• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritjet e rasteve me COVID/ Brataj: Mosrespektimi më i madh tek rinia, në spitale përfundojnë prindërit e tyre

by Java News
28/07/2020 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Skënder Brataj në “ABC-ja e mëngjesit” foli për situatën e koronavirusit. Brataj u shpreh se situata nuk është e mirë ndërsa shtoi se pa ndihmën e qytetarëve nuk mund ta përballojnë dot të vetëm situatën.

Po ashtu ai shtoi se ndërgjegjësimi është shumë i rëndësishëm në këtë fazë të virusit.

“Duhet që në ta përballojmë në institucionin shëndetësor, por kjo mund të bëhet me mbështetjen e qytetarëve. Njerëzit duhet të fillojnë të ndryshojnë mënyrën e jetesës. Ajo që është treguar gjithmonë është se karantina ka lindur sepse nuk kishte mënyrë tjetër dhe kjo do të thotë distancim. Më shumë mendoj po e shpërndajmë nëpërmjet përqafimeve, puthjeve apo takimit të njerëzve.

Tani po e shpërndajnë më shumë ato grupmosha që janë të papërgjegjshëm, kuptohet se janë edhe më të vrullshëm nga mënyra e jetesës së tyre. Mosrespektimi më i madh është tek grupmosha e të rinjve dhe në spitale po vijnë prindërit e tyre. Çfarëdo masash të mira të marrësh, nëse nuk respektohen nga të gjithë nuk pritet të ketë rezultate. Ilaçi numër një është ndërgjegjësimi. Ky ka qenë një proces dinamik që në zanafillën e vet.

Tani thuajse ka ndryshuar disi mënyra e shfaqjes, por jo se nuk është virusi agresiv. Tani po jep komplikanca shumë herë. Ke temperaturë dhe pas 10-12 ditësh shikon që mushkëritë i ke të prekura nga të dyja anët. Duhet edhe shumë kujdes nga ana jonë. Shërueshmëria vazhdon të jetë e lartë, por edhe përqindja e të infektuarve që nuk shfaqin simptoma vijon të jetë  e lartë”, shpjegoi Brataj.

Pjesë nga biseda:

Si shpjegohet ky lloj shpërthimi në këtë periudhë me këtë përqindje të lartë. Me numrin e testeve që bëjmë ne dhe me numrin e infektimeve që kapim me atë numër të kufizuar testesh duket se mund të jemi gati te gjysma e popullsisë të prekur.

Brataj: Të gjitha kanë influencën e tyre. Viruset i kanë pasur karakteristikat e temperaturës së lartë. Vërtet vaksinimi, temperatura janë faktor dobësues të viruseve. Ky virus po na tregon dinamik dhe disa atipik që ndoshta nuk i njohim akoma.

Me fillimin e hapjes së masave kisha bërë një grafik se që nga 4-maji deri tani se si i është përgjigjur 2-3 javë pas hapjes me një pikë të numrit të të infektuarve.  Kjo tregon se shtimi i kontakteve është në përpjesëtim të drejtë me rritjen numrit të infektuarve. Sa më shumë rritet numri, rritet numri i pacientëve. Rritet numri i pacientëve, rritet numri i pacientëve në terapi intensive dhe kjo sjell rritje të numrit të viktimave.

Po ashtu Brataj tha se ky virus dëmton mushkëritë, por nuk dëmtohet alveola, pra indi pulmonar.

“Ka të sëmurë me covid që nuk kanë sëmundje tjetër dhe kanë pasur fatalitet. Është agresivë tek të gjithë. Komplikanca më e madhe është dëmtimi i mushkërive. Dëmtimi i mushkërive në atë periudhë agresiviteti çon në insuficiencë respiratorë.

Po të kalosh atë periudhë siç i ka ndodh shumë të tjerëve dhe siç më ndodhi personalisht, shihet se u rikuperohet mushkëria. Në skanerin e dytë pashë mushkërinë time që e kisha 99% të rikuperuar. Ky virus dëmton mushkëritë, por nuk dëmton indin pulmonar.

Më shumë dëmton enët e gjakut, ku bëhet shkëmbimi i gazrave dhe atë periudhë të shkurtër ku ka një dëmtim maksimal duhet që ai dëmtim i mushkërisë të bllokohet, pasi është në rrezik jeta e njeriut për arsye të mosfunksionimit të indeve. Ndaj duhet të monitorohet më saktë nga mjeku i familjes, nga ne, por edhe nga vetë pacienti”, tha Brataj.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Tentoi të vrasë katër persona, “Kulla e Hirit” kap të shumëkërkuarin

VIDEO/ Tentoi të vrasë katër persona, “Kulla e Hirit” kap të shumëkërkuarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHËNIM/ Ja pse dhuna e Sali Berishës ndaj gazetarëve nuk duhet harruar kurrë!

SHËNIM/ Ja pse dhuna e Sali Berishës ndaj gazetarëve nuk duhet harruar kurrë!

May 14, 2026
Hoxha pas miratimit të rezolutës për BE: Integrimi europian është objektiv kombëtar që bashkon shqiptarët përtej politikës

Hoxha pas miratimit të rezolutës për BE: Integrimi europian është objektiv kombëtar që bashkon shqiptarët përtej politikës

May 14, 2026
Shpenzimet e Kryemadhit me kartat e Shatkut, Meta në gjykatë: Unë kam statusin i divorcuar, përgjegjësia është individuale

Ilir Meta përshëndet miratimin e rezolutës për integrimin: E vonuar!

May 14, 2026
Evi Kokalari depoziton padi kundër Sali Berishës në Gjykatë, kërkon të pezullohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD

Evi Kokalari depoziton padi kundër Sali Berishës në Gjykatë, kërkon të pezullohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD

May 14, 2026
Donald Trump zbulon marrëveshjen e rëndësishme me Xi Jinping për Iranin

Donald Trump zbulon marrëveshjen e rëndësishme me Xi Jinping për Iranin

May 14, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

May 14, 2026
Genta Tafa merr detyrën e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi, tension në Kuvend

Genta Tafa merr detyrën e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi, tension në Kuvend

May 14, 2026
Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e integrimit: Qasje e vetme e drejtë për BE

Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e integrimit: Qasje e vetme e drejtë për BE

May 14, 2026
Nikoll Lesi reagon ndaj akuzave për “servilosje” në intervistën me Ramën: Kur unë bëja betejë kundër Berishës dhe Nanos, ju bënit pasuri me pushtetet

Nikoll Lesi reagon ndaj akuzave për “servilosje” në intervistën me Ramën: Kur unë bëja betejë kundër Berishës dhe Nanos, ju bënit pasuri me pushtetet

May 14, 2026
Alarmohet influencerja shqiptare, u dërgon ndjekësve në Instagram foto private gabimisht!

Alarmohet influencerja shqiptare, u dërgon ndjekësve në Instagram foto private gabimisht!

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In