• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrjeta e SPAK & BKH

by Fatmir Merkoçi
24/08/2021 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi*

Duket pak paradoksale, por me sa duket kemi të bëjmë me një skenar të mirë përgatitur. Dhe pse u trumpetua me të madhe se Drejtësia e reformuar do ndëshkonte pandëshkueshmërinë. Apo edhe se do zbatohej me përpikmëri Kushtetua ku “ Të gjithë janë të barabartë para ligjit”,  kjo tashmë duket një iluzion, dhe i tillë do mbetet këtu tek ne.
Raportet ndërkombëtare flasin për korrupsion dhe pastrim parash. Deklarohet si Qeveria më e korruptuar. Pra, SPAK-u ka krijuar bindjen e arsyeshme për të goditur grupet kriminale, por me sa duket nuk është ligji që e pengon, por “kapja” e organeve të drejtësisë nga këto grupe e individë të fuqishëm, si në shtet ashtu dhe në politikë.
Politika gjithmonë ka krijuar klane. Askush nuk mundet as ta shmangi e as ta shkeli ligjin pa mbrojtjen e politikës. Kjo do të thotë se: Po nuk u fillua nga politika dhe drejtuesit e shtetit, Reforma jo vetëm dështon, por dhe mbetet pushtet i kapur i cili, mbetet në shërbim të tyre.
Me çfarë po shihet: Drejtësia nuk mundi ti shpëtojë politikës. Nuk mundi të jetë e pa varur dhe pse u bë gjithë kjo zhurmë, qoftë edhe pse u ndryshuan Kushtetuta, Ligje, Kode, përsëri ajo mbeti vasale e politikës. Shumë institucione u krijuan, por në fakt vazhduam me emërime sa preferenciale aq dhe partiake. Drejtësia nuk mundi të iki nga mentaliteti Parti-Shtet. Kjo se reforma u bë me po të njëjtit njerëz, të cilët, ishin psetë e atij sistemi të korruptuar.
Kur hodha idenë e reformimit të njerëzve dhe mentalitetit, të cilën nuk mundet ta bënin ata njerëz që ishin, por duhej bërë me njerëz të rinj. Propozim që u mbështet nga EURALIOS, por që ishin vetë njerëzit e drejtësisë që e kundërshtuan me të madhe. Por ishte dhe politika që nuk e mbështeti këtë variant. Dhe pse doli qartazi që, kundërshtarët më të zjarrtë nuk e kaluan dot as VETTING-un.
Tashmë po këta njerëz, që u emëruan në institucionet e reja, janë po njerëzit që po luajnë lojën e “mashtrimit publik”. Janë po këto institucione që nuk veprojnë për të vendosur drejtësinë. Këta po luajnë “lojën e kapjes me rrjetë” Dhe rrjetën e hedhin tek cironkat, duke shmangur “gjuajtjen” në thellësi. Kjo është loja më e keqe që mundet të bëjnë: Mos hapja e asnjë hetimi për kokat e krimit dhe politikës. E gjitha po tregon se: rrjeta nuk është për ata, por thjeshtë për cironkat. Kështu që bëhet zhurmë për asgjë. Hiqet vëmendja nga ajo që duhej të ndodhte dhe ngrihet tymnaja se këtu po luftohet krimi dhe korrupsioni. Dhe, nga ana tjetër, kemi po një institucion shtetëror si KLSH-ja, e cila raporton për abuzime financiare nga institucionet shtetërore, për mosbarazi në tendera, PPP-të, konçesionet deri tek abuzimet me pronat dhe çuditërisht pas të gjitha këtyre, “fshihet” një pushtetar apo politikan. Dhe ky mbetet një fakt publik i pamohueshëm.
Por loja duket edhe më e thellë: Organet e ngritura nga reforma si SPAK-u apo BKH-ja, nuk veprojnë ndaj kupolës. Ato presin që këta që drejtojnë e kanë drejtuar korrupsionin, të përgatisin terrenin për t’i shpëtuar drejtësisë. Dhe kjo duket se do bëhet me mënyrën e mbylljes së dosjeve, duke përdorur nenet e Kodit Penal, siç janë afatet ligjore apo parashkrimet. Ose më e keqja, rrjedhja e informacionit drejt të akuzuarve, lejimi i largimit të tyre jashtë vendit, për t’ju bërë të mundur kështu mos hapjen e hetimit, deri sa ata të bëjnë procedurat e azilantit në një vend tjetër.
E keqja në këtë rast qëndron në faktin se pas largimit dhe marrjes së statusit të azilantit politik, çdo proces i hapur ndaj tyre do quhet proces politik. Dhe do jetë deri në kufijtë e pamundësisë për të kryer ekstradimin dhe gjykimin e tyre. Por gjithashtu, do jetë në kufijtë e pamundësisë për të bërë sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së tyre. Ndaj dhe sot, nuk ka asnjë hetim për oligarkët, shtetarët e politikanët. Kjo është loja që po luajnë organet e drejtësisë. Ndaj dhe shqiptarët nuk kanë se si ta rikthejnë besimin tek këto institucione.
Nëse do ishin institucione të pa varura, sot do kishim dosje të hapura. Madje, do kishim akuza reale. Akuza që nuk kanë nevojë për shumë hetime paraprake. Do ishte në nderin dhe detyrën e këtyre institucione të nisnin pandëshkueshmërinë. Koha ishte në favorin e drejtësisë, por me sa duket, drejtësia e vuri kohën krejt në shërbim të politikës. Duke vërtetuar se: Drejtësia nuk vendoset as me ligj e as me institucione të reformuara. Ajo vendoset me njerëz të pa kapur e të pa shantazhueshëm për të shkuarën e tyre. Drejtësinë nuk e bëjnë godinat, por njerëzit që punojnë në ato godina. Drejtësia nuk vihet as me urdhër e as me komandë, por njerëzit e pastër të profesionit. Më thjeshtë: Njerëz që i shërbejnë atdheut, Kushtetutës e ligjit.

