• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrjedhje të dhënash nga Festivali Tribeca/ Ekspozohen kontaktet e mijëra figurave të Hollywood-it, mes tyre De Niro dhe Jolie

by Java News
30/07/2026 17:58
Rrjedhje të dhënash nga Festivali Tribeca/ Ekspozohen kontaktet e mijëra figurave të Hollywood-it, mes tyre De Niro dhe Jolie
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hollywood-i është përfshirë nga një incident i madh sigurie kibernetike.

Një rrjedhje të dhënash nga Festivali Tribeca ka nxjerrë në pah informacionet e kontaktit të mijëra personave të njohur të botës së kinemasë, mes tyre aktorë, regjisorë dhe figura të tjera të industrisë, përfshirë Robert De Niro dhe Angelina Jolie.

Rrjedhja u zbulua nga eksperti i sigurisë kibernetike Jeremiah Fowler, i cili tha se identifikoi gjithsej 666 mijë e 369 skedarë të ekspozuar, që mbulonin periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2026.

Pas publikimit të lajmit, organizatorët e Festivalit Tribeca reaguan me një deklaratë, duke sqaruar se të dhënat janë hequr menjëherë sapo u identifikua problemi.

“Asnjë prej personave të përmendur në raportimet e fundit nuk kishte të ekspozuara të dhëna personale të kontaktit. Shumica dërrmuese e informacionit përbëhej nga kontakte profesionale të disponueshme publikisht, përfshirë përfaqësues të marrëdhënieve me publikun, agjentë artistësh, adresa elektronike zyrtare, të dhëna nga faqja e festivalit dhe informacione të tjera tashmë publike. Të gjitha këto të dhëna u hoqën menjëherë pasi u zbulua problemi”, thuhet në reagimin e festivalit.

Një kopje e të dhënave të publikuaraSipas revistës Variety, në bazën e të dhënave ndodhej një kopje rezervë (backup) që përmbante informacione potencialisht të ndjeshme. Në të gjendej një dosje me emrin “contacts”, ku ishin regjistruar 1 mijë e 535 kontakte, përfshirë emra, adresa, numra telefoni dhe email-e të regjisorëve si Martin Scorsese, Francis Ford Coppola, Guillermo del Toro dhe Ron Howard, si edhe të aktorëve Robert De Niro, Jennifer Lawrence, Angelina Jolie, Morgan Freeman, Rami Malek, Eva Mendes dhe Michael J. Fox.

Megjithatë, Fowler sqaroi se një pjesë e të dhënave të kontaktit ishte e paplotë ose përmbante informacionet e asistentëve, menaxherëve apo zyrave të marrëdhënieve me publikun, dhe jo adresat personale të email-it apo numrat privatë të telefonit, duke konfirmuar kështu edhe qëndrimin e organizatorëve të festivalit.

Sipas ekspertit të sigurisë kibernetike, rrjedhja u shkaktua nga një gabim njerëzor, pasi një kopje rezervë e bazës së të dhënave ishte lënë e aksesueshme dhe ruhej në format tekst të thjeshtë, pa asnjë formë enkriptimi.

Lajme të ngjashme:

Next Post
Adoleshenti norvegjez shpallet fajtor për vrasje me pagesë, i lidhur me Iranin -

Adoleshenti norvegjez shpallet fajtor për vrasje me pagesë, i lidhur me Iranin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

UEFA Nation League/ Statistikat e kuqezinjve, Shqipëria bilanc pozitiv me Bjellorusinë!

UEFA Nation League/ Statistikat e kuqezinjve, Shqipëria bilanc pozitiv me Bjellorusinë!

September 24, 2026
Vizita shtetërore e Xi Jinping në SHBA, presidenti kinez mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump dhe Melania (VIDEO)

Vizita shtetërore e Xi Jinping në SHBA, presidenti kinez mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump dhe Melania (VIDEO)

September 24, 2026
BE shpenzon tre herë më shumë për importet nga Kina sesa për eksportet e bllokut -

BE propozon zhbllokimin e 4,2 miliardë eurove për Hungarinë

September 24, 2026
“Mbështesim integrimim e Shqipërisë në BE”- Hetimet dhe masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, ambasadori i Italisë: Çështjet e bashkëpunimit dypalësh…

“Mbështesim integrimim e Shqipërisë në BE”- Hetimet dhe masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, ambasadori i Italisë: Çështjet e bashkëpunimit dypalësh…

September 24, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Kodi Penal/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

September 24, 2026
Qeveria nis skemën e re të financimit për bizneset, aplikimet për kredi të butë hapen më 1 korrik

Programi i strehimit brenda vitit, 4 mijë kredi të buta për familjet e reja dhe 3 mijë subvencione për qiranë!

September 24, 2026
“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet

“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet

September 24, 2026
Nigel Farage ‘befason’ përsëri: Të huajt që vrasin ose përdhunojnë në Britani do t’i dërgojmë në burgje në Kosovë!

Bie mbështetja për Nigel Farage në Britani, partia e tij renditet e treta pas laburistëve dhe konservatorëve!

September 24, 2026
Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

September 24, 2026
Babai i terroristit të Banjskës, dëshmia: Ja sa para merrte im bir nga “Mbrojtja Civile”

BE reagon në trevjetorin e sulmit në Banjskë: Serbia të nxjerrë menjëherë para drejtësisë përgjegjësit!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com