• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrjetet sociale? Ta shpëtojmë njeriun nga makina që po e gllabëron të gjallë

by A R
05/12/2024 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është e drejtë të ndalosh mediat sociale, por pragu i 16 viteve nuk është i duhuri, shifra duhet të përmbyset: 61, shkruan Camillo Langone n Camillo Langone “Il Foglio”. Frymëzimi vjen nga Platoni i cili tek “Ligjet”, një dialog mjaft statist për të qenë i sinqertë, propozon ndalimin e verës për të miturit nën moshën 18 vjeç, për ta lejuar atë me masë për njëzet e tridhjetë vjeçarët, duke e liberalizuar plotësisht vetëm pas moshës dyzet vjeçare: “Kur një burrë hyn në vitin e dyzetë, mund ta ftojë Dionisin të marrë pjesë në ritin e shenjtë të të moshuarve, edhe për gëzimin e tyre, që vetë Perëndia ua ka dhënë njerëzve për t’ua lehtësuar barrën, pra verën”. Dyzet vjeçarët e Greqisë së Lashtë janë gjashtëdhjetë vjeçarët e Perëndimit Modern, sigurisht, ndërsa simpoziumet e dehur të Platonit korrespondojnë me rrjetet sociale të Zuckerber dhe Musk përsa i përket socializimit.

Në moshën 40 vjeç atëherë dhe në gjashtëdhjetë sot, ajo që është bërë është bërë, nëse doni të shkatërroni veten, vazhdoni. Por së pari, duhet ruajtur truri. Duke e përdorur atë. Unë shoh që ndalimi i pjesshëm (për momentin vetëm në Australi) i mediave sociale ka një numër të madh kundërshtarësh, me argumente shpesh të arsyeshme. Por më duket edhe më e arsyeshme të përpiqemi ta shpëtojmë njeriun nga makina që po e gllabëron të gjallë. Mundësia e suksesit? Kam frikë se është e vogël, por do të ishim dembelë po të mos provonim.

Atëherë ky legjislacion në Australi, në dukje joliberal, paradoksalisht mund të jetë çlirues. Moreno Pisto një ditë më parë në Mow jepte përkufizimin më bashkëkohor të socializmit: “Shoqëria në të cilën mbretëron gjykata e rrjeteve sociale”. Të gjitha rrjetet sociale, përveç, pjesërisht X (ish Twitter) janë mbretëri e censurës, me autocensurë relative (Unë tashmë në Instagram duhet të bëj kujdes kur postoj kisha, ura: po ishin këto postime të guximshme që më shkaktuan disa paralajmërime për mbyllje për shkelje të rregullave). Ata që jetojnë në rrjetet sociale jetojnë të kufizuar nga algoritmi, mekanizohen pa e kuptuar. Ndalimi i mediave sociale është një nxitje për të shkëputur zinxhirët dixhitalë. Rroftë Australia! Rroftë kombi i ish-të dënuarve që na bën thirrje të arratisemi!

/bota.al

Next Post
“Shqipja, gjuhë e dytë, më e përdorur në Matrix”- Hoxha: EncroChat, ende i pazbardhur

"Shqipja, gjuhë e dytë, më e përdorur në Matrix"- Hoxha: EncroChat, ende i pazbardhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In