• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rrjeti celular One Albania është vlerësuar si më i miri në vend

by Java News
28/04/2023 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania Omnitele vlerëson maksimalisht rrjetin e One Albania për performancën e tij në vend, sipas standardeve për rrjetin celular.

Cilësia e rrjetit celular One Albania është vlerësuar si më e mira në vend. Omnitele, një kompani konsulente e pavarur, e njohur ndërkombëtarisht për rrjetet celulare, ka bërë publike rezultatet.
Këto rezultate ishin të pritshme, pasi One Albania trashëgoi teknologjinë më të mirë dhe më të re celulare të One dhe rrjetet e fibrave optike nga ALBtelecom. Kombinimi i këtyre aseteve dhe investimet e vazhdueshme gjatë muajve të fundit çuan në përmirësimin e kapaciteteve dhe burimeve të rrjetit të kompanisë.
Omnitele, (me një historik të gjatë në përmbushjen e standardeve të pavarura të rrjetit celular përmes matjeve në terren) mati dhe vlerësoi performancën e rrjeteve celulare sa i takon përvojës së shërbimit të perceptuar nga përdoruesi fundor. Kjo metodë pasqyron ndikimin real të kapaciteteve të ofruara nga rrjeti mbi kërkesat e abonentëve për shërbime celulare. Për këtë standard, One Albania është vlerësuar me pikët më të larta në performancën e rrjetit celular.
Tre janë shtyllat kryesore në të cilat One Albania është testuar, duke marrë pikët më të larta: Përvoja gjatë thirrjeve zanore, përvoja me shërbimet e të dhënave dhe përvoja me aplikacionet. Këta tregues nënkuptojnë që abonentët mund të transmetojnë video, të lundrojnë në ueb, të përdorin aplikacionet e tyre më të preferuara, të shijojnë lojërat në internet dhe të bëjnë telefonata, pa ndonjë vonesë ose ndërprerje në thirrje, me një cilësi superiore të thirrjeve zanore.
“One Albania zotëron sot infrastrukturën më të madhe dhe më të mirë të rrjetit celular në Shqipëri. Ne, si ekip teknik në One Albania jemi entuziastë për rezultatin nga Omnitele, por ky fakt nuk na befasoi. Ne kemi kaluar nëpër një proces kompleks përmirësimesh dhe kombinimesh në rrjetin tonë. Me përkushtimin për t’i siguruar abonentëve tanë një përvojë më të mirë të lundrimit në internet, kemi rritur kapacitetin dhe qarkullimin e internetit me 30%. Rezultatet e tanishme nga kjo mënyrë testimi janë një dëshmi e fortë e këtij realiteti.” – tha Luan Sula, Drejtor i Aksesit të Rrjetit Mobile, në One Albania.
Rrjeti One Albania është i ndërtuar mbi rrjetin celular 4G+, tepër të besueshëm, ashtu edhe mbi infrastrukturën fibër. Nga telefonatat zanore dhe me video tek argëtimi përmes televizorit dhe nga videolojërat në shtëpi te Wi-Fi në zona të largëta, rrjeti One Albania është krijuar për t’i mbajtur abonentët të lidhur me cilësinë më të mirë, me njerëzit dhe me çka duan.
Me prezantimin e markës së re, One Albania njoftoi 30% më shumë shpejtësi, cilësi më të mirë zëri dhe një përvojë të përmirësuar të përdoruesit të shërbimeve celulare. Rezultatet e ardhura nga testet e Omnitele dëshmuan saktësisht se One Albania mbetet e përkushtuar në përmbushjen e premtimeve të saj.
One Albania është e angazhuar të përmbushë premtimet e saj dhe t’u sigurojë abonentëve performancën më të mirë të rrjetit. Rezultatet nga Omnitele janë provë e transparencës dhe integritetit të kompanisë One ndaj abonentëve të saj.

Next Post
Dëshmoi kundër Berishës për vrasjen e 4 vëllezërve, Aishe Haklaj largohet pas 12 orësh nga SPAK, shoqërohet nga policia

Dëshmoi kundër Berishës për vrasjen e 4 vëllezërve, Aishe Haklaj largohet pas 12 orësh nga SPAK, shoqërohet nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Debati për heqjen e imunitetit të Ballukut, Vangjeli: Paradoks deri në kufijtë e absurdit!

February 25, 2026
300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

February 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Frika e vërtetë e Berishës është “21 janari”, Beqiri: Pas Mediut radhën e ka Shkëlzeni…

February 25, 2026
Mes ovacionesh dhe akuzash, Trump thyen rekord me fjalimin para Kongresit! Paralajmërimet e presidentit amerikan…

Mes ovacionesh dhe akuzash, Trump thyen rekord me fjalimin para Kongresit! Paralajmërimet e presidentit amerikan…

February 25, 2026
Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In