• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

by E B
31/07/2026 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Himara po kalon një nga sezonet më të mira turistike të viteve të fundit, tha sot Kryebashkiaku Vangjel Tavo gjatë një interviste në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV ku foli për ecurinë e turizmit dhe sfidat në qytetin bregdetar.

Sipas Tavos, fluksi i pushuesve ka nisur që në muajin prill, ndërsa qershori dhe korriku janë mbyllur me kapacitetet akomoduese të mbushura. Sipas tij, krahasuar me një vit më parë, numri i turistëve është rritur me rreth 30%, ndërsa gjetja e një dhome të lirë gjatë muajit gusht është bërë shumë e vështirë. Fluksi nuk po vjen vetëm nga pushuesit vendas.

Sipas Tavos, këtë vit është rritur ndjeshëm edhe numri i turistëve të huaj, të cilët mbërrijnë nga vende të ndryshme të botës dhe rikthehen sërish në Himarë, duke sjellë me vete edhe miq e familjarë. Një tjetër tregues që, sipas kryebashkiakut, tregon forcimin e sezonit është edhe zgjatja e qëndrimit të turistëve. Nëse në muajt prill dhe maj dominonin pushimet dy ose treditore, tashmë vizitorët po zgjedhin të qëndrojnë më shumë se një javë. Madje, shumë hotele raportojnë rezervime deri në mesin e muajit nëntor.

“Ka një rritje të pushuesve të huaj nga të gjitha shtetet. Ka shumë nordikë, anglezë, italianë, grekë, amerikanë, australianë, pra nga të gjitha vendet e botës vijnë në Himarë të kalojnë pushime të bukura. Vizitorët që vijnë në Himarë kthehen dhe sjellin me vete miq dhe familjarë të tjerë. Netëqëndrimet 2-3 ditore kanë qenë në muajt prill dhe maj, ndërsa korriku dhe gushti, por edhe shtatori deri në fund të tetorit, hotelet në Himarë më thonë që janë të rezervuara deri më 15 nëntor. Pra turistët qëndrojnë më shumë se një javë”, deklaroi Tavo.

Krahas ecurisë pozitive të sezonit, ai u ndal edhe te sfidat që mbeten për t’u zgjidhur. Një prej tyre është furnizimi me ujë të pijshëm, për të cilin tha se janë në zbatim disa investime që synojnë t’i japin fund problematikës në sezonin e ardhshëm, ndërsa për Lukovën bashkia po ndërton një ujësjellës të ri.

“Sa i përket ujit të pijshëm është një sfidë që kërkon zgjidhje. Pjesa e Himarës po merr një zgjidhje përfundimtare pasi përfundoi ujësjellësi që vjen nga Kuçi në Vuno. Pjesa tjetër që vjen nga Tragjasi është në proces dhe nuk ka përfunduar. Shpresojmë që në sezonin e ardhshëm të ketë përfunduar dhe ta kemi gati në mënyrë që problematika e ujit të pijshëm të mos ekzistojë më. Sa i përket njësisë së Lukovës, Bashkia e Himarës këtë vit investon për një ujësjellës të ri nga burimi Tatzatit të Delvinës për të zgjidhur këtë problem në Lukovë”, tha ai.

Duke folur për objektivin afatgjatë të Himarës, Tavo u ndal edhe te turizmi elitar. Sipas tij, zona i ka krijuar tashmë kushtet bazë me investimet në hoteleri dhe strukturat me pesë yje, por duhen ende elementë të tjerë për ta kompletuar ofertën.

“Mund të themi që një pjesë e turistëve janë elitarë. Jemi akoma larg për të arritur që Himara të ketë turizëm elitar në pjesën dërrmuese. Himara ka edhe infrastrukturën për të pasur turizëm elitar, sa i përket sidomos strukturave akomoduese. Kemi numrin më të madh të hoteleve elitare me brande ndërkombëtare apo me 5 yje. Plotësojmë të gjitha kushtet por kërkojmë edhe elementë të tjerë për ta kompletuar atë që nevojitet. Po punojmë për të plotësuar kushtet e tjera paralelisht me investimet që po bëhen nga privatët në hoteleri. Turizmi është një nga prioritetet e kësaj qeverie ndërsa Bashkia e ka prioritetin e prioriteteve””, u shpreh ai.

Sa i përket plazheve publike, plani, sipas Tavos, është shtimi i tyre edhe vitin e ardhshëm.

“Sa i përket plazheve publike, Bashkia e Himarës vjet ka pasur 30% plazh publik dhe 70% plazh të kontraktuar nga privatët, sa e kërkon dhe ligji. Sivjet jemi në kuotën e 49% plazh publik dhe 51% plazh i kontraktuar nga privatët. Edhe vitin e ardhshëm, tendenca e Bashkisë është kjo përqindje të jetë në favor të plazhit publik”, tha Tavo.

Next Post
Kallëzim në SPAK për Agron Shehajn/ Misteri i pasurisë, transaksionet në Itali dhe vila 15 milionë euro

Kallëzim në SPAK për Agron Shehajn/ Misteri i pasurisë, transaksionet në Itali dhe vila 15 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

September 20, 2026
Shqiptarët e kalojnë fundjavën në bregdet: Kushtet janë përmirësuar, por çmimet…

Ekspertët për turizmin: Stop reklamimit si një vend i lirë për pushime!

September 20, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Rreth ndryshimeve te Kodit te Procedures Penale

September 20, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Reforma territoriale, të hënën Komisioni i Ligjeve nis shqyrtimin e draftit të socialistëve

September 20, 2026
“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

September 20, 2026
Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

September 20, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Armiqtë imagjinarë dhe shënjestra e prishur e opozitës

September 20, 2026
Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

September 20, 2026
Çelen Lojërat Aziatike 2026

Çelen Lojërat Aziatike 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com