*Avokat

Next Post
Dafina Zeqiri i blen dhuratën e veçantë Dj Geek: Uroj mos pendohem

Dafina Zeqiri i blen dhuratën e veçantë Dj Geek: Uroj mos pendohem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

Berisha del blof me postimin, i turren qytetarët: Ka noddhur në Kosovë… pleqëri të mbarë!

July 7, 2026
Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

July 7, 2026
Bombë pranë hotelit ku qëndroi Macron në Damask, 18 të plagosur

Bombë pranë hotelit ku qëndroi Macron në Damask, 18 të plagosur

July 7, 2026
“The Albanian Files”, Berisha: Dosje e zezë për grabitjen e pronave në jug

“The Albanian Files”, Berisha: Dosje e zezë për grabitjen e pronave në jug

July 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Korrik 2026

July 7, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht

July 7, 2026
Xhafaj kritika të forta Bogdanit: E keni kthyer KLP në strehë për fëmijët e prokurorëve dhe…

Xhafaj kritika të forta Bogdanit: E keni kthyer KLP në strehë për fëmijët e prokurorëve dhe…

July 7, 2026
VIDEO / 3 mijë ndërhyrje koronare në QSUT: 2,500 urgjenca dhe 100 pacientë të huaj

VIDEO / 3 mijë ndërhyrje koronare në QSUT: 2,500 urgjenca dhe 100 pacientë të huaj

July 7, 2026
Aksidenti i autobusit të linjës Berat-Tiranë, në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj

Aksidenti i autobusit të linjës Berat-Tiranë, në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj

July 7, 2026
Spitali i ekselencës europiane në Tiranë, Rama: Do trajtojë edhe sëmundjet e komplikuara

Spitali i ekselencës europiane në Tiranë, Rama: Do trajtojë edhe sëmundjet e komplikuara

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In