• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrjedhja e dokumenteve sekrete/ Haga: Organizata e Veteranëve të UÇK e përfshirë në…

by Java News
24/09/2020 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyra e Prokurorit të Specializuar pranë Gjykatës Speciale për krime lufte me seli në Hagë, reagoi lidhur me serinë e dokumenteve të “prokurorisë”,  të cilat u lanë për tri herë radhazi nga persona siç thuhet anonimë, në zyrat e veteranëve të luftës së UÇK-së. Prokuroria speciale tha se “disa aktivitete në të cilat është përfshirë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), kanë për qëllim të minojnë administrimin e drejtësisë në mënyrë të duhur”.

Gjatë ditës së martë, për të tretën herë një person anonim la para zyrave të OVL të UÇK-së, qindra dokumente të cilat pretendohet sa janë të Prokurorisë Speciale me seli në Hagë, e cila heton ish-pjesëtarë të UÇK-së me pretendimet se kanë kryer krime lufte në Kosovë. Përmbajtja e këtyre dokumenteve akoma nuk është e qartë, sikundër që nuk është konfirmuar nëse janë origjinale apo jo. Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, në një deklaratë për medie tha se “zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka nisur hetimet për “rrjedhjen” e këtyre dokumenteve të pretenduara konfidenciale.

“Kjo zyrë është e angazhuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht me forcë individë që kryejnë krime të tilla, që përfshijnë publikimin e identitetit të individëve që mund të thirren para gjykatës apo të ndonjë informacioni që mund të çojë në identifikimin e tyre”, thotë Bennett. Ai lavdëroi gazetarët në Kosovë, të cilët i patën në duar këto dokumente dhe informacione, por që nuk i publikuan.

“Gjatë kësaj kohe unë kam vënë re gjithashtu profesionalizmin e lavdërueshëm dhe integritetin etik të gazetarëve të Kosovës dhe komentatorëve të tjerë publikë, shumë prej të cilëve kanë folur qartë se si aktivitete të tilla minojnë sundimin e ligjit dhe kursin e drejtësisë”, tha Bennett.

Me 24 qershor Zyra e Prokurorit të Specializuar paraqiti një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kundër Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Prokuroria Speciale e “akuzon”, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, si përgjegjës “për 100 vrasje të paligjshme” dhe krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë “qindra viktima të identifikuara, shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”. Kjo aktakuzë duhet të shqyrtohet “të konfirmohet apo hidhet poshtë”, nga gjyqtari i procedurës paraprake, francezi Nikola Giju. Nëse aktakuza konfirmohet, atëherë presidenti Thaçi ka deklaruar se ai do të japë dorëheqje nga posti i presidentit.

Gjykata Speciale ka selinë e saj në Hagë dhe i tërë stafi i saj është ndërkombëtar, ndonëse ajo funksionon në bazë të ligjeve të Kosovës. Arsyeja se pse kjo gjykatë gjendet në Hagë, është pikërisht fakti që po të ishte vendosur në Kosovë, sipas zyrtarëve ndërkombëtarë “mund të kishte frikësim të dëshmitarëve”, thuhej në vitin 2016 në një komunikatë për medie të qeverisë së Holandës.

E gjithë kjo “marrë parasysh se bëhet fjalë për çështje të ndjeshme dhe për faktin se disa nga të dyshuarit, në pjesë të caktuara të shoqërisë kosovare, mund të konsiderohen si luftëtarë të lirisë”, thuhej në komunikatë.

Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015  me këmbënguljen e bashkësisë ndërkombëtare dhe Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese për këtë Gjykatë. Ideja për themelimin e Gjykatës, pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Që nga viti 2019, mbi 200 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje si të dyshuar dhe dëshmitarë nga prokuroret  e Prokurorisë së Specializuar. Në mesin e të intervistuarve nga Prokuroria Speciale si i dyshuar për krime lufte ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. / DW

g.kosovari

Next Post
Dy diplomatë rusë, spiunë? Ja vendimi që mori ministria për ta: Mblodhën informacion sekret rreth…

Dy diplomatë rusë, spiunë? Ja vendimi që mori ministria për ta: Mblodhën informacion sekret rreth...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Shqiptarët e mirë dhe shqiptarët e këqij

June 26, 2026
PS në ‘aksion’, gati draftin e parë për referendumet! Kërkon edhe “tkurrjen” e Kuvendit

Balla nxjerr videon: Ndiqeni vulën e mbylljes së diskutimit mbi komandantin e rremë të UÇK Dritan Goxhaj

June 26, 2026
“Do bëjmë revolucion, por kundër kujt?”, historiani sjell shembull nga 1914 për protestat në Tiranë

“Do bëjmë revolucion, por kundër kujt?”, historiani sjell shembull nga 1914 për protestat në Tiranë

June 26, 2026
Qeveria ndryshon menaxhimin e plazheve publike, Gonxhja jep detajet

Qeveria ndryshon menaxhimin e plazheve publike, Gonxhja jep detajet

June 26, 2026
Zbardhet mesazhi/ Si shefi i zyrës së shtypit të PD jep orientime për ‘protestën e pavarur’ në bulevard

Zbardhet mesazhi/ Si shefi i zyrës së shtypit të PD jep orientime për ‘protestën e pavarur’ në bulevard

June 26, 2026
Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

300 punonjës të administratës përfitojnë kredi pa interes për të blerë shtëpi, ja kushtet

June 26, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të rriten pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ministrja jep lajmin: Ja sa do të rriten pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

June 26, 2026
Eksperti ngre alarmin: Pas tërmeteve të forta, Venezuela mund të goditet nga lëkundje të tjera

Eksperti ngre alarmin: Pas tërmeteve të forta, Venezuela mund të goditet nga lëkundje të tjera

June 26, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

“Si bashkëpunojnë grupet shqiptare me kartelët e Ekuadorit”, Hoxha zbërthen skemën

June 26, 2026
Kurti: I lutem opozitës të vij në Kuvend për të zgjedhur presidentin e Kosovës

AAK i vendos kushte Albin Kurtit: Ja çfarë kërkon për t’i dhënë votat për institucionet

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In