësh një shqiptar.

Por, një projekt i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me institucione në varësi të saj synon pikërisht forcimin e markës “Made in Albania” duke e jetësuar këtë përmes një rrjeti dyqanesh që do të tregtojnë vetëm produkte shqiptare.

Në kërkim të logos dhe sloganit

Në shkurt Ministria për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural çeli garën për të përzgjedhur një logo dhe slogan përfaqësues për këtë rrjet dyqanesh. Data e fundit e aplikimeve ishte 28 shkurti. Elena Bardhi, Këshilltare pranë Ministrisë së Bujqësisë tha për “Monitor” se ka pasur interes të lartë për këtë proces që do të finalizohet në datë 6 mars me zgjedhjen e fituesit.

“Ky konkurs kishte qëllim kryesor nxitjen e ideve inovative mbi logon, dizajnin, sloganin dhe arredimin 3D të dyqaneve. Gjatë një muaji aplikuan 48 aplikantë, nga te cilët po përzgjidhen për të prezantuar idenë e tyre rreth 10-15 aplikantët më të mirë.  Në eventin përmbyllës të datës 6 Mars, do të shpallet fituesi final” tha Bardhi.

Ku do të shtrihet rrjeti “Made in Albania”?

Projekti është ende në fillim të tij dhe mbetet shumë për t’u bërë lidhur me detajet teknike dhe mënyrën sesi do të funksionojë rrjeti. Gjithsesi e sigurt është që Tirana do ta përqafojë e para, dhe gradualisht qytetet kryesore. Kosova është gjithashtu në hartë.

“Është ende herët për të dhënë një hartë të saktë të rrjetit të dyqaneve. Ka ende shumë detaje teknike që janë duke u diskutuar. Ne synojmë që rrjeti i dyqaneve “Made in Albania” të shtrihet kudo dhe  garantojnë akses të lehtë qoftë për blerësit vendas ashtu edhe turistët e huaj. Dyqani i parë do të hapet në Tiranë, dhe rrjeti do të përhapet më pas gradualisht në gjithë bashkitë kryesore të vendit, pa përjashtuar dhe mundësinë e hapjes se një dyqani përmbledhës të të gjitha produkteve të trevave shqiptare në Kosove. Rrjeti i dyqaneve, i karakterizuar nga logoja dhe slogani specifik, i përbashkët do të ketë një faqe online, ku mund të blihen këto produkte” pohon Bardhi.

Kushtet që duhet të përmbushin produktet në këto dyqane

Produktet që do të tregtohen në rrjetin e dyqaneve “Made in Albania” do të kalojnë “në sitë” për të parë nëse plotësojnë kriteret e nevojshme. Mënyra sesi do të funksionojë përzgjedhja do të sanksionohet në një moment të dytë edhe më një kuadër rregullues të veçantë por për momentin katër janë kushtet kryesore.

“Çdo person i interesuar për të hapur një dyqan pjese të rrjetit, duhet që në fillim të marrë të drejtën e përdorimit të markës dhe më pas mund të aplikojë për mbështetje deri ne 50 % të vlerës së investimit. Produktet që do të tregtohen në këto dyqane do të jenë rigorozisht produkte tipike shqiptare të cilat kanë kaluar të gjithë procesin e kontrollit për garantimin e sigurisë ushqimore.

Financim deri në 50% të vlerë së investimit

Administrimi i rrjetit të dyqaneve “Made in Albania” do të jetë privat. Kushdo që kërkon të hapë një investim të tillë duhet të plotësojë një seri kushtesh dhe mund të përfitojë edhe nga mbështetja që institucionet do të japin për këtë nismë. Konkretisht në programin “100 fshatrat” janë menduar disa lloj mbështetjesh dhe një ndër to është edhe financimi me 50 për qind të vlerës së investimit për rrjetin e dyqaneve me prodhime shqiptare. Gjithsesi vlera që do të jepet nuk duhet që të kalojë nivelin 2 milionë lekë.

Next Post
‘Do zhduk hajnat’, ‘kaubojsi’ shpall kandidaturën për kryebashkiak

'Do zhduk hajnat', 'kaubojsi' shpall kandidaturën për kryebashkiak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rezervati i zogjve shtegtarë i arkipelagut Changshan në Kinë përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore Natyrore të UNESCO-s

Rezervati i zogjve shtegtarë i arkipelagut Changshan në Kinë përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore Natyrore të UNESCO-s

July 29, 2026
Shkoi të pastronte shtëpinë e vjetër, nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët që humbën jetën sapo ishin kthyer nga Gjermania

Shkoi të pastronte shtëpinë e vjetër, nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët që humbën jetën sapo ishin kthyer nga Gjermania

July 29, 2026
Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

July 29, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Nëna Liza si anatomia e një proteste që kërkon t’ia nisim prapë nga e para

July 29, 2026
Keqkuptimi i madh i politikës shqiptare

Bislimi: Protestat në Shqipëri duhen hetuar, ka përpjekje për destabilizim

July 29, 2026
Pushimi menstrual për gratë, Braçe sfidon qeverinë pas shembullit të Malit të Zi: Në shtator e çoj sërish në Kuvend

Pushimi menstrual për gratë, Braçe sfidon qeverinë pas shembullit të Malit të Zi: Në shtator e çoj sërish në Kuvend

July 29, 2026
Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, policia jep detajet: Viktima një 33 vjeçar nga Kina

Lezhë/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe përfundoi poshtë tij, shoferi ndërron jetë në vend

July 29, 2026
A fitojmë me lekun e forcuar ndjeshëm?

A fitojmë me lekun e forcuar ndjeshëm?

July 29, 2026
Tragjedi në Greqi, dy zjarrfikës humbin jetën gjatë betejës me flakët në Kretë

Tragjedi në Greqi, dy zjarrfikës humbin jetën gjatë betejës me flakët në Kretë

July 29, 2026
BE jep alarmin: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

BE jep alarmin: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com