• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

‘Rrjetat e merimangave’, AKEP: Afat për kompanitë

by
25/08/2015 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Rrjetat e merimangave’, AKEP: Afat për kompanitë

Brenda 30 dhjetorit, të gjitha kompanitë e linjave të internetit duhet të heqin linjat kabllore që shfrytëzojnë shtyllat elektrike, pasi gjendja e instalimeve është jashtë kushteve teknike dhe rregulloreve përkatëse.

Me anë të një shkrese drejtuar operatorëve, bashkive dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) kërkon që të gjitha linjat duhet të largohen nga shtyllat elektrike brenda datës 31 dhjetor si dhe në brendësi të zonave të banuara.

AKEP bën me dije se, aksioni do të vijojë për heqjen e linjave të komunikimeve elektronike nga shtyllat elektrike në të gjithë vendin. Përveç heqjes së këtyre linjave, që shumë qytetarë i quajnë “rrjeta merimange”, operatorët privatë duhet të investojnë për të shtrirë rrjetet tek abonentët sipas parametrave dhe standardit europian.

Në fazën e parë të këtij aksioni në të gjithë qytetet kryesore u eliminuan rrjetet kabllore ajrore në zonat urbane me dendësi më të madhe, në qendrat dhe hyrjet e qyteteve, pjesët brenda unazave dhe në rrugët kryesore. Pas fazës së parë të këtij aksioni, rezulton se rreth 70 për qind e rrjetit ajror nuk po përdoret më nga operatorët.

Next Post

Disa fakte që duhet t'i dini për Hënën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com